• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Javën e ardhshme avokati i Roshit çon në Kushtetuese dekriminalizimin, por a do ta shqyrtojë gjykata?

by Java News
05/01/2017 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i kryebashkiakut të Kavajës i shkarkuar tashmë nga kryeministri për efekt të ligjit të dekriminalizimit do t’i drejtohet në fillim të javës Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar pikërisht këtë ligj.

Ky fakt u pohua për Report Tv nga Theodhori Sollaku, i cili thotë se pas vendimit për ndërprerjen e mandatit të Elvis Rroshit do t’i drejtohet më një kërkesa ankimore Gjykatës Kushtetuese  për kundërshtimin e ligjit të dekriminalizimit, pasi sipas tij, ky ligj është antikushtetues dhe shkel të drejtat e njeriut.

Sollaku thotë se në kushtetuese do të ankimohet vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, këtu i referohet kushtetutës në nenin 115 të saj ku në pikën dy saktësohet se: Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.

Por a mund të vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese nga një individ i cili ankimon një ligj që miratohet nga parlamenti?

Kushtetuta në nenin 134 të saj parashikon që për një ligj  institucionet që mund të vënë në lëvizje Kushtetuesen janë Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe një e pesta e deputetëve.

Duke iu referuar  sërish të njëjtit nen të kushtetues ku thuhet se gjykata vihet në lëvizje edhe nga Avokati i Popullit, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, çdo gjykate, çdo komisioner i krijuar me ligj për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara nga Kushtetuta; Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë; organet e  qeverisjes vendore, organeve të bashkësive fetare, partive politike, organizatave,  individëve, kushtetuta është e qartë.

Sipas parashikimeve kushtetuese  gjykata vihet në lëvizje jo për ankimimin e një ligji kur ai prek kompetencat nga një akt ndaj individëve.

Në këtë rast kushtetuta në nenin 131 pika parashikon që Gjykata Kushtetuese vendos për gjykimin përfundimtar të ankesave të individëve kundër çdo akti të pushtetit publik ose vendimi gjyqësor që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike efektive për mbrojtjen e këtyre të drejtave.

Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë nëse do të pranojë ose jo kërkesën ankimore për ligjin e  dekriminalizimit, por nga ana tjetër ky organ duhet të shqyrtojë kërkesën ankimore për aktin e qeverisë qe vendosi për shkarkimin e Rroshit nga drejtimi i bashkisë së Kavajës.

Ndërkohë edhe avokati mbrojtës i deputetit të PD, Dashamir Tahiri, Fatmir Braka, teksa depozitoi në Gjykatën Administrative vendimin e KQZ-së që i hoqi mandatin deputeti të Vlorës, u shpreh se do t’i drejtohet edhe Kushtetueses, por duke ankimuar ligjin e dekriminalizimit.

“Po shohim mudësinë e depozitimit në Kushtetuese të ligjit të dekriminalizimit pasi ai ligj ka absurditete“, u shpreh Fatmir Braka, avokati mbrojtës i ish-deputetit Dashamir Tahiri. /report tv/a.k

Next Post
Moti i keq/ Veliaj: Të gjithë në gatishmëri, qytetarët të shmangin lëvizjet në orët e vona

Moti i keq/ Veliaj: Të gjithë në gatishmëri, qytetarët të shmangin lëvizjet në orët e vona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In