• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

JAVA në RTSH: Zbulohet kodi i fshehtë i Ramës, si po “shantazhon” Bashën me dosjen amerikane

by Java News
13/10/2018 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Vizita” e Lulzim Bashës në Prokurori dhe zhvillimet e tjera rreth ‘Babales’ dhe Xhisielës’ kanë qenë në fokus të pjesës së parë në emisionin “JAVA në RTSH”. Me Preç Zogajn dhe Lorenc Vangjelin, gazetari investigativ Artan Hoxha tha se dëshmia e kreut të opozitës nuk pritet të zbardhet shpejt, pasi ajo është pjesë e sekretit hetimor.

Për deputetin tjetër të PD-së që u thirr të premten në prokurori, Hoxha tha se Salianji ka dëshmuar se videon e ka siguruar nga një zyrtar tjetër i rëndësishëm në Partinë Demokratike. “Ish-shefi i Policisë Ndërtimore, Florenc Hoxha, sipas dëshmisë së zotit Salianji, ia ka lënë materialin tek recepsioni” – tha gazetari Artan Hoxha.

Hoxha shpjegoi hollësisht detaje të reja nga dosja hetimore dhe tregoi të rejat më të fundit për fatin e “Babales” në Kosovë dhe të Alizotit në Tiranë. Sipas Hoxhës, në dosje po hyjnë dhe planifikohen të hyjnë në mënyrë të vazhdueshme detaje të reja për të zgjatur pafund hetimet.

Analisti Preç Zogaj nënvizoi se duhet shpresuar që ky të jetë fillimi i një raporti të ri mes Prokurorisë dhe politikës. Sipas Zogajt, paraqitja e Bashës pranë organit të akuzës eshte një ngjarje normale, por që bën përshtypje për shkak të kontrastin me traditen e shpërfilljes politike të organit të akuzës.  “Urojmë që  Prokururia të vazhdojë të guxojë për të thirrur drejtues politikë. Ka plot padi atje. Urojmë që Basha të këtë hequr këmbën zvarrë për të tjerët. Politika duhet të jape shembullin se askush nuk është mbi ligjin. Nëse i krijon pengesa, të gjitha fjalët e tjera janë të pavlera”, tha Zogaj.

Në emisionin “Java në RTSH” u zbulua për herë të parë dhe një detaj domethënës në gjuhën e koduar të Twitter-ave me të cilat Rama i është drejtuar ditët e fundit kryetarit të PD-së Lulzim Basha. “Fli… deri… kur të kem disa të reja për ty…”; “E di sa thellë je futur, por nuk të ndihmoj dot!”; “…mos shpreso kot se do të rrijë mbuluar ajo pjesa që dimë të dy!”, ka shkruar rresht Rama në 6, 8 dhe 10 tetor. Sipas Vangjelit, kryeministri i është referuar vazhdimisht dosjes sekrete të mbërritur nga SHBA për llogari të hetimit që prokuroria shqiptare po bën për paratë e lobimit të vitit të shkuar të PD-së. “Rama ka dijeni për ekzistencën e kësaj dosjeje amerikane që heton burimin e 675 mijë dollarëve të pretenduar se janë paguar nga PD për lobimin në Uashington. Ky është “shantazhi” dhe shpjegimi i gjuhës në kod me të cilën Rama i drejtohet Bashës dhe që gabimisht në Tiranë e lidhin me të fshehtat e tyre të përbashkëta në natën e marëveshjes së 17 majit. Kjo shpjegon dhe histerinë e opozitës kundër prokurorisë në këto ditë të fundit”, tha Lorenc Vangjeli.

Analisti Preç Zogaj e quajti tërësisht të papranueshme dhe të papërshtatshme këtë mënyrë komunikimi të kryeministrit.

Dragoti: Të kriminalizohet bixhozi. Brahimllari: Kryeministri biznes vetjak. Hodaj: Marrëzisë i ka ardhur fundi

Iniciativa më e fundit e qeverisë, për largimin e lojërave të fatit dhe mbylljen e pikave të basteve, ka qenë në qendër të debatit në emisionin ‘Java’.Të ftuar përballë Preç Zogajt dhe Lorenc Vangjelit ishin psikologu Edmond Dragoti, deputeti i LSI Endrit Brahimllari dhe zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj.

Sipas Dragotit, frekuentimi i lojërave të fatit qoftë edhe përmes internetit, janë burimi i shkatërrimit social që nis nga familja e deri tek raportet shoqërore. Dragoti tha se duhet një kriminalizim i të gjitha veprimtarive që lidhen me bixhozin, pasi janë po aq të rrezikshme sa tregtimi i substancave narkotike. “Duhet një kriminalizim i çdo lloji forme bixhozi. Sepse përveç shkatërrimit social, është edhe faktor që dëmton shëndetin mendor. Sot, shqiptarët e vrasin veten kryesisht për shkaqe që lidhen me lojërat e fatit”  – tha psikologu i njohur Edmond Dragoti.

