• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Janë idiotë apo bëjnë vetë, ose…të dyja bashkë?”

by Java News
14/02/2023 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rama mund të vihet në diskutim për shumëçka, sigurisht dhe për cilësinë qeverisëse, pos korrupsionit apo moralit politik, por as që diskutohet potenca e tij kurrë e zbehtë ligjëruese, me gjetje aq domethënëse, viktimë e të cilave mund të jetë dhe vetë ai.

“Je idiot apo bën vetë?”, është ndër më të fundit, frazë gjithsesi e njohur, drejtuar gjatë një séance parlamentare e deputetit opozitar Agron Shehaj, një emër që me të vërtetë i rri një pikëpyetje e fuqishme mbi kjo mbi inteligjencën nën dyshime.

Dhe nuk është thjesht ofezë, siç Rama e shpjegoi. Vërtet, kjo pyetje merr një përmasë vërtet serioze, jo thjesht fyese, kur sheh sjelljen e degraduar të Berisha & Co. Për një mendje normale, vështirë se gjen aty një linjë logjike, aq më pak inteligjence politike.

Të zhytur në konspiracione politike, me një lehtësi të papërballueshme të fyerjes që i bëjnë inteligjencës më normale njerëzore me thrillere të sajuara, vulgariteti dhe banaliteti i tyre po prek kulmet.

Dhe nuk është thjesht fenomen i veçuar. Kështu ka qenë gjithnjë, mjaft që aty, në PD, gjithçka karakteriale është ajo çfarë është karakteri i Berishës, një primitivzëm i frikshëm politik, nganjëherë dhe njerëzor.

Mundet që dikush aty, pa hyrë në atë lloj vathe politike, të ketë patur diç tërheqëse, në mend a moral, por posa ka hyrë aty, posa është ushqyer me ushqimin e atyshëm të ofruar nga Berisha, ka ndodhur transformimi. Ndaj sot, nuk haset në PD qoftë një zë të vetëm, i cili kur hap gojë është vetja e tij, por jo vetëm kaq, ndodh të thotë ndonjë gjë tërheqëse, të mençur, me vlerë për t’u dëgjuar, edhe për kulturim politik, pra diç që ndryshon nga Berisha apo që nuk ka pikëtakim me të. Zero!

Më kryesorja, si dhe më trishtuesja, ajo çfarë thonë, rregullisht, pa përjashtime, është ajo që dhe vetë nuk e besojnë. Ndaj rezultati është ai që është: vuajnë prej vitesh një pabesueshmëri konstante në elektorat, deri në pikën që tashmë e pranojnë se me votë, në kushte normaliteti politik s’fitojnë dot. Dhe kështu i janë drejtuar, pa pikën e drojes të të bërit qesharak, revolucionit.

Po vërtet: Janë idiotë apo bëjnë sikur janë? Ndoshta është vetëm e para, ndoshta e dyta, ndoshta të dyja së bashku.

Por kjo vlen dhe për vetë Ramën & Co, në rastet e  një propagande të shfrenuar për të bërë të zezën të bardhë.

Shqipëria nën qeverisjen e tyre, edhe në paste ca zhvillime apo përmisime, ndodhet sot në kohët më të vështira të saj që pas ndryshimit të sistemit, prej një korrupsioni gërryes, një reforme deri më tani të dështuar drejtësie, si dhe një shteti të padrejtë e problematik në eficencë, cytaz me të paaftë dhe palaço.

“Janë idiotë apo bëjnë vetë?”, pasi në politikën shqiptare, debati i parë duhet të jetë psikologjik, pastaj etik, dhe ç’mbetet më pas, politik./Tesheshi.com

Next Post
VIDEO/ Mustafa Nano me një këngë rap, kundër rap-it: Më rruafshi to*** e më hëngshi m***!

VIDEO/ Mustafa Nano me një këngë rap, kundër rap-it: Më rruafshi to*** e më hëngshi m***!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

September 11, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

September 11, 2026
Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

September 11, 2026
25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

September 11, 2026
Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

September 11, 2026
U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan -

U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan –

September 11, 2026
Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

September 11, 2026
Peskov: Lituania në shënjestër nëse instalon armë bërthamore -

Peskov: Lituania në shënjestër nëse instalon armë bërthamore –

September 11, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com