• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Janë 35 kapituj/ Hapat që duhet të ndjekë Shqipëria pas nisjes së bisedimeve me BE: Ritmi i reformave përcakton kohën e anëtarësimit

by Java News
28/07/2022 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pranimi i propozimit francez, që Maqedonia e Veriut të ndryshonte Kushtetutën e vendit për të njohur pakicën bullgare, për të ndryshuar tekstet shkollore me referenca negative për Bullgarinë, zhbllokoi njëherë e përgjithmonë veton e vendosur nga Sofja për Shkupin në rrugën drejt integrimit.

Automatikisht, ky vendim i hapi negociatat edhe Shqipërisë, bashkëudhëtare e e Maqedonisë së Veriut në këtë proces. Më 19 korrik, kryeministrat Rama e Kovaçevski morën në Bruksel dritën jeshile për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Europian.

Por cilat janë hapat e ardhshme që të dyja vendet duhet të ndërmarrin në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.

Pas Konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria pritet të nisë menjëherë negociatat e anëtarësimit, ndërsa Maqedonia e Veriut do të duhet së pari të ndryshojë kushtetutën duke përfshirë bullgarët në mesin e kombeve të tjera shtetformuese të listuara në të.

Si bëhen anëtarë kandidatët?

Faza e parë përfshin një proces rigoroz shqyrtimi të Kushtetutës, legjislacionit të vendit kandidat për të parë se sa përputhet me ligjet BE-së ose me acquis communautaire (Akui Komunoter).

I gjithë procesi i bisedimeve është i ndarë në 35 kapituj negociues, i prbërë nga 6 grupe, që mbulojnë çdo aspekt legjislativ, të cilat të gjitha individualisht mund të mbyllen vetëm me miratimin unanim të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Negociatat fillojnë dhe mbyllen me hapjen e kapitullit të ashtuquajtur shteti i së drejtës themelore, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që negociatat e disa kapitujve mund të zhvillohen njëkohësisht.

Por çfarë ndodh pasi janë mbyllur të gjithë kapitujt?

Komisioni rekomandon vendet kandidate për anëtarësim dhe secili shtet nënshkruan Traktatin e Aderimit, që specifikon një datë për anëtarësim, duke e bërë atë një “vend aderues”, traktat që duhet të ratifikohet nga të 27 vendet anëtare.

Kohëzgjatja e  anëtarësimit?

Ritmi dhe shpejtësia e reformave, përafrimi me ligjet e BE-së përcakton kohën me të cilën një vendi i kushton për t’u anëtarësuar. Progresi i vendeve kandidate, përshkruhet në raportet vjetore të Komisionit Evropian.

Çfarë pengesash të tjera mund të ngadalësojnë ritmin në progresin e procesit të anëtarësimit?

Çdo vend i BE-së mund të kundërshtojë mbylljen ose hapjen e kapitujve. Çekia, e cila tani mban Presidencën e radhës gjashtëmujore të Këshillit të BE-së, do të duhet të balancojë midis vendeve që janë pro pranimit të shpejtë të Ukrainës dhe nga ana tjetër të vendeve q kanë pritur gjatë për t’iu hapur negociatat.

Në tetor 2022, Presidenca Çeke do të organizojë një samit jozyrtar në Pragë. Në aktivitet do të marrin pjesë shtetet anëtare dhe vende të tjera evropiane, nga Islanda në Ukrainë./shqiptarja.com

Next Post
LIVE/ Koncerti festiv në Tiranë me mijëra njerëz që mbushin sheshin “Skënderbej”. Dhe ministret…!

LIVE/ Koncerti festiv në Tiranë me mijëra njerëz që mbushin sheshin “Skënderbej”. Dhe ministret...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In