Por sipas deputeti të LSI-së, nisma e qeverisë nuk është e sinqertë. Endrit Brahimllari theksoi se Edi Rama po favorizon përmes kësaj nisme një biznes familjar të tijin. “Rama po i çon njerëzit drejt lojërave të fatit online dhe një kompani e tillë është edhe biznes i familjarëve të tij. Nga ana tjetër, kjo është një përpjekje për të bërë spektakël me qëllim që njerëzit të largojnë vëmendjen nga kriminaliteti dhe situata e rëndë në vend” – tha Brahimllari.

Zëvendësministri Hodaj tha në studion e ‘Java në RTSH’ se nisma ka përkrahje gati unanime nga shqiptarët. Ai u shpreh se serioziteti për ta luftuar fenomenin është maksimal dhe se do të ketë angazhim nga shumë institucione në luftën kundër bixhozit. “Ligji është ligj dhe ai do të zbatohet deri në fund. Dhe sot jemi në ditët që po përgatisin fundin përfundimtar të kësaj marrëzie”, tha Hodaj. Analisti Preç Zogaj e quajti të vonuar, por edhe të mirëpritur vendimin për nxjerjen jashtë qendrave të banuara apo mbylljen fare të lojërave të fatit.

Lorenc Vangjeli hodhi një tjetër tezë në studio. Sipas tij, edhe paratë mund të edukojnë. “Një shtet i mençur, me një politikë të diferencuar taksash, mund të krijojë instrumente që njerëzit të largohen nga bixhozi. Për shembull, nuk mund të taksohet në të njëjtën mënyrë një kafene dhe një sallë palestre. Nuk mund të këtë të njëjtën marëdhënie fiskale me shtetin edhe një qendër fizioterapie, edhe një biznes i zakonshëm shitblerjeje. Apo dhe një kompleks pishinash. Nëpërmjet taksave shqiptarët mund të drejtohen të ngrejnë shtanga për shëndet dhe jo të hedhin zarat për kismet”, tha Vangjeli.

 Kush do ta shkruajë historinë në Muzeun Historik Kombëtar, debat mes Cekës dhe Dollanit

Një tender i Ministrisë së Kulturës ka ngjallur debate në studion e emisionit ‘Java në RTSH’. Me vlerën 22 milionë lekë, institucioni kërkon të riorganizojë Muzeun Historik Kombëtar. Tenderin e ka fituar një studio arkitekture, por nuk është vetëm kjo çështja që ka provokuar debat. Arta Dollani, drejtore e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe arkeologu i njohur Neritan Ceka u përplasën fort në studio duke rënë dakort për nevojën e ristrukturimit të plotë të Muzeut dhe duke pasur qëndrime tërësisht të ndryshme për mënyrën e zgjehdur për t’u realizuar një gjë e tillë.

Sipas Dollanit, godina e Muzeut Historik Kombëtar është në një gjendje të degraduar një pjesë e pavionëve janë të papërshtatshme.

“Nevojat nuk janë identifikuar sot, Objekti i Muzeut Historik Kombëtar është objekti kulturor më i rëndësishëm në vend dhe për të duhej prej kohësh duhet të ishin marrë masa për rikonstruksionin e tij. Gjendja fizike e tij është tepër e degraduar” – tha Dollani.

Por sipas Neritan Cekës, për Muzeun Historik ka pasur tentativa investimesh të mëparshme, sikurse edhe studime nga profesorë të njohur, por që nuk kanë sjellë asnjë rezultat për shkak të shpërdorimit të këtyre fondeve. Ceka tha se Ministria e Kulturës ka përjashtuar nga studimi për objektin të gjithë institucionet përgjegjëse duke kontraktuar kompani private dhe emra të panjohur.

“Këto miliona lekë po hidhen për një punë që është bërë një herë. Konceptet e muzeve nuk mund t’i vendosi një biznesmen” – tha Ceka.

Ndërsa për Preç Zogajn, është e paqartë përse Ministria e Kulturës operon me bizneset dhe jo me institucionet për iniciativa të tilla mbarëkombëtare, siç është rasti i Muzeut Historik në Tiranë. Historia nuk është një gjë për t’u tenderuar, tha ai.

ma.me

Next Post
Fillon rehabilitimi i aksit rrugor Burrel-Klos, ministri Gjiknuri inspekton punimet

Fillon rehabilitimi i aksit rrugor Burrel-Klos, ministri Gjiknuri inspekton punimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

December 19, 2025
Kurti pas balotazhit: S’na ndali dot as bashkimi i gjithë kundërshtarëve… Qeverisim në 7 komuna

BE hoqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës, reagon Kurti: Opozita bllokoi 1 miliard euro

December 19, 2025
“OJF në Shqipëri, shushunja”, Hila për përmendjen e Berishës në Kongresin Amerikan: E ekzagjeruar të thuash se zhurma u bë për të!

SPAK mund të hetojë krimin, por jo të shthurë shtetin

December 19, 2025
“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

December 19, 2025
Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare

Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare

December 19, 2025
BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

December 19, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Dhjetor 2025

December 19, 2025
I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

December 19, 2025
Çmimet e ushqimeve / Po na vjedhin spekulantët, jo Vladimir Putin!

Dhurimi i ushqimeve do përjashtohet nga taksat, sot paguhet TVSH dhe tatim mbi të ardhurat

December 19, 2025
“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In