• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Java e parë e Shtatorit vendos pikat mbi “i”, çfarë i pret shenjat e horoskopit

by A R
04/09/2023 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muaji Shtator nisi me pak vështirësi në skenën planetare, por do të vijojë dhe përmbyllet më së miri.  Sipas parashikimit të Krisanthi Kallojerit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, është momenti të punojmë fort në mënyrë që gjatë pjesës së dytë të tij të shijojmë suksesin.

Java do të fillojë me përfundimin e prapavijës së Afërditës që do të thotë se jeta e përditshme do të lehtësohet. Gjithashtu do të marrim në konsideratë marrëdhëniet dhe financat tona duke bërë një bilanc që do të përfundojë muajin e ardhshëm. Fundjava do të jetë më e favorizuara për shenjat sepse do të ketë përfitime të mira.

Krisanthi Kallojeri: Shtatori është një muaj i rëndësishëm. Filloi pak me pengesa, me vonesa, me vështirësi por duhet të ngremë barrën e përgjegjësisë në gjysmën e parë të Shtatorit, të bëjmë një organizim të mirë të jetës së përditshme dhe t’i rikthehemi pak së kaluarës ku kemi disa defekte me qëllim që organizimi të bëhet në bazë të periudhës të së kaluarës sepse Shtatori është rifillimi i një viti pas pushimeve, si e hëna pas të dielës. Në pjesën e parë të Shtatorit të ngremë mëngët, t’i përvishemi punës dhe me hënën e re në datën 15 që është pak zhgënjyese duhet të jemi sa më afër realitetit në mënyrë që të kemi suksesin në anën tonë në pjesën e dytë të Shtatorit.

Kjo javë është shumë pozitive. Afërdita kthehet në kurs të drejtë, pra marrëdhëniet, bashkëpunimet, jeta emocionale, çështjet ekonomike që deri tani kishin kaluar disa pengesa do të gjejnë rrjedhën normale. Të gjithë ju që keni krijuar një lidhje emocionale, keni filluar një dashuri të re, keni ndërmarrë një investim të ri, gjatë periudhës nga fundi i Korrikut e deri sot, prej sot e deri më 9 Tetor do nxirrni konkluzionet nëse keni bërë mirë, nëse lidhja do të vazhdojë, nëse investimi ekonomik e financiar është i drejtë. Do të vendosen pikat mbi “i” për sa i përket marrëdhënieve personale dhe çështjeve financiare.

Sot do të krijoni kontakte, do të bisedoni dhe do të keni rezultate pozitive veçanërisht nga pasditja e tutje. Të mërkurën që në orën 10:00 e deri në orën 15:00-16:00 përpiquni të zgjidhni çështjet burokratike, gjeni këshillën apo idenë që do ju udhëheqë në zgjidhje dhe evitoni nervozizmin. Në fundjavë, veçanërisht të premten, përfitoni në çdo drejtim për arsye se do të jenë ditë me fat për të gjithë për çështje ekonomike, bashkëpunime financiare të suksesshme por edhe për jetën personale.

Krisanthi ka gjithashtu edhe një këshillë për të gjithë.

“Mos e lini javën dhe mos e shpenzoni thjesht për të kaluar bukur. Edhe sikur diçkaje mos t’ia shihni menjëherë rezultatet, të dini se ato zhvillime që do të keni këtë javë do t’i japin edhe pak më vonë rezultatet dhe të mirat e tyre”, përfundon astrologia.

Next Post
Kur do të firmoset autorizimi për çështjen e detit me Greqinë? Begaj: Duhet të përmbushë disa kritere paraprake

Kur do të firmoset autorizimi për çështjen e detit me Greqinë? Begaj: Duhet të përmbushë disa kritere paraprake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Përvjetori i sulmit në Izrael, Netanyahu: Hamasi nuk do të ketë më kurrë pushtet në Gaza!

October 5, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

EMRI/ Bie nga kati i dytë i banesës ku po kryente punime, humb jetën 64-vjeçari në Gjirokastër! Policia arreston punëdhënësin

October 5, 2026
Ambasadori amerikan Wendt takohet me kreun e SPAK dhe e njeh me tre prioritetet e Trump: Luftë kundër krimit, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm!

Ambasadori amerikan Wendt takohet me kreun e SPAK dhe e njeh me tre prioritetet e Trump: Luftë kundër krimit, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm!

October 5, 2026
“Ta mbyllim ndeshjen sa më shpejt”- Sfida me San Marinon, Manaj në konferencë: Rekordi i Bogdanit? S’ka rëndësi kush shënon, por…

“Ta mbyllim ndeshjen sa më shpejt”- Sfida me San Marinon, Manaj në konferencë: Rekordi i Bogdanit? S’ka rëndësi kush shënon, por…

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Nesër sfida me modestët e San Marinos, tekniku Maran në konferencë: Nuk ka ndeshje të lehta! As Berisha dhe as Sherri, në portë do të luajë…

Liga e Kombeve/ Nesër sfida me modestët e San Marinos, tekniku Maran në konferencë: Nuk ka ndeshje të lehta! As Berisha dhe as Sherri, në portë do të luajë…

October 5, 2026
Betejë për ujin e Burimasit në Maliq, banorët e fshatit i zënë rrugën ndërtimit të ujësjellësit dhe përplasen me Policinë!

Betejë për ujin e Burimasit në Maliq, banorët e fshatit i zënë rrugën ndërtimit të ujësjellësit dhe përplasen me Policinë!

October 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Nuk është teknika e votimit problemi, por teknika e bërjes së votës

October 5, 2026
VIDEO/ Tensione në Kosovë, deputeti i VV-së tentoi të dilte nga Kuvendi, protestuesit e kthejnë me forcë brenda gardhit!

VIDEO/ Tensione në Kosovë, deputeti i VV-së tentoi të dilte nga Kuvendi, protestuesit e kthejnë me forcë brenda gardhit!

October 5, 2026
Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

October 5, 2026
Dyshohet se ‘gjobiste’ punonjëset, arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së akuzuar të Postës Durrës! U kërkonte çdo muaj…

Dyshohet se ‘gjobiste’ punonjëset, arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së akuzuar të Postës Durrës! U kërkonte çdo muaj…

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com