• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Java nis me Gjirokastrën”, Kumbaro sqaron punimet në kalldrëme

by Java News
18/03/2019 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mirela Kumbaro

Të dashur gjirokastritët e mi, kam marrë mesazhe e telefonata të shqetësuara nga Gjirokastra për punimet që po bëhen në kalldrëmet e Qafës së Pazarit dhe prandaj dua të ndaj me ju dy fjalë:

E kuptoj shqetësimin që sjell ndryshimi i menjëhershëm i zemrës së Gjirokastrës, njesoj si ajo vasha me flokë të gjatë që krejt papritur shkurton flokët 💇🏻‍♀️ 😀
Por të mos ngutemi o të uruar e të lëshojmë vrer se gjoja “u shkatërrua kalldrëmi nga të paudhët”…

Mos të harrojmë se bashkë kaluam me (pa)durim punimet e fazës së parë ku restauruam 8 blloqe në Qafën e Pazarit, rreth 6000m2 sipërfaqe restaurimi, nga çatitë te muret e dritaret, deri te detajet estetike të 60 objekteve, banesa e dyqane. Ky volum i madh pune u krye me mbeshtetjen e Fondacionit shqiptaro-amerikan per zhvillim.
Punuam, u lodhem, sakrifikuam ne Pazar, e di.

Ama, sot jemi krenarë për punën e bërë dhe Gjirokastra ka filluar t’ia ndjejë lezetin.
Tani, të dashurit e mi, kemi hyre në fazën e dytë, me programin e Bankës Botërore që po realizohet nga Fondi Shqiptar për Zhvillim, në hapësirat publike të Qafës së Pazarit.

Qafa e Pazarit, pjesë e trashëgimisë botërore UNESCO, është e ndarë në 10 blloqe.
Ky projekt i rrjetit të kalldrëmeve fillon nga sheshi “Çerçiz Topulli“ – Qafa e Pazarit, rruga deri në kryqëzimin e rrugës së Kalasë me Odeonin, rruga e Zejtarëve, Zigait dhe rruga e ish Poliklinikës në hyrje.

Pjesa e kalldrëmit nga Sheshi “Çerçiz Topulli“ – Qafa e Pazarit, është një mozaik dekorativ me gurë të bardhë në qendër e të zinj në pjesët anësore.

Të gjithë e dimë që ky kalldrëm i stilizuar është vendosur rreth viteve ’70, pas një ndërhyrjeje restauruese në qafën e Pazarit. Por që atëhere s’është vënë më dorë në mirëmbajtjen e kalldrëmeve.
Ai kalldrëm e di sa ka vuajtur nga makinat me tangërllëk e nga autobuzët që merojnë këmbësorët🤦🏻‍♀️

Kjo ndërhyrje ishte e domosdoshme dhe ne nuk mund të mos e merrnim këtë pergjegjësi! E kemi nisur këtë punë 3 vjet më parë e do e mbyllim të plotë e me cilësi!

Që të jem më e saktë:
Punimet e kësaj faze po zhvillohen në disa segmente kryesore dhe konsistojnë në:
– Përfundimin e rrjetit sekondar të kanaleve të ujrave të zeza dhe në përfundimin e rrjetit kryesor;
– Punime me rrjetin e kanaleve të ujrave të bardha;
– Sistemimin e trasesë dhe shtrimin me çakull natyror;
– Vendosjen e pusetave dhe lidhjen. me njësitë;
– Shtrirjen e rrjeteve inxhinierike nëntokësore në trotuare;
– Pastrimin e territorit;
– Restaurime të nevojshme gjatë kryerjes së punimeve

Sa për KALLDRËMIN që e kemi të gjithë merak:

Proçesi i çmontimit të kalldrëmit ka filluar së pari me dokumentimin e hollësishëm të tij sipas rrugëve në cilat po kryhet ndërhyrja. Më pas është kryer çmontimi i tij manualisht dhe gurët përkatës janë magazinuar sipas rrugëve ku janë çmontuar.
Pas përfundimit të punimeve të infrastrukturës do të rivendosen shtresat e kalldrëmit, si dhe shtresat sipërfaqësore të gurëve duke u bazuar në dokumentacionet e hartuara më parë, për të respektuar konfiguracionin e viteve 70’.

Punimet po kryhen nga e njëjta firmë zbatuese që realizoi edhe restaurimin e objekteve në Qafë të Pazarit me shumë cilësi, t’i japim hakun që meriton! Edhe ju vetë ma keni thënë.
Dhe në fund, por jo për nga rëndësia, të gjitha sa thashë më lart, janë projekte të studjuara dhe më pas të miratuara në detaje nga UNESCO, dhe mbikqyren pa dyshim nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Ministria e Kulturës, sipas projektit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.

Prandaj të durojmë pak muaj sa të mbarojnë punimet, dhe e di që tani, se do ta harrojmë këtë periudhë të vështirë e do t’i gëzohemi lëkurës së gurtë tradicionale të Gjirokastrës ashtu siç e kemi njohur gjithmonë, por të bërë nuse 😊
Sa për dashakeqët që helmojnë, atyre ua kuptoj hallin, po s’ua zgjidhim dot😉
Gjirokastra do bëhet gur-gur😊 dhe me shumë dashuri

Next Post
Rama: Mora ekspertizën e përgjimit, nuk ka asnjë provë ndaj Xhafajt

Mbledhja e Grupit të PS, zbulohen porositë e Ramës për deputetët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

August 29, 2026
Vdekja e Ratko Mladiçit/ Haga i përgjigjet pretendimeve nga Serbia për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit

Vdekja e Ratko Mladiçit/ Haga i përgjigjet pretendimeve nga Serbia për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit

August 29, 2026
“Do të bashkohet, është e pashmangshme”, ish-kryeministri britanik zbulon të ardhmen e Irlandës

“Do të bashkohet, është e pashmangshme”, ish-kryeministri britanik zbulon të ardhmen e Irlandës

August 29, 2026
Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë sipërfaqen me pisha

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë sipërfaqen me pisha

August 29, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

August 29, 2026
Rama zbulon detaje nga takimi me deputetët dhe drejtuesit e PS në Tiranë, ja çfarë u diskutua

Rama zbulon detaje nga takimi me deputetët dhe drejtuesit e PS në Tiranë, ja çfarë u diskutua

August 29, 2026
Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

August 29, 2026
Egnatia njeh kundërshtarët në Conference League, ja kalendari i ndeshjeve

Egnatia njeh kundërshtarët në Conference League, ja kalendari i ndeshjeve

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com