• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Jani Zaka, dëshmia e plotë për takimet me Shullazin

by Java News
27/04/2016 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jani Zaka është një ndër biznesmenët që sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda është kanosur me jetë nga Emiljano Shullazi, pasi ka dashur t’i përvetësojë pronën tek zona e NSHRAK-ut në Tiranë.

Gazeta Shqiptare ka mundur të sigurojë deklarimin e tij dhënë më 3 shkurt 2016 para policisë, ku ai tregon kontaktin e parë me Shullazin si dhe komunikimet me të. Gjatë gjithë deklarimit të dhënë në polici, i cili mban firmën e tij, 40-vjeçari Jani Zaka pohon se ka kontaktuar me një person tjetër që ka ndërmjetësuar në takimin me Emiljano Shullazin.

Gjatë kontaktit të drejtpërdrejtë me të, Emiljano Shullazi i ka kërkuar që të zgjidhë menjëherë problemin që ka me Fadil Sinanin, personin që i ka shitur pronën garazh me sipërfaqe 1.200 m2.

Në këtë procesverbal të marrë nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Arben Dyrmishi, Jani Zaka nuk përmend kanosje ndaj tij apo familjarëve. Megjithatë, fill pas deponimit, shtetasi Arjan Zika është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në muajin mars në garazhin e tij u vu tritol.

Dëshmia e plotë:

“Jam banor i Tiranës dhe kam adresën dhe gjeneralitetet e sipërpërmendura. Para disa vitesh, unë te Lesharaku (NSHRAK-u, shën. red.) kam blerë nga shtetasi Fatmir Sinani një parking nëntokësor me sipërfaqe 1.200 m2 për një vlerë 300.000 euro. Parkingun unë e kam blerë me kontratë porosie, pasi pallati është i pahipotekuar. Fatmiri, pasi më bëri shitjen, më ka thënë se parkingu kushtonte më shumë seç ia kisha blerë unë dhe unë i kam thënë se, në qoftë se më kthente lekët, unë në çdo moment do t’ia ktheja pronën këtij shtetasi.

Para dy ose tre muajsh, dhe ka qenë ditë e hënë, më ka marrë në telefon një person dhe më thotë që ‘të kërkon Emiljano Shullazi’. Unë i kam thënë që ‘ndodhem jashtë Tirane dhe me t’u kthyer do të të njoftoj vetë’. Ditën e enjte, por si datë nuk më kujtohet, jam kthyer në Tiranë dhe kam marrë në telefon personin që më mori, dhe ai më thotë ‘jam te lagjja ku rrimë, afër shtëpisë së Emiljanos. Unë kam vajtur dhe jam ulur në një lokal të bardhë dhe personi më ka thënë që ‘më prit ta njoftoj’. Pasi prita pak, personi më thotë që ‘nuk vjen sot, por mbaje telefonin hapur nëse do të të telefonojë ai vetë’.

Ditën tjetër më telefonon rreth orës 13:00 ky person, por si datë nuk më kujtohet, dhe më thotë ‘po të presim te lokali mbrapa Xhakes’. Unë kam vajtur te lokali dhe atje ishte Emiljano, i cili më priste në lokal. Emiljano më thotë ‘çfarë garazhi i ke mbajtur peng Fatmirit?’ Unë i kam thënë që, ‘nuk i kam mbajtur peng garazh, por më ka shitur garazh’, dhe ai më thotë ‘zgjidheni me Fatmirin këtë problem’.

Për këtë gjë kam vënë në dijeni dhe kushëririn Mitri Prifti. Dua të theksoj se, edhe në datën 01.02.2016, rreth orës 13:00, unë jam takuar me Emiljanon tek i njëjti lokal, pasi më njoftoi një kushëriri i tij, dhe ai më tha ‘zgjidheni problemin me Fatmirin sa më shpejt’.

Pyetje: A keni gjë tjetër për të shtuar?

BW

Next Post

Paraardhësit tanë kishin një ecje moderne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

November 4, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Trump u kërkoi amerikanëve të votonin sikur ai të ishte në fletën e votimit. Ata e dëgjuan!

November 4, 2026
Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini

Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini

November 4, 2026
Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëngët

Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëngët

November 4, 2026
Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill

Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

November 4, 2026
Demokratët në Merilend synojnë të ndryshojnë hartën zgjedhore për të marrë një tjetër vend në Kongres

Demokratët në Merilend synojnë të ndryshojnë hartën zgjedhore për të marrë një tjetër vend në Kongres

November 4, 2026
Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

November 4, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

November 4, 2026
Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

November 4, 2026
Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In