• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A janë këto orët e fundit të Adriatik Llallës para arrestit?

by Java News
15/04/2018 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditët e mira për kryeprokurorin shqiptar mbaruan. Tashmë me sa duket po fillon zbritja. Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është në prag të arrestimit. Burime nga organi i akuzës nuk e mohuan faktin se në ngarkim të Llallës pritet që shumë shpejt te dorëzohet urdhër-arresti, banuar ne 4 akuzat për të cilat Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet.

Ky lajm vjen në kohën kur përplasja Llalla-Lu është rikthyer dhe njëherë në qendër të vëmendjes, pas akuzave dhe kundërakuzave të hedhura nga të dy.

Prej kohesh ambasadori amerikan Donald Lu ka mbajtur nje qëndrim te ashpër dhe kritikues ndaj Adriatik Llallës, te cilin e ka akuzuar publikisht si personi qe ka dashur te pengoje reformën ne drejtësi.

Por akuzat kaluan ne nje tjetër nivel dhe nuk mbetem ne vetëm ne kuadrin e personit anti-reforme. Ato u formësuan pas vendimit te Departamentit Amerikan te Shtetit, i cili e shpalli non grata Adriatik Llallën, si person i përfshire ne afera te mëdha korruptive.

Përplasjet vijuan pas publikimit te letrës qe Adriatik Llalla, gjate kohës kur ishte Kryeprokuror i kishte drejtuar Kongresit Amerikan. Nder te tjera ai akuzonte Ambasadorin Lu se i kishte kërkuar nominalisht, arrestimin e Ilir Metës.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Ambasadorit te Shteteve te Bashkuara ne Tirane, i cili i cilësoi si gënjeshtra keto pretendime me argumentin se Adriatik Llalla i trembet arrestimit për korrupsion. Por debati Lllalla-Lu nuk u mbyll me kaq.

Një ditë më parë, me ane te një deklarate per mediat, ish-kryeprokurori lëshoi serish akuza ndaj diplomatit amerikan, duke u shprehur se ai ka marrë rolin e prokurorit, gjykatësit dhe te jurisë, duke e shpallur ate si fajtor per korrupsion, ne kohen kur, sipas vete Llallës, ndaj tij nuk ka asnjë prove.

Lllalla kërkoi nga Lu qe te heqë dore menjëherë nga abuzimi me pushtetin dhe ndërhyrjen ne punët e sistemit te drejtësisë shqiptar.

Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit e ka nisur procedimin penal ndaj Llallës në 15 mars 2018. Dosja me numrin 447 përmban 4 veprat penale: Deklarimi i rremë i pasurisë, mosdeklarimi i shumave të të hollave ne kufi, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe shpërdorim detyre. (Vizion)

Next Post
Bombardimet në Siri/ Rusia do të përfshijë arabët

Bombardimet në Siri/ Rusia do të përfshijë arabët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In