• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Japonia me armët e SHBA mund t’i godasë në ajër raketat e Koresë

by Java News
06/11/2017 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Japonia, sipas Donald Trump, mund t’i qëllojë raketat koreano-veriore në ajër me pajisjet ushtarake të blera prej Shteteve të Bashkuara.Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp në Tokio, presidenti amerikan u shpreh se, kryeministri japonez Shinzo Abe duhet të marrë një sasi të madhe pajisjesh ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, gjë që do të sjellë sipas tij siguri për Japoninë dhe vende të reja pune për amerikanët.“Kur ta bëjë këtë blerje, ka për të goditur lart në ajër raketat e Penianit.

Do ta shihni”, tha Trump.Abe u shfaq i hapur ndaj sugjerimit të shefit të Shtëpisë së Bardhë e u pajtua me komentet e tij, se Japonisë i duhet t’i përforcojë aftësitë e saj mbrojtëse, ndërsa u kujdes të sqaronte se qeveria e vet gjithmonë blen armë nga Shtetet e Bashkuara.

“Mbrojtja raketore është diçka që mbështetet te bashkëpunimi legjitim mes dy vendeve tona. Nëse do të jetë e nevojshme që të rrëzojmë një raketë, patjetër që do ta bëjmë një gjë të tillë”, tha Abe.

Nisur nga situata e vështirë me Korenë e Veriut, forcimi i mbrojtjes japoneze duhet realizuar – sipas kreut të ekzekutivit në Tokio, – si në nivel sasior, ashtu dhe në drejtim të cilësisë.

Dy muaj më parë, Trump pati shkruar në “Tëitter” se do t’u lejonte, si Japonisë, ashtu edhe Koresë së Jugut blerjen e armatimave tejet të sofistikuara nga Amerika. Japonia nuk ka një ushtri profesionale, por e detyruar nga Kushtetuta e saj e pasluftës mbështetet vetëm në një të ashtuquajtur “forcë të vetëmbrojtjes”, gjë të cilën Abe synon ta ndryshojë.

Vizita e kreut të administratës amerikane në këtë vend vjen në vazhdën e turit të tij 11-ditor në Azi, i pari i miliarderit në rajon si president i Shteteve të Bashkuara, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Taksa progresive, nga 1 janari do të rëndojë jo vetëm mbi pagat, por edhe mbi të ardhurat e tjera

Taksa progresive, nga 1 janari do të rëndojë jo vetëm mbi pagat, por edhe mbi të ardhurat e tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

November 10, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

November 10, 2026
Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

November 10, 2026
“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

November 10, 2026
Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!

November 10, 2026
Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

November 10, 2026
Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

November 10, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Pse aktorët politikë pro protestës nuk distancohen nga djegia e Tiranës?

November 10, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

November 10, 2026
Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In