• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Janari i turpeve tona!

by Dritan Hila
21/01/2022 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Natën e 21 janarit të 11 viteve më parë Sali Berisha doli dhe deklaroi se viktimat e protestës së thirrur nga PS ishin vrarë nga brenda turmës me çadra pistoletë. Deklarata e tij u mbështet nga mjekët e spitalit ushtarak. Në ambientet e opozitës kishte rënë hija e vdekjes. E dinin shumë mirë që nuk ishte ashtu por nuk e faktonin dot. Të gjithë parashikonin një 22 mars kur do të fillonte represioni i Berishës. Gazetarët në borderonë e Berishës ndërkohë kishin filluar dhe e çonin më tej skenarin duke fajësuar opozitën për agresivitet dhe fajtore në vrasje. Situata parashihej e zymtë për demokracinë shqiptare, ndërkohë që Berisha i kishte zaptuar të gjitha institucionet shqiptare dhe pritej vetëm dhuna.

Filmimet e nxjerra nga Artan Hoxha ku dukej qartas Agim Llupo që qëllonte mbi turmë, kthen rrotën e historisë. Janë shakatë e saj si për shembull në betejën e Midwayt ku një pilot dalloi në momentet e fundit në horizont flotën japoneze që ishte e pambrojtur duke kthyer fatin e luftës me Japoninë; apo kur vrasja e Cezarit shtyu për 200 vjet luftën me partët që do të bëhej pas dy javësh; apo shpëtimi i Moskës pasi Sorge lajmëroi shefin e tij se Japonia nuk do sulmonte. Fati i Edi Ramës ndërroi brenda pesë minutash sikurse ai i Berishës u fundos po ato minuta për të mos u ringritur më dhe damkosur historinë e tij. Stomaku i shqiptarëve është i fortë dhe bluan çdo gjë, por vrasja e katër demonstruesve në bulevard ishte përtej mundësive të tyre.

Më pas e gjitha është histori. Berisha iu dha dërrmën e fundit institucionit të drejtësisë, shkatërroi PD e cila ende është në proces dekompozimi, por mbi të gjitha vrau protestën. Pas 21 janarit shqiptarët nuk kanë bërë më protesta. Shfaqjet e dhunshme të matrikullës partiake që shohim hera-herës në rrugët e qyteteve, tashmë janë nga huliganë profesionistë të atashuar pranë partive. Vrasja e protestës nuk është vetëm faji i Berishës por edhe i socialistëve. Ende nuk kemi të dënuar atë që ka dhënë urdhrin. Ministri i Brendshëm i kohës, Lulzim Basha, nuk thotë asgjë. Fshirësi i serverave është deputet i PD. Ndërkohë Berisha trimërohet duke deklaruar që do vriste edhe më shumë madje edhe shefin e opozitës. Asnjë prokuror nuk e thërret të dëshmojë. Askush nga PS nuk i bën presion prokurorisë për rihapjen e kësaj çështjeje dhe gjetjen e urdhërdhënësit. Ndërkohë pa u zbardhur 21 janari vrasjet politike do të vazhdojnë. Siç ndodhi në 25 prill në Elbasan. Korrupsioni do të vazhdojë sepse ne zgjodhëm president njeriun që u kap me zë e figurë duke vjedhur dhe etiketuar protestuesit e sapo përgjakur si kokë palarë dhe ende nuk kemi bërë mea culpa por kemi bërë sikur kemi harruar. Ndaj janari është muaji i turpeve tona.

Next Post
“A mund të jem xheloze për motrën time?”/ Iliri bisedon me Arjolën: Të kam thënë me mua deri në fund

“A mund të jem xheloze për motrën time?”/ Iliri bisedon me Arjolën: Të kam thënë me mua deri në fund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In