• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Java e 15-të e Superligës nis me surpriza, Bylis mund Vllazninë, të dielën derbi Tirana-Partizani

by S T
29/11/2024 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Superliga shqiptare e futbollit ka nisur këtë të premte me raundin e 15-të. Në “Adush Muça” vendasit e Bylis fituan pas katër ndeshjeve “jo” duke mposhtur 1-0 Vllazninë. Të diel në 19:00 spikat derbi mes Tiranës dhe Partizanit.

Në Ballsh ndeshja u shoqërua me rreshje shiu, ndërsa terreni nuk ishte në kushtet më të mira të lojës. Sfida u zhbllokua pas vetëm dhjetë minutash lojë. Një kundërsulm nga e djathta e sulmit bëri që Ayodeji Malomo të lëshonte të djathtën dhe falë një devijimi sfera do ndalej pas krahëve të Kristi Qarrit.

Pjesa e mbetur e pjesës së parë pa Vllazninë më kërkuese, që provoi me Balaj, por Hasanbelli ishte në një ditë shumë të mirë. Edhe në pjesën e dytë Vllaznia e nisi në sulm, por pa rezultat; pasi portieri vendas ishte mirë me reflekset.

Për t’u përmendur se Bylis goditi edhe shtyllën në minutën e 75-të me të sapofuturin në lojë, Ualissson. Në fund Bylis fiton 1-0 dhe merr suksesin e tretë këtë sezon (katër ndeshje radhazi pa fitore), teksa ngjitet në vendin e parafundit me 13 pikë, duke lënë pas Laçin, të paktën për momentin.

Nga ana tjetër Vllaznia ‘shijon’ humbjen e katërt sezonale dhe me 25 pikë mban vendin e dytë, dy më pak se kryesuesit e Partizanit, ndërsa “Demat” kanë shanse për t’u shkëputur.

Ndërkohë, java e 15-të vijon të shtunën me tre duele. Në 13:30 luhen Laçi – Skënderbeu dhe Egnatia – AF Elbasani, ndërsa në orën 16:30 në “Elbasan Arena” përballen Dinamo dhe Teuta.

E diela në orën 19:00 ‘përplas’ Tiranën dhe Partizani në derbin e kryeqytetit, me sfidën që zhvillohet në “Air Albania” të kryeqytetit.

Superliga, raundi 15-të:

E premte, 29 nëntor 2024

13:30 Bylis 1-0 Vllaznia

E shtunë, 30 nëntor 2024

13:30 Laçi – Skënderbeu

13:30 Egnatia – AF Elbasani

16:30 Dinamo – Teuta

E diel, 01 dhjetor 2024

19:00 Tirana – Partizani

Next Post
Aksidenti në tunelin e Kërrabës/ Përplasi efektivin nën efektin e drogës, arrestohet 21-vjeçarja

E rëndë në Durrës, 26-vjeçarja ruse gjendet e varur brenda apartamentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Përsiatje pas një artikulli të Lea Ypit

October 22, 2026

Cfurku tridhëmbësh i anarkisë

October 22, 2026
Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

October 22, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

SPAK ‘godet’ pasuritë e lidhura me grupin kriminal, sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

October 22, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Nuk ka zgjedhje, por farsë”, Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

October 22, 2026
Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

October 22, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

October 22, 2026
Video ‘fake’ e dorëheqjes së kancelarit Merz, autorë grupi i hakerave rusë të lidhur me Kremlinin dhe shërbimin sekret GRU

Protestat, kancelari gjerman Merz: Dhuna nuk duhet të jetë përgjigje, Ballkani Perëndimor të vijojë rrugën drejt BE-së

October 22, 2026
Procesi i Berlinit në Budva| Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Procesi i Berlinit në Budva| Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

October 22, 2026
Ukraina ende në pritje të përgjigjes nga SHBA-ja për kufizimet në Starlink

Ukraina ende në pritje të përgjigjes nga SHBA-ja për kufizimet në Starlink

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In