• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Je e nevrikosur?! Qëndro larg këtyre shenjave të horoskopit

by Java News
05/09/2017 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mund t’ju ketë ndodhur dje, sot, para pesë minutash ose dhe tani që po lexoni këtë artikull. Është e vetmja gjë që nuk mund ta planifikoni dot, e vetmja gjë nuk e shmangni sado të përpiqeni. Po flasim për shpërthimet e inatit, për ato momente të errëta ku secili prej nesh del nga vetja duke nxjerrë anën e tij më të keqe, anën që nuk do të donte t’ia njihte askush. Disa thyejnë pjata, të tjerë përplasin dyer, kurse më të përmbajturit hanë thonjtë.

Çdokush ka mënyrën e tij të të shprehurit inatin, por katër shenjave të mëposhtme duhet t’u rrini larg në kësi rastesh ndryshe iu piu e zeza.

Ja cilat janë ato:

1. Akrepi: Në përgjithësi personat që i përkasin shenjës së akrepit janë të qetë, të drejtë dhe të drejtpërdrejtë. Nuk kanë frikë të mbrojnë idetë dhe parimet e tyre, por kur dikush u bie në qafë padrejtësisht nxjerrin thonjtë (që nuk i kanë). Është mirë të mbani larg vetes një akrep të inatosur pasi nuk dihet kurrë si mund të shkojnë gjërat.

2. Luani: Do të ishte e pamundur që në këtë klasifikim të mos mungonte mbreti i zodiakut. I njohur për natyrën e tij të fortë, dominante dhe egocentrike, luani shndërrohet në një bishë të vërtetë në fazën e tij të shpërthimit. Në përgjithësi di të ruajë qetësinë dhe të mos përfshihet emocionalisht, por kur shpërthen…shpërthen keq. Nëse dëgjoni që fqinji juaj po thyen disa pjata në korridor, me siguri është i shenjës së luanit.

3. Demi: Padrejtësia, thyerja e besimit dhe mungesa e korrektesës janë disa prej gjërave që e bëjnë demin të humbasë toruan. Shquhet për qetësinë dhe racionalitetin e tij tipik, por kjo nuk do të thotë se mund të abuzoni me këto virtyte të tij. Kini kujdes se po e bëtë me nerva, nuk nguron t’u ngulë brirët. Madje s’është nevoja t’i tundni pelerinën e kuqe të toreadorit, demi i inatosur sulmon çfarë t’i dalë përpara.

4. Bricjapi: Është shumë e vështirë që bricjapit t’i dalin gjërat nga kontrolli, por nëse ndodh dijeni që keni mbushur kupën dhe e keni prekur në pikën e tij më të ndjeshme. Shpërthimet e tij të inatit janë të pakontrolluara. Është shumë i ashpër me gjuhën dhe sulmon pa u menduar dy herë. Lëreni të qetë në momentet e tij të acarimit, në të kundërt do ta keni punën pisk.. aq sa do t’i uroni vetes të mos kishit lindur.

ma.me

Next Post
Akademia e Shkencave dhe kritiku i saj Artan Fuga, propozojnë të njëjtin model sovjetik

Akademia e Shkencave dhe kritiku i saj Artan Fuga, propozojnë të njëjtin model sovjetik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com