• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Javë përvëluese, temperatura deri në 36 gradë”, meteorologia tregon kushtet atmosferike

by A R
26/05/2026 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Meteorologia Tanja Porja paralajmëroi një javë me temperatura të larta në vend, ku termometri pritet të arrijë deri në 36 gradë Celsius. Në një lidhje për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, ajo tregoi se moti do të karakterizohet nga vapë intensive, por edhe nga rrebeshe të izoluara në disa zona të vendit. Fundjava do të jetë e përshtatshme për plazh.

“Sot mesdita pritet të shënojë rreth 34-35°C. Megjithatë pas mesditës kemi fuqizim të vranësirave kryesisht në zonat juglindore dhe lindore aty ku nuk përjashtohet mundësia për rebeshe afatshkurtra të izoluara. Në fakt do të jenë rrebeshe të karakterit lokal. Ajo çfarë pritet të ndodhë në vijim si kundër e kemi thënë dhe më herët vijon periudha me temperatura mjaft të larta. Edhe nesër presim një rritje të temperaturave, një rritje të paktën me 1 gradë si në mëngjes edhe në orët e mesditës presim nga 13 në 36°C. Si kundër vijon pjesa e dytë e ditës me rrebeshe afatshkurtra. Përsëri në të njëjtat zona juglindja dhe lindja e territorit shqiptar.”

Sipas Porjas, dita e enjte do të sjellë një ulje të lehtë të temperaturave, ndërsa reshjet do të përfshijnë një zonë më të gjerë të territorit.

“Ndërsa dita e enjte sjell një rënie të lehtë të vlerave termike në orët e mesditës. Kemi përsëri rrebeshe. Këtë herë për ditën e enjte i presim rrebeshet në veri dhe në gjysmën lindore të vendit, pra në një zonë më të zgjeruar me rrebeshe të shkurtra në pjesën e dytë të ditës krahasuar me ditën e sotme, por edhe me të mërkurën.”

Meteorologia theksoi se fundjava pritet të jetë kryesisht e kthjellët, me reshje të pakta dhe të izoluara vetëm në zonat malore lindore.

“E premtja dhe fundjava thuajse pa reshje dhe nëse do të ketë ndonjë reshje do të jetë krejt e izoluar në zonat malore lindore të vendit. Pjesa më e madhe e Shqipërisë paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Vranësat kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Termometri do të shënojë rënie të lehta dhe graduale si në mëngjes ashtu edhe në mesditë.”

Ajo shtoi se, megjithëse temperaturat do të ulen gradualisht në fundjavë, moti do të mbetet i nxehtë në të gjithë vendin.

“Megjithatë me gjithë rënien e vlerave termike që nuk presin më 34 apo 35 nga e premtja deri të dielën, por termometri qëndron në vlera mjaft të larta mbi 30°C për pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Jo më poshtë se sa 9 gradë në rang territori për ditën e dielë ndërsa maksimumet 31 të dielën, por e premtja dhe e shtuna diçka më ngrohtë me 32 dhe 33 gradë celsius, kushte mjaft komode këto për zonat bregdetare”.

Next Post
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës, shkon drejt 100 dollarëve për fuçi

Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës, shkon drejt 100 dollarëve për fuçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com