• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Janjiç ua përplas në fytyrë politikanëve serbë për Kosovën

by Java News
03/01/2018 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarë të Serbisë vazhdojnë në çdo mënyrë të mohojnë ekzistencën e shtetit të Kosovës. Këtë e bëjnë sa herë që përmendet Kosova edhe pse janë të vetëdijshëm për realitetin, transmeton Koha.net.

Ata shkojnë aq larg, sa që, për shembull, Milovan Drecun, kryetar i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, thotë se në Prishtinë “nuk ka” ambasadorë të huaj!

Ky “konstatim” i Drecunit ka ngritur tensione dhe mospajtime të thella ndërmjet tij dhe Dushan Janjiqit, drejtor i Forumit për marrëdhënie ndëretnike në një debat televiziv në tv pink mbajtur ditë më parë.

“Ata nuk janë ambasadorë. Ata janë të ashtuquajtur ambasadorë pasi që ne nuk e kemi njohur të ashtuquajturin shtet të Kosovës. Dhe meqë është kështu, ata nuk kanë si të jenë ambasadorë”, ka thënë Drecun duke iu referuar deklaratave të ambasadorëve të huaj në Prishtinë rreth debateve të fundit për Gjykatën Speciale në Kosovë.

Janjiq e ka kundërshtuar Drecunin duke thënë se ata janë ambasadorë dhe kryepërfaqësues diplomatikë të vendeve që e kanë njohur Kosovën.Pasi Drecun ka këmbëngulur në të veten, Janjiq e ka braktisur me protestë debatin duke thënë se “unë nuk jam parlamentar dhe nuk mund t’i pranoj këto konstatime”. (b.an)

 

Next Post
Mandatet e Rakipit dhe Rehovicës, KQZ vendos sot për fatin e dy deputetëve

Mandatet e Rakipit dhe Rehovicës, KQZ vendos sot për fatin e dy deputetëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com