• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Janë parashikuar 4.3 miliardë lekë, nga 2026, pagat në shtet do të indeksohen në bazë të inflacionit

by A R
02/09/2024 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pagat e atyre që punojnë në shtet, nga viti 2026 do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet. Për këtë qëllim qeveria ka parashikuar një fond prej 4.3 miliardë lekësh. Kjo shumë është sa 0.2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Pra duhet parë inflacioni në vitin 2025, ai inflacion do të merret për bazë për indeksimin e pagave në sektorin publik në vitin 2026. Sigurisht që kjo është një shifër minimale dhe në parim fuqi blerëse mbetet po e njëjtë. Pra një punonjës i administratës publike, pas indeksimit merr të njëjtën gjë”, shprehet Erald Pashaj, ekspert i tregut të punës.

Janë parashikuar 4.3 miliardë lekë, nga 2026, pagat në shtet

Ndërkohë pas objektivit për “pagë mesatare 900 euro”, qeveria duket se ka hequr dorë nga reforma të ngjashme. Për vitet 2025 dhe 2026 nuk është parashikuar asnjë fond për politika të reja pagash nga 11 miliardë lek lekë këtë vit.

“Në radhë të parë pagat duhet të rriten çdo vit, pra jo të grumbullohet rritja dhe të bëhet në një vit të caktuar kur vjen situata ekonomike apo njerëzit largohen. Nuk duhen bërë ndryshimet kur jemi keq. Ndryshimet duhet të bëhen paraprakisht”, shprehet Pashaj.

Janë parashikuar 4.3 miliardë lekë, nga 2026, pagat në shtet

Me gjithë retorikën e madhe për rrite pagash, një shqiptar pavarësisht nëse është rrogëtar në shtet apo privat, merr mesatarisht 3.6 euro në orë. Një orë punë në Shqipëri vlerësohet më pak se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës.

“Paga jepet për sa paguhet një punë në treg. Nëse një punë në treg paguhet X, aq duhet të paguhen edhe punët e ngjashme me të. Kush pastaj ka performancë më të lartë, do të duhet të marrë diçka më shumë”, thekson Pashaj.

Janë parashikuar 4.3 miliardë lekë, nga 2026, pagat në shtet

Kriza e veçanërisht tre viteve të fundit, ktheu vëmendjen e bizneseve dhe qeverisë si kurrë më parë te punonjës. Për të frenuar disi emigracionin, qeveria nisi vitin e shkuar reformën e pagave në administratën publike. (A2 Televizion)

Next Post
Fiton mandatin e dytë\ Rizgjidhet në krye të PE, Ursula von der Leyen

'Ballkani Perëndimor ka qenë kufi midis dy botëve', von der Leyen: Kremlini përpiqet të trazojë ujerat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

BE miraton paketën e 20-të të sanksioneve ndaj rusëve, von der Leyen: Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë

February 6, 2026
Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

February 6, 2026
Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

February 6, 2026
50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Eksperti i qarkullimit rrugor: Duhet VKM specifike për mënyrën se si duhet të përdoren monopatinat

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Reforma: Teritoriale versus strukturore

Reforma: Teritoriale versus strukturore

February 6, 2026
“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

February 6, 2026
Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

February 6, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

Miratohet amnistia penale/ Ministri Lamallari: E nevojshme! Paraburgimi i tejzgjatur, s’duhet të ketë vend

February 6, 2026
“Gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon!”, Lamallari: Problemi është te stoku i dosjeve dhe proceset që zvarriten

“Gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon!”, Lamallari: Problemi është te stoku i dosjeve dhe proceset që zvarriten

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In