• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Java e filmit izraelit në Kosovë”, me mesazhe miqësie

by Java News
21/12/2016 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rrëfim për shkretëtirën shpirtërore të një çifti i cili është në prag të ndarjes, hapi edicionin e shtatë të “Javës së filmit izraelit në Kosovë”.

Ky film i shkurtër i regjisores së re Tamar Goren i parapriu kësaj ngjarjeje, e cila nisi të martën në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” dhe do të përfundojë të enjten, shkruan  “Koha Ditore”.

Nën organizimin e “Bashkësisë Hebraike – Bet Israel Kosova” në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit në Beograd, “Java…” sivjet vjen me katër filma, fitues të çmimeve të shumta nëpër festivale në ndryshme nëpër botë.

“Restaoration” i regjisorit Joseph Madmoni i realizuar në vitin 2011 është njëri prej tyre dhe ka marrë çmime në Festivalin e Filmit në Jerusalem, në “Sundance Film Festival”, “Karlovy Vary” dhe të tjera.

Më pas vjen filmi “Human Recourses Menager” i realizuar në vitin 2010 nga regjisori Eran Riklis, një tragjikomedi e përqendruar në një menaxher i cili përpiqet që ta ruajë reputacionin e biznesit në përpjekje për t’i ikur një afere me media me të cilën përballet.

I fundit në program është “Viti Zero” me regjisor Joseph Pitchhadze, një film i cili është fitues i akademisë së Izraelit dhe flet për një agjent të patundshmërive që e ka gruan në prag të lindjes.

Në depresion ai thur disa tregime që bëhen katalizator i ngjarjeve në jetën e të tjerëve në Tel-Aviv. Këta tre filma të metrazhit të gjatë janë kryesorët në kuadër të kësaj jave të filmit.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj jave, në mesin e mysafirëve, ishte edhe regjisorja Goren. Kanë qenë mesazhet e miqësisë ato që kanë mbizotëruar në fjalime…, citohet Koha. (b.an)

Next Post
Problemet e rrugëve nga përmbytjet, Dervishaj: Situatë problematike në veri

Përmbytjet/ Fondi 450 mln lekë i kalon vendorëve, shpërblehen 2.498 familje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com