• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Janë kundër çdo vlere, edhe kur bëhet fjalë për kombin

by Artur Ajazi
07/11/2019 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike ka mbi 10 ditë që ka ndërsyer skalionet e saj “antikomuniste” të merren me fotografitë në bulevard, duke shpikur dhe sajuar lloj-lloj histori mashtrimesh me “heronj, gogolë, zaptues dhe mashtrues”, por që në fakt asgjë prej tyre nuk ka lidhje me realitetin e një lufte çlirimtare, që na rreshtoi në sytë e botës mbarë, fitimtarë. Ish-opozita e vetmuar dhe pa asnjë përkrahje, ka nxjerrë nga strofulla e tyre, të gjithë arsenalin e saj, për të kryer baltosjen, verifikimin, dhe mohimin e çdo heroi, që dhënë jetën në periudhën 5 vjeçare të luftës çlirimtare.

Të yshtur nga celula më famëkeqe e ish-komunistëve, që dikur të bënin namin, madje edhe të denonconin për basetat e gjata dhe pantallonat kauboj, PD e sot e mbetur në mentalitet mbi 150 vjet mbrapa, i është sulur çdo vlere që lidhet me kombin, i është sulur heronjve, dhe po i “denigre de valeurs” ata, edhe pse dikur dhanë jetën kur ishin jo më shumë se 20 vjeç. I është sulur fakteve e dokumentacionit historik të arkivave vendase dhe atyre të huaja, që lidhen me epopenë më të lavdishme të historisë kombit, me luftën çlirimtare.

Eshtë e pamundur dhe e pakonceptueshme të mendosh se si, një parti politike që pretendon se “çështjen kombëtare e ka në plan të parë” të merret me foto heronjsh, të mohojë gjithçka kanë bërë ata bij nënash, për luftën çlirimtare. Një parti që gënjen vehten (dhe jo më shqiptarët) se është për bashkim kombëtar, për paqëtim mes shqiptarëve, e profka të tjera, sot e gjithë ditën merret me heronjtë e kombit.

Në Partinë Demokratike nuk i duan heronjtë, nuk i duan çlirimtarët, nuk i duan patriotët, nuk i duan vlerat e çmuara të këtij vendi, por duan të ngrejnë (siç kanë bërë deri sot) në piedestal kolaboracionistët, ata që punuan me zell të padëgjuar, me pushtuesin si në asnjë vend tjetër në Europë. Në SHQUP, duan miqtë, dhe puthadorët e zaptuesit, duan ata që vranë dhe grabitën gjatë luftës çlirimtare fshatarë të pafajshëm, duan ata që ja mbathën pas 29 nëntorit maleve dhe jashtë vendit bashkë me pushtuesin.

Përse vallë kjo histeri ndaj fotografive, ndaj heronjve, ndaj vlerave tona të çmuara kombëtare, përse gjithmonë Partia Demokratike rreshtohet në krahun e humbësit, në krahun e bashkëpunëtorëve të zaptuesit, përse rreshtohet kundër çdo lufte çlirimtare, të jetë rastësi vallë ? Rezulton se nuk është asgjë rastësi, po të kemi parasysh kaosin që PD ngriti në mëndjet e shqiptarëve, duke u marrë për 20 e ca vjet me 28 dhe 29 nëntorin, duke u marrë me mohimin e luftës çlirimtare, dhe duke dekoruar gjithë bashkëpunëtorët e italianëve dhe gjermanëve nga 1939 deri 1944.

Nuk është rastësi, njollosja e heronjve, kur kujton se çdo bashkëpunëtor aktiv i italianëve dhe gjermanëve dhe që ka vrarë shqiptarë të pajafshëm, është dekoruar nga ish-presidentët e SHQUP-it. Një badërrdi e madhe, tek lexon listën e gjatë të atyre që janë dekoruar me medalje “trimërie dhe demokracie” nga ish-kukullat e SHQUP-it, me urdhër të Doktorit, duke mohuar vlerat, luftën dhe jetën e atyre që nuk e dinin fare çfarë ishte komunizmi, por morën pushkën dhe dolën malit për liri. Kjo ka sjellë përçarje, dhe nuk ka qenë e “rastësishme” por kryekëput e qëllimshme, nga një parti që nuk ka qenë, dhe nuk është e djathtë, nga një forcë politike që më tepër se çështjen kombëtare dhe paqëtimin mes shqiptarëve, ka patur “merak” paprekshmërinë e interesave klanore dhe pasurive të sheikëve të saj.

Next Post
EMRAT/ Dy shqiptarë presin hekurat e dritares dhe arratisen nga burgu në Greqi

Gjykata greke shpall të pafajshëm emigrantin shqiptar për vrasjen e biznesmenit

Comments 1

  1. Roland says:
    7 years ago

    Po ca merresh me pd aman, ata kane ikur per lesh me kohe. Sjane me as parti, as fryme… nuk perfaqesojne me asgje!
    Merru me faktin qe nuk kemi fare opozite, si dhe pse vete ju mediat/gazetaret beni lajme per cdo pordhe qe behet andej nga shupi. Pse nuk beni lajm dhe pordhet qe bej une, ose bes kallakut me shume vlere kane e sigurt!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In