• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Java e së vërtetës për Brexit dhe May

by Java News
18/03/2019 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse parlamentarët britanikë nuk e miratojnë marrëveshjen me Brexit para Këshillit Europian, atëherë të enjten e ardhshme ekziston rreziku që Britania e Madhe të mos largohet nga BE-ja për shumë muaj, ndoshta kurrë.

Në javën e së vërtetës për fatin e saj dhe të Britanisë së Madhe, Theresa May po mundohet të rikuperojë konservatorët e humbur në rrugë, duke tundur sloganet e dështimit para votuesve.

Të dielën, në një letër të hapur në të përditshmen konservatore ”Telegraph”, që në ditët e fundit ka botuar editoriale të flakta kundër ”tradhtisë May”, kryeministrja po apelon ndaj “patriotizmit” të deputetëve të Westminsterit duke i paralajmëruar ata, se përballë një dështimi tjetër, Brukseli mund të humbasin durimin dhe të insistojë në një vonesë të gjatë te divorcit, duke detyruar kështu vendin të marrë pjesë në zgjedhjet europiane në maj.

”Kjo do të ishte një shenjë e fuqishme e dështimit kolektiv të Parlamentit”, shkruan May.

May duhet të marrë konservatoret rebelë dhe të ktheje ne anën e saj marrëveshjen me aleatët e Irlandës Veriore të DUP-it. Pa mbështetjen e tyre, marrëveshja do të refuzohet për herë të tretë. Por, në parlament ende nuk ka vota.

Për këtë arsye, ende nuk është e qartë nëse votimi do të jetë më 19 ose 20, por gjithsesi do të jetë para Samitit të BE-së i thirrur për t’i dhënë dritën jeshile për shtyrjen.

Së pari, ministri i Tregtisë së Jashtme, Liam Fox (do të votojë vetëm nëse kanë mbështetjen e nevojshme ), më pas sekretari i Thesarit Philip Hammond, i cili ishte edhe më i qartë kur tha se ”marrëveshja do t’i dorëzohet anëtarëve nëse ka një numër të mjaftueshëm te kolegëve tanë dhe të DUP-it, që janë të gatshëm ta mbështesin atë , tregojnë se akoma nuk ka vota për të siguruar marrëveshjen e Mayt.  

Sipas burimeve të ”Daily Telegraph”, sindikalistët e Irlandës së Veriut do të kishin pranuar të votonin në favor të marrëveshjes, por në këmbim të një vendi në tryezën e  negociatave të ardhshme të tregtisë me BE-në.

Nga ana tjetër, udhëheqësi laburist Jeremy Corbyn na paraqet strategjinë e tij të dyfishtë.

Nga njëra anë thotë se partia e tij është e gatshme të votojë marrëveshjen nëse i nënshtrohet një referendumi konfirmues, siç është parashikuar nga amandamenti i laburistëve.

Nga ana tjetër, duke e ditur se amendamenti i hartuar nga dy “backbenchers” jo vetëm që do të refuzohet nga konservatoret, por edhe nga pjesa më e madhe e Partisë Laburiste, kreu i opozitës kërcënon me një lëvizje të re të mosbesimit kundër qeverisë me objektivin e saj të vërtetë në mendje: zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë, vendi vazhdon të jetë i tronditur.

Sipas ”The Guardian”, gjigantët e financave me qendër në Londër, kanë njoftuar punonjësit e tyre për rrezikun e transferimeve në minutën e fundit në rast të një mosmarrëveshjeje midis Frankfurtit, Luksemburgut dhe Dublinit.

Një burim nga ”Goldman Sachs” zbuloi se së paku 12 u është kërkuar që të përgatiten të largohen edhe gjatë natës.

(Nga Benedetta Guerrera)

Next Post
FOTO / Nis plazhi në Tiranë, gruaja zhvishet te Liqeni Artificial

FOTO / Nis plazhi në Tiranë, gruaja zhvishet te Liqeni Artificial

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

November 9, 2026
Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

November 9, 2026
A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

November 9, 2026
“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

November 9, 2026
“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

November 9, 2026
Mblidhet Komisioni për Reformën Territoriale! Çfarë propozon opozita?

Reforma “Administrativo-Territoriale 2”, zbulohen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar!

November 9, 2026
Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

November 9, 2026
SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci! Akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH, por…!

SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci! Akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH, por…!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In