• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Je bletë punëtore”, Shehaj i përgjigjet Murrizit: Major Lymi merru me hallet e vendit, e jo të përgojosh gra e vajza

by Ardit Rada
07/10/2020 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vazhdon përplasja në distancë mes nënkryetares së LSI-së Brisida Shehaj dhe deputetit Myslim Murrizi.

U desh një deklaratë e Shehajt që e quante Murrizin “Kapterr Lym Shameti” që të vinte kundërpërgjia e deputetit, që me anë të një postimi në rrjetet sociale e quajti nënkryetaren e LSI-së kapterren e radhës në shtëpinë e hajdutëve.

Ndërkohë në reagimin e saj të fundit Shehaj shkruan se Murrizin e mbrojnë shokët e tij rilindas, të njëjtët që ajo ua ka treguar vendin publikisht, pasi ka “ca burrëri”.

Reagimi i plotë:

Disa sqarime të thjeshta për Major Lymin:

1. Të nisësh punën në arkë, në bankë është nisja normale për një sapo të diplomuar. Për pak vite, në moshën 26 vjeçare me logjikën profesionale e meritokraci, u emërova drejtore në bankë(se aty nuk të bën miku drejtor).

2. Jam larguar nga tatimet në vitin 2016 dhe deri me sot as ata që të keqinformojnë me qëllim nuk gjetën dot një akuzë të vetme për mua për korrupsion.

3. Unë pagat e mia i kam patur nga dita e parë e punës e gjer më sot të deklaruara. Burimi im i jetesës. Nuk pres unë leje ndërtimi as nga Kavaja, apo Sauku.

4. Një këshillë, meqë përvoja në media më ndihmoi ta kuptoj edhe më mirë rëndësinë e lajmit përballë shpifjes: para se të deklarohesh mbi mua bën mirë të informohesh saktë, je aq pranë Rilindasve sa për të mos bërë gafa, që as ata nuk ia lejojnë vetes, por të keqpërdorin.

5. Një deputet, qoftë edhe ti Lym bën mirë të merret me hallet e panumërta të një vendi nga ku iket masivisht, e jo të përgojosh gra e vajza, që kanë vendosur të qëndrojnë pa tradhtuar parime.

Ti këtë nuk e kupton dot, por të paktën sillu si Major! Se le nam duke përgojuar edhe Kombinat e Kodër Dielli, se ke edhe shokët e tu rilindas, që të mbajnë me të mira ty, sa për mua, kam ca burrëri se ua kam treguar vendin publikisht.

/e.rr

Next Post
Lëkundje tërmeti në Shqipëri me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter

Lëkundje tërmeti në Shqipëri me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter

Comments 1

  1. Gjeloshi says:
    6 years ago

    Po makinen Porche me lesht e bythes e bleu i vellai i kesaj sapo kjo u be drejtoreshe tatimesh??? Apo e kishte “ne perdorim” nga ndonje i “njohur” i motres??? Keta duhet ti rrjpesh, jo tu japesh hapesire mediatike

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In