Ardian Kalija, avokati i Belinda Ballukut ka kërkuar të shtyhet me 3 javë mbledhja e Këshillit të Mandateve për tu njohur më të gjitha aktet e SPAK.
Ky i fundit ka thënë se maksimumi mund të marrë 5 ditë kohë për tu njohur me aktet, por avokati thotë se janë 10 mijë faqe dosje.
PS propozon që mbledhja të shtyhet më datë 19 janar. Ndërsa PD ka kërkuar që seanca parlamentare e radhës të jetë të hënën. SPAK eshte shprehurse mbledhja duhet të zhvillohet brenda 5 ditësh.
PS dhe PD janë dakord që të shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për autorizim për arrestimin e Ballukut.
Pritet të shihet se në çfarë datë do të caktohet mbledhja e radhës, ndërkohë që SPAK ka deklaruar se edhe avokati i Ballukut mund të njihet me USB-në me provat.











