• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Java në RTSH: “Hakmarrja” greke dhe peligrinazhi për Kaçifas më 8 Dhjetor

by A R
01/12/2018 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shifrat dramatike që vijnë matanë kufirit kanë qenë temë e panelit në emisionin “Java” në RTSH. Bëhet fjalë për 180 shqiptarë të vrarë në rrethana të ndryshme në Greqi, që prej vitit 1991.

“Një bilanc lufte në kohë paqeje, ndërsa në të gjitha rastet qeverisjet shqiptare kanë heshtur. Dhe për të reaguar nuk duhet forcë, por mend dhe shpirt” – tha analisti Lorenc Vangjeli.

Por ajo që e rëndon bilancin janë humbjet e jetëve të 6 shqiptarëve në vetëm 10 ditët e fundit. Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se ndërkohë që Parlamenti Europian e detyron Shqipërinë të hetojë me vrasjen e Kostandin Kaçifas, vendi ynë nuk ka bërë as reagimin më minimal ndaj vendit fqinj.

Për analistin Preç Zogaj, interesimi i shtetit për shtetasit e vet kudo ku  jetojnë është detyrim kushtetues. Qeveria duhet të informohet dhe të formojë qëndrimine saj për vrasjet nga policia greke. Që duhen ndarë nga aksidentet dhe vrasjet për arsye kofliktesh me shtetas te tjerë”, tha Zogaj.

“Zakoni shumëvjeçar është ky që shteti shqiotar rendom i trajton si  fëmijë të humbur emigrantët, sidomos kur këta bien në fatkeqësi. Ku qëdnrim  ka shpjegimin e vet, por jo justifikimin” tha ai. “Unë do doja që ngjarjet e fundit matanë kufirit të ishin një koiçidencë dhe të mos kishin lidhje me  rastin Kaçifas. Por mendja gjithmonë të shkon në një atmosferë e ngarkuar me urrrejtje që prodhon tragjedi edhe aty ku mund të shmangen” – tha Zogaj në emisionin “Java”.

Nga ana tjetër, Vangjeli kritikoi tre kryeministrat e fundit: “Nanon për ‘dashurinë’ për ruletat greke, Berishën për nacionalizëm folklorik dhe Ramën për deklaratat e bujshme” –tha ai.

Sipas tij, vetëm  reciprociteti sjell bashkëjetesë e dasma dhe largon vajin e funeralet.

“Ekstremet puqen gjithmonë. Grekët e bënë me Kacifasin. Me shumë zhurmë. Por edhe heshtja shqiptare për këta viktima, është e njëjta gjë. Është edhe padituri, edhe inferioritet” – tha Lorenc Vangjeli.

Ndërkohë, për herë të parë, gazetari Artan Hoxha bëri publike detaje nga çfarë pritet në vijim. Duket se data 8 Dhjetor do të shënojë sërish tensione në fshatin Bularat teksa mbushen 40 ditë nga ekzekutimi i Kostandin Kaçifas.

“Një peligrinazh po tentohet të mbahet në Bularat. A do ta pengojnë autoritetet tona dhe a do të hynë sërish në Shqipëri personat e shpallur non grata? Kjo mbetet për t’u parë” – tha Hoxha.

***

Zbulohet taktika e PD: Të gjithë deputetët e saj kundër Dakos

Emisioni “Java” në RTSH solli detaje të reja nga ‘lufta’ politike që PD i ka shpallur kryebashkiakut të Durrësit.

Redaksia mëson se Partia Demokratike ka në dispozicion pjesë të veçanta të dosjes hetimore 339, që i ka marrë kohë më parë nga personazhe që kishin akses të plotë mbi të.

Në këtë dosje, me disa qindra orë të tjera përgjime të pazbardhura ende, ndër të tjerë, përmendet edhe kryetari i bashkisë së Durrësit. I supozuar për lidhje të papërshtatshme me elementë kriminalë, me përdorimin e tyre për fushatën zgjedhore dhe dhënien në këmbim të favoreve të pamerituara.

Në tre javët e fundit, pothuajse çdo ditë, një deputet i partisë demokratike ka kërkuar arrestimin e zotit Dako si të lidhur me krimin. Duke krijuar kështu një front të përbashkët kundër kryetarit të bashkisë së Durrësit.

Në përpjekje për të dekurajuar akuzat ndaj tij, kryebashkiaku durrsak ka paditur penalisht cilindo nga akuzuesit e tij.

“Siç po duket, ai do të vihet përpara të gjithë deputetëve të opozitës në sallën e gjyqit, përveç rastit kur dosja e famshme 339 nuk ka vajtur vetë në gjykatë, bashkë me të vërtetat e fshehura ende në mijëra faqe dokumentash dhe mijëra orë përgjimesh sekrete” – thekson redaksia e emisionit “Java” të premten mbrëma.

***

Takimi i Pejës, show mediatik apo projekt?

A ishte takimi i Pejës një spektakël patriotik, apo projekt i pashmangshëm? Për të debatuar rreth mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri ishin të ftuar në emisionin “JAVA” deputetët Ervin Bushati, Aldo Bumçi dhe Edmond Haxhinasto.

