• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘JAVA’/ Kremlini në krah të Bashës: Po e sulmojnë me retorikën e Enver Hoxhës!

by Java News
17/03/2018 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa politika shqiptare ‘zien’ nga akuzat se Partia Demokratike është financuar nga Rusia për lobimet me SHBA, vjen reagimi i ambasadorit rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin. Ky i fundit i ftuar në emisionin “Java” në RTSH, tha se Moska zyrtare ka mbetur e habitur nga deklaratat e fundit që e shohin Rusinë si “perandorin e së keqes”. Mes të tjerash ai shtoi se të tilla deklarata nuk ndihmojnë marrëdhënien mes dy vendeve, ndërsa theksoi faktin se kujtojnë retorikën e Enver Hoxhës.

“Për sa i përket gjendjes aktuale dhe perspektivave të zhvillimit të marrëdhënieve Rusi-Shqipëri, duhet theksuar që ato kanë tradita të pasura të lidhjeve shumë të ngushta, madje vëllazërore. Sigurisht që pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike në 1961 jemi përballur me një reduktim të bashkëpunimit tonë. Ndërsa në 28 vite të fundit marrëdhëniet tona, nëse i shikojmë në tërësi, kanë qenë normale dhe miqësore. Nuk kemi asnjë problem të pazgjidhur bilateral, të mos flasim për konflikte. Dhe kjo na jep shpresë që raportet tona do të përmirësohen edhe më tej dhe ne do t’ia dalim t’i çojmë në atë nivel të lartë që kemi pasur në periudhën e pasluftës. Në këtë kuadër do të doja ta mbështesja me kënaqësi vullnetin e shprehur nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në intervistat e tyre të fundit për të zhvilluar lidhjet ekonomike, tregtare dhe kulturore me Rusinë. Aq më tepër se lidhjet tona në fushën e arsimit dhe kulturës po zhvillohen mjaft mirë. Unë dua të ndaj me ju një lajm të gëzueshëm: këtë vit u kemi akorduar maturantëve shqiptarë 50 bursa studimi falas për në universitetet e Rusisë. Ky është një rekord i ri! Dhe ne jemi të lumtur që arsimi rus me cilësi shumë të lartë vazhdon të jetë i kërkuar nga të rinjtë shqiptarë.

Po të flasim për planet tona të afërta, çështjet më aktuale të axhendës dypalëshe janë organizimi i një raundi të radhës te konsultimeve diplomatike midis ministrive të jashtme dhe mbledhja e Komisionit Ndërqeveritar për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor, i cili u zhvillua për herë të fundit në vitin e largët 2009. Janë aktivizuar gjithashtu lidhjet turistike. Vazhdon faza finale e bisedimeve për vendosjen e një linje direkte charter midis Moskës dhe Tiranës për periudhën qershor-shtator të këtij viti. Veç kësaj, do të vazhdojmë të nxisim kontakte të mëtejshme midis dhomave të tregtisë së dy vendeve, si edhe do të realizojmë me kolegët shqiptarë projekte të përbashkëta kulturore. Shpresoj që të gjitha këto nisma do të vihen në jetë dhe të na ndihmojnë në rigjallërimin e dialogut tonë, i cili, për fat të keq, ende nuk ka dinamizëm dhe pragmatizëm të mjaftueshëm. Pra, për momentin nuk mund t’i quajmë marrëdhëniet tona si të mirëfillta dhe të gjithanshme për shkak të politizimit të tyre të tepërt.

Kohët e fundit na kanë habitur jashtë mase përpjekjet e disa mediave shqiptare, po edhe të disa përfaqësuesve të organeve shtetërore, për demonizimin e Rusisë. Të krijohet përshtypja që qëllimi i tyre është për të bindur qytetarët shqiptarë se vendi ynë është një “perandori e së keqes”, ndërsa rus do të thotë armik. Deklaratat e fundit që kemi dëgjuar për “tentakulat e Moskës”, të cilat gjoja janë shtrirë në të gjithë rajonin e Ballkanit, ngjanë më së shumti me retorikën e kohës së Enver Hoxhës, por aspak me deklaratat e politikanëve të një vendi modern dhe demokratik. Po të vazhdojmë të ecim me këto ritme, mund të arrijmë në një pikë kur edhe adhuruesit e Dostojevskit dhe Tolstoit do të stigmatizohen si “agjentët e Kremlinit”. Për mendimin tim, kjo është një tendencë shumë e rrezikshme”, tha ambasadori.

Next Post
Zyrtare/VAR-i do përdoret në Botërorin rus

Zyrtare/VAR-i do përdoret në Botërorin rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In