• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

JAVA në RTSH: Mjedisi, beteja e sotme për çfarë do t’i trashëgohet të ardhmes

by Java News
26/01/2019 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Zagorisë ka dalë Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, i cili ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për të evituar ndërhyrjen e kompanive të kërkimit të naftës. Pikërisht beteja e sotme për çfarë do t’i trashëgohet të ardhmes ka qenë temë e diskutimit në emisionin ‘Java në RTSH’ ku të ftuar ishin Gjergj Bojaxhi, Auron Tare dhe biologu Taulant Bino.

Në editorialin e tij, analisti LorencVangjeli solli dy aspekte sesi shqiptarët e kanë trajtuar mjedisin, dje dhe sot. Ai tha se nëse dje, në emër të bukës, justifikohej çdo marrëzi kriminale në zhvillimin e vendit, sot në emër të babëzisë për para, çdo krim i marrë mjedisor tregtohet si politikë zhvillimi.

“Nguti shqiptar për të prodhuar shkrepse për t’i vënë zjarrin çdo pylli, tani ka ardhur në momentin e moskthimit. Dhe vendimmarrja politike duhet të ndajë mendjen njëherë e mirë se cila është e nesërmja që do të projektojë për shqiptarët ende të palindur, që janë bashkaksionerë në çfarë Perëndia i fali këtij vendi” – tha Vangjeli.

Biologu i njohur Taulant Bino u shpreh se prej vitesh ka një kakofoni prioritetesh nga ana e qeverive. Bino tha se sot kemi strategji të ndryshme që kundërshtojnë njëra-tjetrën. “Kemi prioritet energjinë, ku përfshihen edhe kërkimet për naftën dhe gazin. Kjo parashikon kërkimet në të gjithë territorin e Shqipërisë. Nga ana tjetër kemi një strategji për mbrojtjen e mjedisit. Të gjitha këto krijojnë përplasje pasi palët nuk këshillohen me njëra-tjetrën” – tha Bino.

Për Gjergj Bojaxhi, prej kohësh qeveritë kanë ndërhyrë për të dhënë koncesione për burimet natyrore në zonat e mbrojtura.

“Në rastin e Zagorisë dhe Holtës ka ndodhur pikërisht kjo gjë. Zagoria është një zonë e kthyer në Park Kombëtar, madje qeveria ka bërë edhe një plan zhvillimi të Vjosës. Paralelisht me këto vendime qeveria ka firmosur një kontratë me kompaninë SHELL për të eksploruar pjesën më të madhe të lumit Vjosa” – tha Bojaxhi.

Ai tha se fakti që kishte kontradikta kaq të mëdha, siç ishte plani për zhvillim turistik i zonës dhe nga ana tjetër firmosja e kontratës me SHELL, bëri që banorët të revoltohen. Për Gjergj Bojaxhiun, shqetësimi nuk qëndron thjeshtë në rastin e Zagorisë, por në disa vendime të ngjashme në të gjithë territorin. Ai tha se ka një tërheqje të qeverisë, por jo një pranim faji.

Ndërkohë, për AuronTaren fakti që Shqipëria kërkon të bëhet një mini-fuqi për hidroenergjetikën nuk duhet parë negativisht. Por sipas tij, duhen prioritetet e qarta. Ai solli në vëmendje rastin e Valbonës ku qeveria pengoi zhvillimin turistik përmes HEC-it.

“Në rastin e Valbonës ka një zhvillim turistik të panxitur nga qeveritë. Kanë qenë vetë banorët që kanë ndërtuar bujtina dhe e kthyen në një vend tërheqës. Në të njëjtën kohë, u miratuan HEC-et. Ky është një rast dritshkurtër kur një zonë merr zhvillim dhe qeveria u çon hidrocentral atje pa e menduar impaktin” – tha Tare.

Ai mori si shembull edhe kanionet e Nivicës ku HEC-et e ndërtuara kanë një impakt ekonomik shumë të vogël, ndërkohë që mijëra turistë e vizitojnë zonën duke sjellë më shumë të ardhura.

Vangjeli nënvizoi ndjeshmërinë në rritje të publikut për çështje të mjedisit dhe reflektimin e tyre në politikën zyrtare. “Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe pesë deputetët socialistë të Elbasanit kanë garantuar ndërhyrjen e menjehërshme të qeverisë Rama për të ndërprerë punimet e mundshme në kanionet e Holtës”, tha ai.

