• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Janinë/ Lila: Kur ra tërmeti isha në hotel me gruan dhe djalin… natën e kaluam në makinë!

by Java News
16/10/2016 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëkundjet e tërmetit në afërsi të Janinës, në Greqi, kanë krijuar një situatë paniku te banorët e zonës, ku edhe pse mbi 160 lëkundjet nuk kanë shkaktuar pasoja të rënda, por vetëm disa dëme materiale, situata mbetet alarmante.

Lojtari i përfaqësueses sonë, Andi Lila, i cili aktivizohet te skuadra e qytetit të Janinës, tregon orët e panikut mes lëkundjeve dhe vështirësisë për të gjetur një vend të sigurtë, me fëmijën e vogël dhe bashkëshorten, mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Ishte ora 11:30 në Greqi, kur u ndie lëkundja e parë dhe nga më të fortat. Unë ndodhesha në atë moment në hotel, bashkë me nusen dhe djalin, dhe isha bërë gati për gjumë. Mora djalin në krahë dhe dola menjëherë në hollin e hotelit. Me t’u qetësuar disi situata, u ngjita sërish në dhomë. Por lëkundjet nisën të ndiheshin çdo 10 minuta, e nga ai moment vendosa ta kaloja natën në makinë, së bashku me familjen”, rrëfen Andi Lila.

Njoftimet e mediave greke flisnin për një situatë të paqëndrueshme, ndërsa sizmiologët nuk kanë dhënë ende fjalën e tyre për qetësimin e situatës. Për këtë arsye, Andi Lila vendosi që të paktën të siguronte familjen, duke e sjellë në Shqipëri.

“Faktikisht u nisa me makinë për në Shqipëri, por për të sjellë familjen, nisur edhe nga fakti që nga klubi më kishin njoftuar se ndeshja e kësaj të diele nuk do të luhej. Por rrugës deri në Kakavijë, drejtues të klubit më morën sërish në telefon për të më thënë se ndeshja nuk do të anulohej dhe duhet të luhet po sot pasdite. Kam luajtur në shi, dëborë, diell, por në një situatë lëkundjesh sizmike nuk kam luajtur ndonjëherë. Edhe këtë më duhet ta provoj”, thotë më tej Andi Lila./tch/a.k

Next Post
Çamëria/ Sherr në politikën greke, Kotzias: Vumë “vijat” e kuqe, deputetja e “Demokracia e Re” hapi çështjen

"Ju kalojmë në të gjitha drejtimet, ushtarakisht dhe ekonomikisht"... Paralajmërimi i Kotzias për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In