• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Janë të trembur nga dalja në skenë e…”, Ngjela bën propozimin: Është shpëtimi i vetëm i shqiptarëve!

by A R
14/07/2020 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i njohur, Spartak Ngjela përmes një analize të gjatë në rrjetet sociale ka bërë thirrje për bashkim të Shqipërisë me Kosovës. “Kjo ka qenë dhe kjo po mbetet ende të jetë filozofia shqiptare e kësaj kohe, sepse, pas këtij bashkimi njështetëror, Shqipëri dhe Kosovë, çështja e marrjes së Çamërisë dhe e territoreve të tjera shqiptarë, në një bashkim kombëtar shqiptar, është pastaj vetëm një çështje kohe. Por, për çdo pushtetar dhe politikan shqiptar, ky duhet të jetë qëllim parësor. Janë edhe politikat e mëdha perëndimore që po e kërkojnë këtë bashkim”, shkruan Ngjela në nisje të postimit të tij.

Postimi i Ngjelës

Duhet të bëhemi të ndërgjegjshëm për një gjë: Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë një shtet. Vetëm ky bashkim i nxjerr shqipëtarët dhe i shpëton nga një krizë e gjatë psëqindvjeçare, e cila nuk i ka lejuar të krijojnë një komb të plotë shqiptar.

l.

Kjo ka qenë dhe kjo po mbetet ende të jetë filozofia shqiptare e kësaj kohe, sepse, pas këtij bashkimi njështetëror, Shqipëri dhe Kosovë, çështja e marrjes së Çamërisë dhe e territoreve të tjera shqiptarë, në një bashkim kombëtar shqiptar, është pastaj vetëm një çështje kohe. Por, për çdo pushtetar dhe politikan shqiptar, ky duhet të jetë qëllim parësor. Janë edhe politikat e mëdha perëndimore që po e kërkojnë këtë bashkim.

A e di politika amerikane dhe a e pranon këtë skemë panshqiptare? E di politika amerikane që kombin shqiptar të bashkuar, ajo e ka tërësisht në interesin e vet? Dhe, më në fund: amerikanizmi është fryma e historisë moderne: e di politika amerikane që albanezët janë të gjithë me këtë frymë?

Sigurisht që e di, sepse ky Bashkim arbëror në Ballkanin Perëndimor ka qenë edhe skema e Perandorisë Austro-Hungareze, që në fund të Shekullit të Nëntëmbëdhjetë. Për Shqipërinë e fundit të Shekullit të XIX janë përplasur me njëra-tjetrën tre perandoritë e asaj kohe: Austro-Hungaria, Rusia dhe Perandoria Osmane.

Kjo është politika edhe sot, sepse kjo vijon të jetë arsye e pastër historike, madje kjo ka qenë arsyeja që edhe vendet e boshtit Gjermani – Itali e tentuan ta kryenin gjatë luftës së Dytë Botërore, sepse ato si politikë e kishin trashëguar nga politika austrohungareze.

Prandaj kuptohet se, edhe sot, armiqësia e Rusisë me Perëndimin e lartë, SHBA dhe Gjermani, e ka domosdoshmëri riformimim e Shqipërisë Etnike dhe dobësimin real të të dy shteteve që janë pushtues territoresh shqiptare, Greqisë dhe Serbisë. Kjo është arsyeja që shpesh e më shpesh greko-sllavët bërtasin “po formohet Shqipëria e madhe”, për të treguar që po ringjallet politika e boshtit fashist, në një kohë kur, në Perëndim po del në skenë politika arsyes austrohungareze e fillimit të Shekullit të Njëzetë, kur kjo kërkoi ndërtimin e shtetit shqiptar me 92 mijë km2, si kundërpeshë antiruse. Prandaj, duke i qënduar historisë, kjo duhet të jetë realisht edhe politika aktuale amerikane, dhe, po kuptohet që kjo është.

ll.

Historia politike nuk ndryshon dot në dy shekuj, madje as në tre, prandaj shihet që Shqipëria Etnike vazhdon të jetë politikë e Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.

