• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Japonezët blejnë ‘biblën e biznesit’, Financial Times

by Java News
26/07/2015 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania mediatike Pearson bën të ditur se Financial Times i është shitur medias japoneze, Nikkei për 1.31 miliardë dollarë (844 milionë paund). Transaksioni, që mund të përfundojë deri në fund të vitit, nuk përfshin pjesën prej 50 për qind të ”The Economist Group” mbajtur aktualisht nga ”FT Group”.

Edhe grupe të tjera mediatike janë përfolur si blerës të mundshëm, si publicisti gjerman Axel Springer. “Perason ka qënë proanr kryesor i Financial Times për 60 vjet. Por ne kemi arritur në një pikë ndryshimi në media, drejtuar dhe nga rritja e shpejtë e rrjeteve sociale dhe telefonëve”, ka thënë shefi ekzekutiv i Pearson, John Fallon. Megjithatë shitja e Financial Times Group nuk përfshin 50% të aksioneve të Pearson tek “The Economist”.

E përditshmja ekonomike britanike lexuar nga drejtuesit dhe vendimmarrësit nga i gjithë planeti, ”Financial Times”, që do të ndryshojë dorë, është në mënyrë të pashmangshme bibla e botës së biznesit. Njohur për faqet e saj ngjyrë salmoni, gazeta është konsideruar si referenca kryesore ndërkombëtare për informacionin ekonomik dhe financiar. “Është e përditshmja kryesore e botës së biznesit, me një audiencë ndërkombëtare që e tejkalon atë të rivalit të saj ”Wall Street Journal”.

Është një burim jetik për shumë në sajë të përsosmërisë së burimeve të saj si dhe forcës së komenteve dhe analizave që mbulojnë tregjet, ekonominë dhe zhvillimet politike”, theksoi Steve Schifferes, profesor i gazetarisë financiare në ”London’s City University”.

Nisur në vitin 1888, FT ka njohur një sukses të menjëhershëm në Britaninë e Madhe para se të merrte një dimension vërtet botëror pas blerjes së saj në vitin 1957 nga shtëpia botuese ”Pearson”, pronar i saj deri në ditët e sotme. E përditshmja, që punëson më shumë se 600 gazetarë botohet sot në më shumë se 20 qytete në mbarë botën, nga Nju Jorku në Tokio duke kaluar nga Hong Kongu, Paris dhe Dubai.

Next Post

Mediat italiane vlerësojnë Shqipërinë: Ndeshja me të do të jetë si një derbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In