Janullatosit i këndojnë edhe labçe! (Video)
Kreu i Kishës Ortodokse shqiptare, Janullatos, është rikthyer ditët e fundit sërish në vëmendje të opinionit publik për shkak të prishjes së kishës në Dhërmi, për të cilën Janullatos u ankua edhe në Athinë. Gazeta “Dita” shkruan sot se një fenomen i ccuditshëm që po ndodh këto vitet e fundit është se në ccdo festival të Rinisë Ortodokse që organizohet cxdo vit me financimet e Janullatosit, këndohet edhe nga një këngë që i dedikohet Janullatosit.
Në festivalin e këtij viti, qe u mbajt në sallen e Katedrales më 1 Qershor 2015, datë që perkonte edhe me njëvjetorin e inaugurimit të saj dhe në sallë, përvecc Janullatosit dhe ambasadorit grek, ndodhej edhe nje mitropolit i Patrikanës së Fanarit. Më poshtë kënga e plotë e publikuar nga “Dita”.
Teksti i këngës labçe për Anastas Janullatosin:
Shpirti i Shenjtë ty te dërgoi / atje ku drita qe shuar / plaga dhembi e kulloi / një si ty për ta shëruar.
Nga peshë e rëndë nuk tundesh fare / dhe pse dirsesh në cdo hap / mes ligësive ziliqare / mbaron udhën nisesh prapë.
Na ndeze flakën e qiririt / gurët e themelit zbulove / ja përtërite zjarrin gjirit / përmbi gur ccfarë nuk ndërtove.
Të urojmë nga zëmëra / Hirësi lart e më lart / gëzuar për shumë mot / për shumë vjet o kryezot!
Video: