Sinoptikanët parashikojnë që nga dita e hënë deri të mërkurën të ketë mot të ngrohtë me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa nga e enjtja do të rikthehen reshjet.
Nga dita e enjte parashikohet që në rajon të vijnë masat relativisht të ftohta të ajrit të cilat do të kushtëzojnë mot të vranët, me ulje të përkohshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Vranësirat do të shoqërohen edhe me reshje të dobëta të shiut të përziera edhe me borë në zonat malore. Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me ngritje të lehta të temperaturave.