• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Java” në RTSH: Profili i kryeprokurorit të ri

by Java News
24/11/2017 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Java në RTSH” komenton këtë javë momentin delikat të vakuumit të krijuar në mbarim të mandatit të kryeprokurorit Lalla. Në studio me Preç Zogajn e Lorenc Vangjelin është edhe Juristi Joni Braho i ftuar për të shpjeguar këtë tranzicion nga ana ligjore. Braho nenvizoi se boshllëku juridik me kryeprokurorin e ri, vjen nga fakti që nuk është formuar ende Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili duhej të përzgjidhte kreun e ri të organit të akuzës.

Braho thotë se mandati i Llallës ka mbaruar dhe se zgjidhja është që të zgjidhet një figurë me eksperiencë në prokurori, si figurë kalimtare deri në zgjedhjen definitive të kryeprokurorit sipas dispozitës së re kushtetuese, me formimin e KLP. Ai thotë se garancitë për këtë proces qëndrojnë tek standartet që janë përcaktuar nga ligji edhe për fazën kalimtare. Braho shprehet se koha e qëndrimit në detyrë të prokurorit të përkohshëm do të varet nga afatet e formimit të KLP dhe vijimësia e propozimit të kandidaturave për prokurorin e ri. Pesë muaj një afat kohor i vështirë, thotë juristi, kur pyetet për kohën e qëndrimit të kryeprokurorit në detyrë.

Zogaj shprehet se zgjedhja e prokurorit vjen në një moment shumë delikat hetimesh. A do t’i nxisë apo do t’i pengojë ai ato? Lorenc Vangjeli thotë se ky debat nuk gjen zgjidhje në ligj, ai është në thelb debat politik. Ai thotë se procesi i vetingut do të prodhojë efekte të rëndësishme, ku gjahtarët mund të kthehen edhe në pre. Zogaj deklaroi nga ana e tij se debati duhet fokusuar tek procedura e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri. Ai thotë se më në fund prokuroria po guxon dhe duhet inkurajuar të hetojë. Ndoshta prokurorët po përpiqen të kapin trenin e fundit dhe kjo është gjë e mirë. Më tej diskutimi në studio vijon rreth numrit të votave që duhet për të zgjedhur kreun e ri të akuzës.

Juristi Braho thotë se kushtetuta nuk jep zgjidhje për kuorumin e votave. Mirë do të ishte të zgjidhej me 3 të 5-at thotë ai. Por në kushtet aktuale politike ky kuorum është i pamundur, thotë ai. Zogaj thotë se me 36 vota kryeprokurorin e kap Rama. Vangjeli shprehet se kjo është një dukuri e përhershme e jetës politike. Sipas Zogaj do ishte e paimagjinueshme që njëra palë ta kapë kryeprokurorin, në kohën kur ka kaq shumë hetime për njerëzit për qeverinë. Juristi Braho sqaron se 36 votat lidhen me një figurë e cila qëndron në detyrë pak kohë, jo definitivisht. Vangjeli thotë se me kriteret e vendosura, nuk janë më shumë se katër personat që përmbushin standartin për kryeprokuror.

Në emision u diskutua gjithashtu edhe për largimin e krerëve të policisë së shtetit për të cilët u lëshuan fletë-arreste nga prokuroria, si dhe për akuzat e opozitës ndaj kryebashkiakëve socialistë.

ma.me

Next Post
Rama e Basha përplasen për gazetarët, kryeministri: Ulërije nga çadra për mediat e drogës…

Dje akuzonte Ramën për para të padeklaruara, sot i vendosur vetë nën akuzë për 1 mln USD të fshehura KQZ-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In