“Rithemelimi” i PD, Vokshi: Në Kryesi kemi ndërthurje të eksperiencës me prurjet e reja

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur një javë më parë anëtarët e rinj të kryesisë së PD-së.Por dhe një tjetër vendim ka ardhur nga kjo mbledhje që njofton nisjen e një sezoni të ri protestash. Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli ka qenë e ftuar deputetja e PD, Albana Vokshi, e cila ka komentuar edhe zhvillimet më të fundit nga kampi i opozitës.

Në editorialin e tij, analisti Preç Zogaj tha se nga shkurti në shkurt, opozita ka thirrur dhe po përgatit pas dy vjetësh një protestë të re me objektivin e njëjtë: rrëzimin e qeverisë Rama.

Zogaj u shpreh se sprova që duhet të kalojë opozita sot është shndërrimi i protestave nga partiake në popullore.

“Përdorimi i metodave mekanike për zgjatjen e protestave, siç janë çadrat, kanë rezultuar të kërkuara dhe pa vlerë në funksion të qëllimit, qoftë kur janë aplikuar në formën e çadrës së urisë nga socialistët, qoftë në formën e grumbullimit pa ndalim të demokratëve. Çelësi mbetet gjithnjë natyra popullore e protestave lidhur ngushtë me vullnetin dhe përparësitë e partnerëve strategjikë, SHBA dhe BE. Pa këto protestat e opozitës mund të jenë një manifestim i dobishëm i forcës së saj, mund të provokojnë korrigjime në qeverisje si ato që kemi parë muajt e fundit, mund të japin mesazhe me vlerë për faktorin ndërkombëtar në lidhje me situatën në Shqipëri, por vetëm kaq” –  u shpreh analisti PreçZogaj.

Deputetja Albana Vokshi u ndal në krijimin e strukturave të reja të PD dhe zgjedhjet për Kryesinë. Ajo u shpreh se fakti që disa emra të njohur mungojnë, nuk do të thotë se kryesia e re nuk ka vlera.

“Ne sot kemi një ekip shumë të mirë që do ta ndihmojë kryetarin Basha për organizimin dhe anëtarësimet në Partinë Demokratike. Sot ne kemi një ndërthurje të eksperiencës me prurjet e reja” – tha Vokshi.Sipas saj, sot qeveria drejtohet nja një njeri i vetëm që ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Vokshi tha se politikat e qeverisë janë antisociale duke i ushtruar presion qytetarëve.

“Ne kemi një presion shumë të madh, jo vetëm nga anëtarësia dhe simpatizantët, por edhe nga qytetarë të thjeshtë. Mbase ngaqë Rama me politikat e tija antisociale ka krijuar pakënaqësi. Ftesa e protestës mbarëpopullore u drejtohet studentëve, fermerëve, personave që janë larguar nga ndihma ekonomike apo familjeve që nuk mund të ushqejnë fëmijët” – tha Vokshi ne studion e emisionit ‘Java në RTSH’, që paralajmëroi se protesta e opozitës do të jetë një protestë popullore.

Java në RTSH: 5 grupe kriminale, trafik në tre kontinente

Gazetari investigativ Artan Hoxha solli për herë të parë në studio një zhvillim për Dosjen 339. Ai tha se pavarësisht vëmendjes tek aspekti politik që i është kushtuar kësaj dosje, ka detaje interesante sa i përket aktivitetit kriminal tëtë akuzuarve.

“Nga hetimet e kryera mësohet se pesë grupe kriminale kanë krijuar një kartel. Bëhet fjalë për një trafik të përmasave të mëdha dhe të shtrirë në tre kontinente, nga Europa në Azi dhe në Amerikën e Jugut. Këto grupe kanë trafikuar heroinën, kanabisin dhe kokainën” – tha Hoxha në studio.

Ai tha se aktiviteti i këtij karteli, sipas hetimeve, ka qenë i shtrirë në nëntë shtete: Shqipëri, Turqi, Kosovë, Britani e Madhe, Kolumbi, Gjermani, Hollandë, Itali dhe Norvegji. Kjo aleancë kriminale, sipas Hoxhës, ka trafikuar kokainë nga Amerika Latine, heroinë nga Turqia dhe kanabis nga Shqipëria.

