Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka vijuar polemikën në distancë më kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, pas deklaratave të këtij të fundit se në forcën e tij politike s’ka vend për ish-ministrat e PS.
Agron Shehaj edhe një ditë më parë se: “Arben Malaj ka dalë dhe ka thënë se unë i paskam ofruar post. Malaj ka gënjyer. Ne Malajt i kemi dërguar një mesazh nga Partia Mundësia, mesazh dashamirës. Këtë mesazh ai e keqkuptuar dhe e ka interpretuar sikur i ofruam post në Partinë Mundësia. Ne jemi një parti qartësisht e djathtë dhe nuk ka shans që si parti e djathtë t’i ofrojmë ish-ministrit të Financave të së majtës nënkryetarin të degës 5 në Tiranë, që nuk ekziston ky post. Kjo është gënjeshtër që përdoret mediatikisht nga ata që duan të çorientojnë partinë tonë politike”, tha Agron Shehaj në emisionin Log në News24.
Ndërkohë që në reagimin e tij për Gazetën Panorama, Arben Malaj e ka quatjur Agron Shehajn si “gënjeshtar të klasit tripel AAA”.
Në reagimin e tij, Malaj thekson se qëndrimet e Agron Shehajt janë kërcënuese për demokracinë e vendit, ndërkohë që ka theksuar se kreu i “Mundësisë” e ka trajtuar në publik sikur ish0ministri donte të ishte pjesë e partisë së tij. “Ndjese por z. Shehaj qenka gënjeshtar i klasit triple AAA.
E para nuk me ka ardhur një sms por jam telefonuar dhe me është kërkuar qe ne organizonin e partisë te tij ne njësinë nr 5 te isha nenkryetar I kesaj dege. As kaq nuk verifikon dot ky yll ne rritjen rënëse i te djathtës??!!
E dyta u lodha duke thene qe z. Shehaj e trajton problemin si kur unë I paskam kërkuar poste tek partia e tij, por ai ma paska mbyllur derën?? Kjo është hipokrizi ne nivele neveritëse.
E treta – qëndrimi i tij neofashiste qe një ministër i Financave i majte s’ka shans te jete pjese e partisë se tij është kërcënues për demokracinë.
Ky po hynë ne politike me mentalitetin e armiqve . I turpshëm ky mentalitet tek te rinjtë ne politike”- thekson Arben Malaj. Ndërkohë që më tej, Malaj duke folur për karrierën e tij ka theksuar se vlerësimet maksimale për të nuk i zhbëri dot as Edi Rama, që sipas tij i ndërron Ministrat e Financave si fatorino.
Ndërkohë që ka thumbuar Agron Shehjan, duke thënë se : “Qenkeni ne thellësinë tuaj një race e vjetër politikë qe kërkon patjetër pushtete duke gënjyer dhe per gjera elementare”
“Ju z Shehaj ju lumturon pasuria, mua me inspiron dija. Nuk ishte e lehte qe nga një shkolle e mesme nate për te cilën bëra rreth 7000 km rruge katër vite ne këmbe arrita studioj një vit ne universitetin me te mire ne bote.
Vlerësimet maksimale nuk I shperberi dot as Rama qe gjate 12 viteve te qeverisjes se tij I ndryshon ministrat e financave si faturinot e autobuzave urban.
Z. Shehaj qenkeni ne thellësinë tuaj një race e vjetër politikë qe kërkon patjetër pushtete duke gënjyer dhe per gjera elementare dhe me keqja duke e bere organizimin dhe riorganizimin e partisë tuaj me mentalitet biznesi, duke eliminuar garën dhe duke i joshur anëtaret e partisë me poste partiake pa gare.
Ju jeni rasti qe populli me mençurinë tij paralajmëron se : “jo çdo gjë qe shkëlqen nuk është flori”.
Ne sherbim te opinionit publik nuk do lodhem per te ndalur hipokrizine tuaj te palodhshme”, thekson Malaj.
Reagimi i plotë i Malajt për Gazetën Panorama
Ndjese por z. Shehaj qenka gënjeshtar i klasit triple AAA. E para nuk me ka ardhur një sms por jam telefonuar dhe me është kërkuar qe ne organizonin e partisë te tij ne njësinë nr 5 te isha nenkryetar I kesaj dege. As kaq nuk verifikon dot ky yll ne rritjen rënëse i te djathtës??!!
E dyta u lodha duke thene qe z. Shehaj e trajton problemin si kur une I paskam kerkuar poste tek partia e tij, por ai ma paska mbyllur deren?? Kjo është hipokrizi ne nivele neveritëse.
E treta – qëndrimi I tij neofashiste qe nje minister i financave i majte s’ka shans te jete pjese e partisë se tij është kërcënues per demokracinë. Ky po hynë ne politike me mentalitetin e armiqve . I turpshëm ky mentalitet tek te rinjtë ne politike.
E katerta – vlerësimin maksimal nga ndërkombëtaret dhe opinioni publik shqiptar nuk e dëmton dot një biznesmen qe kërkon te bej biznes me mandate politike. Kete vlerësim nuk e shpërbëri dot Bode me Berishen qe u përbetuan se do te me çonin ne burg. Germuan pa fund dhe duke mos gjetur asnjë sajuan dërgimin ne prokurori te një rasti te faljes se ligjshme te një gjobe.
Prokuroria pas verifikimeve paraprake vendosi mos regjistrimin e çështjes. Ketë shpifje ata e bene ne momentin qe unë kisha fituar te drejtën për një program një vjeçar me status “Senior Fellows” ne Universitetin e Harvardit ne Qendrën per Bizness dhe Goverment. Ku aktualisht drejtor i kësaj qendre është Larry Summers, Ish sekretari i thesarit/ministri i financave i presidentit Bill Clinton dhe ish president I Harvardit.
Përzgjedhja ishte jashtëzakonisht e vështire, por fakti perse me përzgjodhën ishte lidershpi ne mbylljen e skemave piramidale dhe hartimin e programit te ringritjes dhe zhvillimit te ekonomisë shqiptare pas rënies se skemave piramidale.
Ju z Shehaj ju lumturon pasuria, mua me inspiron dija. Nuk ishte e lehte qe nga një shkolle e mesme nate për te cilën bëra rreth 7000 km rruge katër vite ne këmbe arrita studioj një vit ne universitetin me te mire ne bote. Vlerësimet maksimale nuk I shperberi dot as Rama qe gjate 12 viteve te qeverisjes se tij I ndryshon ministrat e financave si faturinot e autobuzave urban.
Z. Shehaj qenkeni ne thellësinë tuaj një race e vjetër politikë qe kërkon patjetër pushtete duke gënjyer dhe per gjera elementare dhe me keqja duke e bere organizimin dhe riorganizimin e partisë tuaj me mentalitet biznesi, duke eliminuar garën dhe duke i joshur anëtaret e partisë me poste partiake pa gare.
Ju jeni rasti qe populli me mençurinë tij paralajmëron se : “jo çdo gjë qe shkëlqen nuk është flori”. Ne sherbim te opinionit publik nuk do lodhem per te ndalur hipokrizine tuaj te palodhshme.