Edicioni 2017-18 do të ketë në histori numrin më të madh të skuadrave shqiptare të përfshira në garat evropiane, më së shumti deri tani.
Kampioni i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, Kukësi dhe Trepça ’89, janë dy skuadrat shqiptare që do të luajnë në kualifikimet në Ligën e Kampionëve.
Pesë skuadra të tjera do të marrin pjesë në kualifikimet për Ligën e Evropës. Ato janë Prishtina, Partizani, Tirana, Skënderbeu dhe Shkëndija nga Tetova. (b.an)