• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Javë e re, ngjarje të reja / Horoskopi sipas Paolo Fox për datat 8-14 qershor

by A R
08/06/2020 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Paolo Fox

Dashi

Po kaloni një periudhë të vështirë. Nuk ndiheni mirë as fizikisht, as shpirtërisht. Edhe me partnerin nuk i keni punët fort mirë dhe me siguri që kjo ndikon për keq në gjendjen tuaj shpirtërore. Pas një jave me ulje-ngritje, Hëna do ta favorizojë shenjën tuaj. Për fat, kjo është një gjendje kalimtare dhe pritet që deri javën tjetër gjithçka të jetë rregulluar.

Demi

Do të keni gjatë këtyre ditëve vështirësi në marrëdhëniet me të tjerët. Ndokush edhe mund t’ju përgojojë. Veproni me kujdes, sepse me përjashtim të së hënës dhe të martës, me siguri që do të hasni shumë pengesa në rrugën tuaj. Mundohuni gjithashtu të shmangni zënkat me partnerin dhe kushtojuni më shumë rëndësi detajeve.

Binjakët

Pritet që kjo të jetë një javë e shkëlqyer për të lindurit e kësaj shenje. Pas periudhës së izolimit, situata në punë po përmirësohet, edhe pse me hapa të ngadaltë. Edhe në aspektin sentimental gjërat po ju ecin më mirë. Në fund të fundit, të gjitha çiftet kanë momente krize. Për ata që janë beqarë, parashikohet që aty nga mesi i javës të lidhin miqësi me njerëz të rinj.

Gaforrja

Në dashuri gjithçka do të ecë më së miri, në çështjet familjare jo dhe aq. Me raste do t’ju duhet të bëni kompromise dhe të mbyllni njërin sy, nëse doni që gjithçka të vazhdojë si më parë. Nëse një i afërmi juaj ka ditëlindjen, një surprizë e bërë prej jush do të ishte shumë e pëlqyeshme. Organizimi i një feste apo dhënia e një dhurate të këndshme do ta gëzonin pa masë njeriun tuaj të shtrenjtë.

Luani

Të qenët gjithmonë të parët ka disavantazhet e veta. Ndonjëherë është më mirë të mbani vendin që ju takon dhe të kuptoni se jo të gjithë janë aq të favorizuar sa ju. Do të ishte mirë të kënaqeshit me atë që keni dhe të mos lakmoni gjënë e tjetrit. Çështjet e zemrës do të kalojnë në vend të dytë për këtë javë dhe vëmendjen më të madhe do t’jua marrë puna.

Virgjëresha

Këtë javë do të kenë përparësi beqarët. Ndokush mund të ketë ndjenja për ju, edhe pse i mban të fshehta. Nëse dhe nga ana juaj ndjenja është reciproke, nuk do të bënit aspak keq nëse do t’i jepnit një shtysë të vogël personit të interesuar. Në aspektin profesional parashikohet që të jeni disi të ngarkuar. Shtyjini disa punë për më vonë, në mënyrë që të ndiheni më të lehtësuar.

Peshorja

Pritet që kjo të jetë një javë paksa e ngarkuar. Rutina e përditshme shpesh ju bën të ndiheni të mërzitur. Është e nevojshme që të takoheni me miqtë ose që të vizitoni vende të reja. Është e qartë që, nisur edhe nga situata që po përjetojmë, duhet të bëni diçka që të mos ju kaplojë mërzia. Përpiquni të merreni me diçka që do t’ju kthejë gjallërinë. Në aspektin sentimental duket se gjërat do të ecin mirë.

Akrepi

Do të bëni mirë t’i keni idetë më të qarta. Jeni disi konfuzë dhe ju duket se nuk po kuptoni më asgjë. Përpiquni që në fillim të kuptoni përparësitë tuaja e më pas të veproni. Reagoni duke i vënë vetes objektiva të reja dhe duke hequr dorë nga idetë që nuk ju sjellin asnjë dobi në jetën tuaj. Mos i humbisni shpresat për asnjë moment, sepse gjithçka do të zgjidhet.