“Këto grupe kanë përdorur resurset e njëri-tjetrit dhe kanë ruajtur një çmim standard të drogës. Shtrirja e tyre në tregjet më të pasura që ka Bashkimi Evropian, dëshmon se çfarë infrastrukture ka pasur ky kartel” – tha Hoxha në studion e emisionit ‘Java në RTSH.

Gazetari investigative tha se nga hetimet ndaj këtyre grupeve ka dalë edhe emri i Klement Balilit, çka tregon se ai nuk akuzohet vetëm për kanabis.

Vangjeli kujtoi se emisioni Java kishte paralajmëruar të premten e shkuar, në emisionin e datës 18 janar, pikërisht këtë gjë duke pohuar se akuzat ndaj Balilit për Cannabis ishin vetëm një pjesë e dyshimeve që rëndojnë mbi të sepse dyshimet për përfshirjen e tij të mundshme në trafik kokaine, shpjegojnë, ndër të tjera, edhe ndjeshmërinë shumë të fortë amerikane ndaj tij.

Sipas Hoxhës në këtë dosje janë duart e partnerëve ndërkombëtarë, gjë e cila jep garanci për seriozitetin e hetimit dhe operacionet në vijim.

Psikologia Eni Feruli, ku gaboi  studimi i INSTAT dhe ISHP-së për seksin

Një anketë e përbashkët e INSTAT dhe Institutit të Shëndetit Publik e zhvilluar në rreth 17 mijë familje shqiptare gjeti se 24 për qind e grave në moshën 15-49 vjeç dhe 23 për qind e burrave në këtë grup moshë nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale.

Rezultatet e anketës tregojnë se numri më i madh i popullsisë në moshë të rritur që nuk ka pasur asnjë përvojë seksuale në jetë janë në qarqet e Veriut.

Për të diskutuar mbi anketën, por edhe më gjerë, e ftuar në studion e emisionit ‘Java në RTSH’ ka qenëpsikologiaEniFeruli.

Ajo tha se fatkeqësisht shoqëria jonë cilësohet si një shoqëri depresive.

“Nga studimet e kryera, shqiptarët kanë dalë si shoqëria me numrin më të lartë të ankthit dhe depresionit. Këto i kanë dëshmuar shumë faktorë. Nuk bëhet fjalë vetëm për çrregullim mendor, por edhe çrregullime të të gjithë sistemit motorik. Por jo çdo trajtim bëhet përmes medikamenteve, siç ndodh rëndom” – tha psikologia Feruli, e cila pohoi se ka një sërë veprimesh të tjera që e luftojnë një gjendje të tillë. Feruli, një terapiste kundër drograve, tha se varësitë ndaj drogës, nëse bëhen siç duhet, afrojnë një garanci të fortë suksesi deri në 85 për qind. Ndërkohë që varësitë e tjera, qoftë ndaj bixhozit e qoftë ndaj seksit, kanë një natyrë më komplekse për t’u kuruar.

Psikologia Eni Feruli bëri një interpretim krejt tjetër të studimit kontravers të ISNTAT-it dhe ISHP-së duke shprehur rezerva për të.

“Pavarësisht respektit për institucionin në fjalë, nuk e shoh serioz anketimin nga shtatori në shkurt. Te statistikat unë shoh njëgrupmoshë që  nuk mund ta krahasojmë dot, 15 me 49 vjeç. Ky raport është shumë i largët” – tha ajo.

Feruli u shpreh se një nga pikat ku çalon anketa është edhe lidhja që i bëhet aktivitetit seksual me pjellorinë. Ajo u ndal edhe në rastin e përdorimit të drogës, teksa u shpreh se një nga faktorët kryesorë të përdorimit është fantazia seksuale.

a.cupaj

Next Post
Shpërthim me bombë, 20 persona të vdekur e dhjetëra të plagosur në Kolumbi

Sërish punime në autostradën Tiranë-Durrës, ja si devijohet trafiku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

December 28, 2025
Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

December 28, 2025
Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

December 28, 2025
Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

December 28, 2025
Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

December 28, 2025
Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

December 28, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Koha e gabuar” e Salianjit

December 28, 2025
Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

December 28, 2025
“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com