• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Java e ndryshimeve të mëdha, Meri Shehu zbulon fatin për çdo shenjë të horoskopit

by E B
20/07/2026 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është një javë që Merkuri nga i kundërt bëhet i drejtë, bëri të ditur astrologia Meri Shehu, këtë të hënë, më 20 korrik, në emisionin ‘Rudina”. Sipas saj, ky është një nga lajmet e mira, sepse ka çlirim nga pengesat dhe vonesat.

“Por fillon kundërshtimi midis Jupiterit në Luan dhe Plutonit në Ujor, që fillon një javë të shndërrimeve të mëdha. Është një moment, stacion i madh edhe për njerëzimin në kuptimin e mirë. Për ne vdekatarët e thjeshtë, Merkuri kthehet në rrugë të drejtë dhe kjo na mjafton që të ecim përpara.”

Dashi, 3 yje: Një çështje pune apo familjare fillon dhe qetësohet. Pavarësisht furtunave të mëdha, sidomos në dashuri dhe në qëllime, do kemi një përballje situatash të forta dhe do të kemi një kthesë shumë të fortë për Dashin. E rëndësishme është që të mbani mend që familja, puna, ndonjë biznes familjar, bashkëjetesa apo njohje fillon gjatë kësaj jave.

Demi, 4 yje: Do të jenë mirë në dashuri, do të kenë komunikime, takime sqaruese me familjarët apo të afërmit, por mund të kenë edhe ndonjë takim shumë të bukur romantik gjatë kësaj jave që do t’i çojë në delir në çështjet erotike. Të lindurit e dhjetëditëshit të parë do të sprovohen shumë në çështje familjare dhe karriere.

Binjakët, 3 yje: Mërkuri është i tyre, kthehet i drejtë dhe tregon që çlirohen portat ekonomike për Binjakët, atje ku ndjenin pengesë. Tashmë kemi një rrjedhje të mirë ekonomie, pune dhe biznesesh familjare. Personat me ide dhe projekte të mëdha do të bien në një sprovë shumë të madhe që do t’u kushtojë ekonomikisht dhe nga ana ligjore.

Gaforrja, 5 yje: U rikthehet Mërkuri në rrugë të drejtë dhe shumë projekte dhe plane të tyre do të ecin. Të lindurit në 10-ditëshin e parë kanë një ngërç në çështjet ekonomike. Sapo ta zgjidhin këtë ngërç, fillojnë tentativat për të ecur shumë mirë ekonomikisht.

Luani, 3 yje: Bëhet fjalë për një shndërrim të madh të jetës së tyre dhe duhet të kenë kujdes në bashkëpunime, në vendime të mëdha për jetën e tyre. Duhet të largohet nga një partner që është fuqiplotë apo që i ka mbytur. Gjithë Luanët e lindur në 10 ditët e para të shenjës do të bëjnë një luftë këtë periudhë, por të tjerët do të çlirohen nga prapaskenat, nga punët e vështira dhe nga çështjet ekonomike, të cilat kanë qenë të ngatërruara gjatë kësaj periudhe.

Virgjëresha, 4 yje: Virgjëreshët do të ndihen mirë me mendimin e tyre, me planet e tyre, me mendjen e tyre. Plus, në kombinim me Mërkurin, i cili kthehet i drejtë, shumë të kësaj shenje do ta gjejnë veten në një punë, në një projekt, në një mbështetje dhe do të ndihen shumë mirë. Për Virgjëreshët që kanë një post, do të kenë një prapaskenë të madhe. Të lindurit në 10 ditët e para duhet të kenë kujdes me çështje shëndetësore dhe pune.

Peshorja, 2 yje: Të gjithë planetët punojnë si në fshehtësi për Peshoren dhe mos harrojmë që edhe Marsi në Binjak i jep një lloj tentative për shumë akumulim energjie dhe shumë ndikim të fortë. Peshoret, ngaqë duan një stimulim më të madh, tashmë do të ndikohen nga Jupiteri në Luan dhe nga kjo përballje me Ujorin.

Akrepi, 4 yje: Akrepët janë në një fazë më të qetë, pasi Mërkuri kthehet në rrugën e drejtë dhe hap portat e udhëtimeve, komunikimeve me jashtë, ndonjë çështje ekonomike apo pune. U plotësohet një dëshirë e madhe, por në karrierë një Akrep me shumë pushtet duhet të ketë shumë kujdes, sepse rrezikon pushtetin dhe do t’i duhet një shndërrim i madh për t’iu përgjigjur kërkesave edhe familjare, edhe të punës në këtë periudhë.

Shigjetari, 3 yje: Janë në fatin më të mirë, sepse Jupiteri në Luan i favorizon, por duhet të kenë kujdes nga dëshirat që kërkojnë. Në mërzitje e sipër mund të kërkojnë diçka e cila nuk është pozitive dhe nuk është shumë e dëshirueshme për të tjerët dhe mund të futen në një rrugë të gabuar. Megjithatë, do të çlirohen ekonomikisht dhe një ofertë shumë e mirë pune do t’u dalë gjatë kësaj jave.

Bricjapi, 4 yje: U plotësohen dëshirat, u zbuten marrëdhëniet dhe kërkesat e tyre dhe do të ndihen më me këmbë në tokë. Bricjapët marrin një lloj qetësie dhe kënaqësie. Edhe me kthimin e Mërkurit në rrugë të drejtë do të bëjnë një marrëveshje ekonomike ose një kontratë të mirë në jetën e tyre. Të mos zhyten në luftëra të mëdha apo në beteja që nuk janë të tyre.

Ujori, 3 yje: Për Ujorët do të flasim gjithë vitin, sepse Plutoni është në shenjën e tyre dhe përballen me Jupiterin në Luan, i cili është përballë gjithë vitin me Ujorin. Kjo do të thotë se nuk do ta kenë të vështirë, por do të jenë në qendër të të gjitha situatave. Do të hapet një portë fati për ta.

Peshqit, 2 yje: Ashtu të ndjeshëm siç janë, prisnin më shumë, më shumë dashuri nga partneri/ja, më shumë vepra sesa plane. Por mesa duket partnerët dhe bashkëpunëtorët do të jenë ata që do të flasin më shumë dhe do të projektojnë, sesa do të bëjnë diçka konkrete. Por megjithatë, diçka konkrete do ta marrin këtë javë. Kujdes nga çështjet ekonomike, prapaskenat e punës dhe shëndeti.

Next Post
Meçe: Protestat e PD janë tentativa boshe, nuk rrezikojnë më qeverinë

Meçe: Protestat e PD janë tentativa boshe, nuk rrezikojnë më qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In