Shigjetari

Ju ndodh shpeshherë që të bëheni nervozë dhe paranojakë kundrejt partnerit dhe të afërmve  tuaj. Të shqetësohesh për të tjerët është diçka e mirë, por bëni kujdes të mos e ekzagjeroni dhe t’u bëni presion. Kështu do të rrezikonit marrëdhëniet me ta, duke bërë biseda që nuk sjellin asnjë dobi. Kujdes dhe me financat, sepse Urani dhe Saturni nuk ju favorizojnë.

Bricjapi

Gjatë këtyre ditëve do ta merrni ju iniciativën në dorë. Do të keni ndryshime në aspektin profesional. Pritet edhe që të merrni një lajm të mirë. Ruhuni megjithatë nga ndonjë koleg që mund të jetë xheloz për suksesin tuaj. Saturni do të kthehet nga shenja juaj dhe të lindurit e dhjetëditëshit të tretë të shenjës do të bëhen nervozë.

Ujori  

Të lindurit e kësaj shenje shquhen për qetësinë e tyre, por kur dikush jua sos durimin, duket sikur nuk jeni më i njëjti njeri. Gjatë javës në vazhdim do të bëheni pjesë e një debati të nxehtë në lidhje me disa çështje familjare apo në rrethin e miqësisë. Mos u shqetësoni, sepse Dielli, Saturni dhe Mërkuri do të jenë të kthyer nga shenja juaj, duke ju favorizuar në marrëdhëniet me partnerin.

Peshqit

Do të kaloni një periudhë të vështirë në aspektin sentimental. Ju shqetëson ideja që situata mund të degjenerojë. Nuk dëshironi kurrsesi ta prishni lidhjen me partnerin, përkundrazi shpresoni që të sistemoni gjithçka. Gjatë gjithë javës në vazhdim do të përpiqeni të rregulloni marrëdhënien me personin e zemrës, por nëse nuk do të shkoni të njëjtin angazhim edhe prej tij, atëherë do të jetë më mirë të hiqni dorë.

Next Post
SHBA akuza të rënda Kinës: Kemi prova, po ngadalësojnë zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit

SHBA akuza të rënda Kinës: Kemi prova, po ngadalësojnë zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Largim i papritur në ‘Ferma VIP 3’, Ermiona Lekbello ndërpret rrugëtimin

Largim i papritur në ‘Ferma VIP 3’, Ermiona Lekbello ndërpret rrugëtimin

April 24, 2026
Irani mohon negociatat me SHBA-në në Islamabad, akuzon mediat amerikane për përhapje informacioni të rremë për bisedime të reja

Irani mohon negociatat me SHBA-në në Islamabad, akuzon mediat amerikane për përhapje informacioni të rremë për bisedime të reja

April 24, 2026
Negociatat/ Trump: Ora po troket për Iranin. Teherani s’ka kohë më!

Trump zbulon lëvizjet e fundit të Iranit: Do të na paraqesë një propozim, por do ta shohim

April 24, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Presidenti Macron synon të largohet nga politika vitin e ardhshëm

April 24, 2026
“Konsum rekord”, kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë

“Konsum rekord”, kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë

April 24, 2026
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës shpjegon arsyet se çmimi i naftës në Kosovë rezulton më i ulët se në Shqipëri

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës shpjegon arsyet se çmimi i naftës në Kosovë rezulton më i ulët se në Shqipëri

April 24, 2026
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një person

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një person

April 24, 2026
Netanyahu: E fsheha kancerin e prostatës nga publiku për shkak të luftës me Iranin

Netanyahu: E fsheha kancerin e prostatës nga publiku për shkak të luftës me Iranin

April 24, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

April 24, 2026
Drejtoria e Burgjeve: Një i dënuar me burgim të përjetshëm u transferua nga burgu i Peqinit në atë të Burrelit, iu gjet dhe lëndë narkotike

Drejtoria e Burgjeve: Një i dënuar me burgim të përjetshëm u transferua nga burgu i Peqinit në atë të Burrelit, iu gjet dhe lëndë narkotike

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In