Konferenca e Londrës, që e cungoi atë që duhej të ishte Shqipëria e pavarur, i jepte Shtetit të ri Shqiptar një sipërfaqe me rreth 28.000 km2, dhe me 800.000 banorë. Por Shqipëria Etnike që dëshironin patriotët e mëdhenj shqiptarë, me qëllim të lig, ishte ndarë nga Stambolli në katër vilajete që të mos iu jepej kurrë shqiptarëve një autonomi tokësore e plotë: të katër territorët shqiptarë të copëtuar, ishin ndarë në katër qendra administrative: Shkodra, me 10.800 km2; Janina, me 17.000 km2; Kosova, me 32.900 km2; dhe, Manastiri, me 28.500 km2. Por këtyre të katërtave iu shtohej edhe një pjesë e vilajetit të Selanikut, me rreth 3.000 km2.

Të gjithë këta territore së bashku, që janë gjithsej 92.200 km2, duhej të ishin përbërësit e Shqipërisë Etnike me një popullsi prej rreth tre milionë banorë atëherë, dhe me një popullsi prej rreth 8 milionë banorësh shqiptarë sot.

Por kjo nuk duhet të mos të të kujtojë se janë dhe rreth katër milionë arvanitas-shqiptarë dhe shqiptarë ortodoksë çamë, që jetojnë sot në Greqi. Këta sigurisht që do të jenë pjesa e dytë e procesit të rigjallërimit me formim tërësor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

lll.

Përçarja është ende e veçanta e fenomenit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, dhe kjo vjen nga kundërshtarët shekullorë të shqiptarëve, të cilët kanë dashur t’i zhdukin shqiptarët tërësish si etni: këta janë – Rusia, Greqia, Serbia. Fakti që kanë dashur t’i zhdukin kur shqiptarët kanë qenë të vetëm, tregon që u kanë frikën.

Nëse ka në historinë njerëzore sot një popull që ka mbijetesë historike me vlera të mëdha, ky është populli shqiptar. Kur të shkruhet e plotë historia e Shqipërisë, vetë shkenca e historisë dhe mendimi historik njerëzor do të kuptojë se cilët janë shqiptarët dhe cila është historia e vërtetë e Evropës.

Në fakt, pikërisht në këtë çështje ka konsistuar frika që ka krijuar një kryqëzatë disashekullore me hordhi greke dhe sllave kundër shqiptarëve.

Të jetë e vërtetë vallë? Vetëm ata që nuk e njohin historinë e ngrenë këtë pyetje. Atëherë, ku ka qenë e spikatur kjo frikë dhe pse?

Frika e armiqëve shekullorë të shqiptarëve ka ardhur si pasojë e historisë që kanë krijuar figurat e mëdha historike arbërore dhe shqiptare: Piroja i Epirit, Justiniani i Parë (themeluesi i jurisprudencës evropiane), Gjergj Kastrioti, Ali Pashë Tepelena, dhjetëra udhëheqës ushtarakë të Perandorisë Bizantine dhe Perandorisë Osmane, Papa Klementi i Xl Albani – i gjithë fisi i famshëm shqiptar i Albanëve, të deklaruar shqiptarë; fis ky që ka dhënë mbi gjashtë kardinalë të famshëm Albanë, bashkë me papën më të madh të katolicizmit: Klementin e XI Albani; të gjithë me origjinë nga Kelmendi i Malsisë së Madhe.

Të gjithë këta, që, në fakt, janë vetëm një numur i vogël i figurave të mëdha shqiptare me vlerë të ndritur historike, përbëjnë historinë reale të Shqipërisë. Por kjo histori e madhe, ka qenë prova e forcës së shqiptarëve në histori, dhe, si e tillë, ka krijuar nga armiqtë skemën e tyre për zhdukjen e autoktonisë shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Për këtë, sigurisht që i ka ndihmuar shumë edhe qenia e pushtimit osman në të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Por, nuk ia arritën dot, prandaj sot serbë, rusë dhe grekë, janë nën shqetësim maksimal dhe të trembur nga dalja në skenë e historisë së vërtetë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, histori kjo që është së tepërmi edhe një interes i politikës amerikane.

Kjo kohë do të vinte, dhe tani që nga lufta për Kosovën, ka 22 vjet që është në moton e kohës sonë historike. Gjithçka do të shkojë te bashkimi i kombit të plotë shqiptar.

Next Post
Çifti i moshuar respekton rregullat, i riu nga Gjirokastra: Do qëndroj 15 ditë, nuk ka shans ta shkel

Austria "mbyll dyert" për Shqipërinë, ambasada: Merrni masa për të shmangur bllokimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

March 21, 2026
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In