• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Janë bërë mbi 2 mln vaksina, vetëm 20 raste me…”/ Mjeku i jep fund dilemës: Vaksina nuk ndikon në fertilitet, s’futen te bërthama

by Java News
20/01/2022 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Epidemiologu Dritan Ulqinaku dhe Drilon Çupi, specialist i mjekësisë interne dhe urgjencës në Gjermani, në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, folën për situatën pandemike në të cilën ndodhemi. Ata u shprehën se vaksina mbetet arma e vetme për t’u mbrojtur nga format e rënda të varianteve të Covid-19.

“Vazhdon të mbetet e vetmja mundësia për të mos u hospitalizuar. Ekziston mundësia e infektimit por kur je i vaksinuar e kalon më lehtë, duke filluar nga zgjatja e shenjave, rritja e amplitudës së temperaturës dhe mundësia për t’u shtruar në spital është 90 përqind më pak se ata që nuk janë vaksinuar.”, tha Ulqinaku.

Ai shtoi se vaksinimi ka ulur rastet me komplikacione të rënda. “Komplikacionet madhore kemi rreth 6 muaj që nuk na raportohen pothuajse fare. Mund të flasim ndoshta me shifra që mund të shkojnë rreth 2 milion vaksina, nuk i kanë kaluar 20 individë që kanë pasur probleme më shumë se normaliteti i tyre. Një masë shumë e madhe janë vaksinuar, që nuk kanë kaluar probleme serioze post vaksinale.”, tha ai.

Në një lidhje me Skype nga Gjermani, Çupi sqaroi se pse vaksina nuk ndikon në fertilitet. “Vaksinat me ARN si Pfizer dhe Moderna kanë një material që aplikohet nga prodhuesit e vaksinave dhe thonë se pas 46 orëve gjithë substanca shpërbëhet. Duhet të sqarojmë se këto vaksina me bazë gjenetike nuk futen te bërthama e qelizave tona. I gjithë mekanizmi ndodh jashtë materialit dhe kjo do të thotë se nuk ka mundësi për predispozita të tjera gjenetike në të ardhmen.

Këto vaksina nuk ndikojnë në gjenetikën e njeriut sepse nuk ka lidhje fare me bërthamën aty ku është dhe materiali gjenetik. Pra, nuk ka mundësi që të ketë fertilitet apo mutacione të njerëzve në gjenetikën e njerëzve. Janë thjesht teori konspirative.”, sqaroi Çupi.

Duke iu përgjigjur pyetjes se kur do të marrë fund pandemia, Çupi tha se “në rast se nuk do të ketë një mutacion të ri ndoshta fundi i këtij viti apo fillimi i vitit tjetër infeksioni do të kthehet në një koncept endemik“. /abcnews

g.kosovari

Next Post
“Ishte i flaktë për PD-në, nuk i shahej…”/ Selmanaj: Si e vrau shteti i Berishës, biznesmenin Petrit Metohu

"Ishte i flaktë për PD-në, nuk i shahej..."/ Selmanaj: Si e vrau shteti i Berishës, biznesmenin Petrit Metohu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In