• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista e 25 prillit, reagon Fatmir Xhafaj: Asnjë luftë s’do të mbetet në mes, çdo energji në funksion të një borxhi të vjetër besimi ndaj çdo socialisti

by Ardit Rada
09/03/2021 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Fatmir Xhafaj ka reaguar lidhur me listimin e kandidatëve për zgjedhjet elektorale të 25 prillit.
Ish ministri dhe ish kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, shprehet se ka pranuar sfidën për pozicionimin përtej kufirit të sigurisë së listës, duke e konsideruar si një detyrë ndaj qytetarëve dhe si një parim për t’i shkuar deri në fund reformës në drejtësi, projektit më të madh të implementuar gjatë qeverisjes “Rama”.

Deputeti socialist nënvizon se “Të gjitha betejat tona për fuqizimin e shtetit të së drejtës gjenden në një moment përcaktues: Ose do të përmbyllim së bashku të gjithë atë çka kemi nisur me aq mund e sakrifica, ose do të përfundojmë në mënyrë të pashmangshme në humnerën e pafundme të atyre që përpara se të prezantohen si alternativë, fillimisht kanë nevojë të çlirohen nga padrejtësia, pandershmëria dhe korrupsioni moral.”.
Ndër të tjera Xhafaj shkruan:

“Kam nderin si socialist që më 25 prill të kem mundësinë e ballafaqimit me qytetarët, maksimalizimin e votëbesimit dhe vijimin e mëtejshëm të përpjekjeve tona për përshpejtimin e proceseve të ndryshimit.
Gjatë karrierës sime politike e kam ndjerë veten çdo çast në fushatë elektorale përballë syve të qytetarëve. Andaj, kurrë s’e kam vendosur në dyshim mbështetjen e besnikërinë e çdokujt që çmon të gjithë sakrificat e mia në politikë në emër të ndërtimit të një shteti serioz e të konsoliduar.
E pranova sfidën për pozicionimin përtej kufirit të sigurisë së listës, si një detyrë e parevokueshme që kam ndaj qytetarëve dhe si një parim që kam në vetvete për të mos lënë në mes asnjë luftë, e sidomos atë më kryesoren e cilën shënjon karrierën time politike, REFORMA NË DREJTËSI.
Të gjitha betejat tona për fuqizimin e shtetit të së drejtës gjenden në një moment përcaktues: Ose do të përmbyllim së bashku të gjithë atë çka kemi nisur me aq mund e sakrifica, ose do të përfundojmë në mënyrë të pashmangshme në humnerën e pafundme të atyre që përpara se të prezantohen si alternativë, fillimisht kanë nevojë të çlirohen nga padrejtësia, pandershmëria dhe korrupsioni moral.
Ndaj lipset që bashkërisht të shtojmë të gjitha forcat për ta çuar me vendosmëri përpara luftën tonë si detyrim kyç ndaj qytetarëve që meritojnë drejtësinë e re, barazinë para ligjit, ndëshkim të korrupsionit, dhe të ardhme më të mirë për fëmijët, të rinjtë e të rejat.
Me bindje dhe me mbështetjen e të gjithë atyre që besojnë tek unë, do vijoj më tej punën me forcë e kurajo të plotë. Çdo energji do ta shpenzoj për borxhin e pashlyeshëm të besimit që kam marrë nga çdo socialist dhe qytetar të ndershëm që s’ma ka kursyer kurrë mbështetjen edhe në ditët më të vështira.
#Shqipëriaesëardhmes
#DrejtësiEBarabartë
#Ndëshkim korrupsionit
#PSmandatiTretë”, shkruan Fatmir Xhafaj.

Next Post
5 rregullat e arta që ndihmojnë për vaksinimin kundër Covid-19

5 rregullat e arta që ndihmojnë për vaksinimin kundër Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

Berisha iu rikthehet foltoreve, të premten në Kukës për të takuar demokratët

November 12, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin

November 12, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Goditet me thikë 55-vjeçari në Fier, përfundon te ‘Trauma’

November 12, 2026
Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

November 12, 2026
Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

November 12, 2026
Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

November 12, 2026
“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

November 12, 2026
Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In