Një debat ka ndodhur ditën e stome në shtëpinë e Big Brother Vip 5 mes Selin dhe Juelës.
Gjatë debatit Juela i është drejtuar Selin se si ka mundësi që është kaq falso dhe me sa fytyrë e ftoin Mirin në dasmë.
Ndërkohë Selin i është përgjigjur se Mirin në dasmë nuk e ka ftuar ajo, por Gimbo.
Pjesë nga debati:
Juela: Ua, çfarë falsiteti, të betohem.
Selin: Kush?
Juela: Si ka mundësi që je kaq falso, moj Selin!
Selin: Pse, moj Juela, çfarë bëra që më thua falso?
Juela: Me sa fytyrë e ke ftuar Mirin në dasmë?
Selin: S’e kam ftuar unë, e ka ftuar Gimbo.
Juela: Normal, do përdorësh Gimbon ti për të ftuar Mirin.
Selin: Unë doja të ftoja çdo njeri që është në shtëpi.
Juela: Njeriun që ti je dashuruar, normal do përdorësh atë (Gimbon).
Selin: A ti je injorante, moj motër?
Juela: Si nuk e kupton, more Gimbo? Ti je fiks një nga ato vajzat që përdor këtë djalë që ka ndjenja për të ndërtuar një histori fake dhe për të ftuar Mirin në dasmë. Ti që e ke ofenduar Mirin, Miri që të ka bërë këto lloj shikimesh. Kanë ardhur 1000 sinjale për ty, video e babait tënd, vëllait tënd, dhe ti ke fytyrë nëpërmjet Gimbos. Ky i shkreti ka vendosur firmën aty, por ky nuk e do Mirin në dasmë dhe ti e ke ftuar Mirin në dasmë. Me sa mend dhe fytyrë ti, Selin, krevati e fton Mirin në dasmë.
Selin dhe Gimbo ishte çifti i cili u zgjodh gjatë primen e së martës për të bërë dasmën tradicionale që bëhet çdo vit në Big Brother.
Dysha mbrëmjen e djeshme kanë bërë ftesat e dasmën ku kanë ftuar të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ndërkohë gjatë ndarjes së ftesave Rogerti i është drejtuar çiftit faleminderit për ftesën, por që do ua prish dasmën.











