Luizi dhe Kiara ishin duke ngrënë darkë me njëri-tjetrin. Luizi e mbaroi të gjithë gjellën dhe priti që të përfundonte edhe Kiara.
Kjo e fundit po i bënte “naze” ushqimit dhe tha se nuk i hahet më. Ndërsa Luizi u shpreh se do e mbarojë ushqimin deri në fund sepse është dobësuar dhe do i duhet të shtojë më tepër peshë.
Ai u shpreh se nuk do ngrihet nga tavolina derisa Kiara ta mbarojë të gjithë gjellën.
Kiara e hëngri të gjithën, ndërkohë që qeshte me Luizin për mënyrën se si ai e shtynte që të hante shumë.