• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Je e mrekullueshme”, nëntë muaj isha spektator dhe më dhurove titullin e babait

by Java News
27/03/2018 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Je e mrekullueshme”. Këtë frazë e kam përsëritur aq herë gjatë këtyre 72 orëve që kur lindi djali ynë, sa më është bërë gati-gati rutinë. Duket sikur kur e thua shpesh, do ta humbasë kuptimin; se tingujt e rrokjeve do të ngatërrohen, se do të kthehet në një pakuptimshmëri të çuditshme, si kur e përsërit një fjalë 100 herë për të provuar artikulimin.

E dija që do të ishe e mrekullueshme që në momentin që të njoha. Forca dhe aftësia jote për t’u përshtatur vazhdojnë të më mahnitin. E di që do të rrotullosh sytë kur ta lexosh këtë, por ti më frymëzon. Ndonjëherë mahnitem thjesht nga mënyra, si ia del të rrish me mua. Më ke mahnitur teksa në këtë marrëdhënie, rriteshim të dy pak nga pak. Më mahnite kur po planifikonim dasmën tonë.

Dhe që atëherë, më ke mahnitur çdo herë e më shumë. Këtë e besoj plotësisht. E besova edhe kur po përballoje dhembjet e lindjes (edhe pse me siguri, nuk të ndihmoi shumë). E besova kur kalove 13 orë në pritje për të lindur. E besova kur doktorët të thanë se kishe nevojë për prerje cezariane. E besova kur ti këmbëngulje se nuk kishe frikë, dhe kur po përpiqeshe ta pranoje idenë se të lajmëruan për operacionin vetëm një orë përpara.

E besova kur të shtrëngova dorën gjatë operacionit dhe ti mbaje qëndrim prej guximtareje, për një orë të tërë. E besova kur për herë të parë, sytë e mi panë djalin tonë, dhe i thanë: “je i mrekullueshëm”. E besova kur ti i dhe djalit tonë puthjen e parë në faqe, ndërsa ti ishe në mes të operacionit. E besova kur mu desh të të lija që ata t’ju bënin analizat, ty dhe të porsalindurit tonë.

E besova kur ti e more veten, kur e mbajte për herë të parë në krahë, dhe fillove të kujdeseshe për të. Ishte me sekonda i vogël, dhe ti e vure shëndetin e tij para tëndit. E besova kur ti këmbëngule që unë të shtrihesha me ju, pavarësisht dhembjeve që kishe, që ne ta përjetonim bashkë këtë emocion. E besova, kur ti the fjalën familje për herë të parë.

Tani, e besoj sa herë djali ynë qan dhe sapo ti e merr në krahë, qetësohet. Mendoj sesa i mrekullueshëm është djali ynë, sa herë hap ato sytë e tij dhe më vëzhgon fytyrën. Ke qenë e mrekullueshme gjatë gjithë këtij procesi… një proces kur për nëntë muaj, unë isha veçse spektator, dhe pastaj kërkova titullin e babait vetëm pasi e gjitha kishte mbaruar.

E di shumë mirë sa me fat jam në këtë aspekt dhe se, pavarësisht sa të thjeshtë e bëre të dukej, shtatzënia, dhembjet e lindjes dhe lindja janë një vështirësi e madhe fizike dhe emocionale. Megjithatë, nga mënyra si ti e shikon djalin tonë, unë e di se ti do ta bëje dhjetëra herë nga e para, pa e vënë në diskutim.

Është shikimi që thotë: “je i mrekullueshëm” edhe pse ti, duke mos qenë kaq përsëritëse sa unë, do të zgjidhje një fjalë tjetër për ta përshkruar. Është e vështirë t’ia shpjegosh lindjen e një fëmije dhe kalimin në të qenit prind dikujt, që nuk e ka përjetuar. (Më vjen në mend fjala “e mrekullueshme”…) Por edhe pse çdo ditë me mijëra njerëz nëpër botë e përjetojnë, prapë është diçka kaq thellësisht personale.

Ky është fëmija ynë. Ky është gëzimi ynë. Dhe kur ai lindi, në këtë botë e pritëm ne. Ne jemi ata që mbushemi me një dashuri të tejskajshme, sa herë e shikojmë. Edhe të tjerët kanë fëmijë, edhe të tjerët i duan, por askush nuk ka këtë që kemi ne. Askush nuk të ka ty. Dhe unë, jam kaq pafundësisht mirënjohës që të kam patur në krahë, gjatë gjithë kësaj kohe (edhe pse kur flasim për shtatzëni, isha unë në krahun tënd).

Jam kaq pafundësisht mirënjohës që e bëra këtë rrugëtim me ty; që të pashë të shndërroheshe në mama kaq shpejt, kaq mençurisht; që të pashë të luftoje me gjithë dhembjet, që të siguroheshe që djali ynë po ushqehej, po vëzhgohej, që po rrethohej me dashuri.

Tashmë po mësohem ta them: “je e mrekullueshme”, gjatë gjithë kohës. E di që ti do të më japësh arsye ta them çdo ditë. E di se nuk do të lodhem kurrë duke e thënë dhe e di se nuk do ta humbasë kurrë, kurrë kuptimin.

a.ç

Next Post
Fier/ Shembja e çatisë zë poshtë kryefamiljaren, i bie trari

Fier/ Shembja e çatisë zë poshtë kryefamiljaren, i bie trari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In