“Po të shohim atë që po ndodh, mbizotërojnë simbolikat por ka shumë pak përmbajtje. Pra janë takime boshe. Ne kemi dy çështje të rëndësishme siç është ajo e shkëmbimit të territoreve. Dhe kjo temë kaq e rëndësishme rezulton e padiskutuar në tryezën mes Haradinajt dhe Ramës. E dyta, kemi rastin e Rrugës së Kombit. Të gjitha marrëveshjet Shqipëri-Kosovë janë si një letër pa vlerë pa këtë shtyllë kurrizore që lidh dy vendet. Në asnjë mbledhje të përbashkët nuk është diskutuar çështja e taksës” – tha Bumçi.

Për deputetin e LSI, Edmond Haxhinasto, askush nuk i pengon të dy vendet që marrëveshjet t’i firmosin çdo ditë. Nga ana tjetër, Haxhinasto e ka cilësuar si integrim me Kosovën, dhe jo bashkim.

“Ne jemi të detyruar të ndjekim rrugën e BE. Bashkimi ynë do të ndodhë brenda kësaj familje europiane duke integruar ekonomitë dhe duke hequr kufijtë. Por ne mund t’i bëjmë disa gjëra edhe pa bërtitur. Për shembull, heqja e patentave mund të ishte bërë më përpara. Askush nuk na pengon neve për të punuar çdo ditë për çështje të tilla. Nga ana tjetër ne nuk mund t’i imponohemi Bashkimit Evropian duke përdorur një retorikë kushtezuese” – tha ish-ministri Haxhinasto në emisionin “Java” në RTSH.

Ndërkohë, për deputetin Ervin Bushati kjo mbledhje edhe pse e pesta, krijoi më shumë diskutime për shka të mesazheve që dha.

“Përveçse janë finalizuar më shumë se 9 marrëveshje, Shqipëria sot është bërë një lojtar në rajon. Vendi ynë ka folur për mirëkuptim mes fqinjëve për të mos importuar probleme në BE. Sot, Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran dhe vendimet për taksat i merr vetë. Me rëndësi është që dy vendet tona janë me një zë” – tha Bushati.

Ndërkohë, analisti Preç Zogaj u shpreh se e vetmja gjë konkrete që është parë deri më sot, është taksa që u vendos në Rrugën e Kombit. Sipas tij,  gjëja më e mrië e takimit mes dy qeverive në  pejë ishte paketa e marrëveshjeve  për  integrimin e dy ekonomive, por që  u eklipsua  falë  zakonit  të kryeministrit të Shqipërisë , Edi Rama, për  të  shkuar përtej ngjarjeve që prodhon vetë apo me të tjerë, duke u veshur gjeste e deklarata që dihet se  do të shkaktojnë zhurmë, reagime e pikpyetje, pa shumë lidhje me  thelbin e ngjarjes, tha  Zogaj.

 “Gjithsesi, nëse këto marrëveshje dhe të tjera pas tyre fillojnë të zbatohen, mund të themi se takimi i Pejës ishte një shoë  me elementë turbullimi , por që  shkon në drejtimin e duhur. Bashkimi kombëtar është një ëndërr për t’u bërë në bashkëpunim dhe sintoni me partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE”, nënvizoi analisti Preç Zogaj.

***

Drama e të moshuarve, Peza: Mungojnë politikat sociale

Vetëvrasja tragjike e dy të moshuarve në Berat solli në emisionin “Java” psikologen Anxhela Pezë. Duke komentuar dramën e brezit të tretë, Peza tha se përveç problemeve ekonomike, mosha në fjalë shoqërohet edhe me sëmundje kronike dhe mendore.

Për analistin Lorenc Vangjeli, sot familja shqiptare nuk është më ajo tipikja. “Për shkak edhe të emigracionit, sot janë krijuar ishuj vetmie” – tha Vangjeli.

“Mosha e tretë ka si deficit madhor vetminë dhe ky fenomen është global. Kjo sjell tek individi një tkurrje deri në zhvillimin e sëmundjeve mendore duke ia hequr njeriut dëshirën për të jetuar” – tha Peza.

Sipas saj, në Shqipëri mungojnë politikat sociale, teksa solli në vëmendje edhe kapacitetet e ulëta në shtëpitë e të moshuarve.

“Para viteve 90, familja shqiptare drejtohej nga gjyshi ndërsa sot raporti ka ndryshuar shumë. Shumë shpesh mediat e fokusojnë vëmendjen tek fëmijët dhe gratë dhe shumë mirë bëjnë, por duhet t’i jepet hapësirë edhe moshës së tretë ” – tha psikologia Anxhela Peza.

Ndërkohë, në emër të redaksisë, analisti Lorenc Vangjeli dha edhe një mesazh.

“Duke ju lutur që kjo të merret edhe si një mesazh i redaksisë, mos harroni një përqafim për prindërit. Mund të zgjasë një çast, por vlen shumë” – tha ai në përfundim të emisionit.

Next Post
Kryemadhi betohet: Edi, do jem në rresht të parë për të mbrojtur Teatrin

Kryemadhi sulmon Ramën: Je lider i keq, po shkel me këmbë qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In