• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

James Comey, portreti i njeriut më të dashur dhe më të urryer në SHBA, nga shkatërrues i Clinton, te lufta ndaj Trump

by Java News
12/06/2017 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
James Comey e përsëriti ndoshta dhjetëra herë përpara senatorëve, se çështjet në të cilat ishte protagonist nuk janë demokratike apo republikane, të djathta apo të majta, konservatore apo progresiste.

Janë thjeshtë çështje amerikane, dhe Amerika është një vend i themeluar mbi ligje, jo “fraksione”, të cilët janë gogoli i madh që përshkon të gjitha dokumentet themeluese të kombit.

Këtu marrin fund qëllimet dhe nis realiteti. Nëse ka një gjë që ka demonstruar, seanca e marrjes në pyetje të enjten e kaluar, ajo është që në Uashington gjithçka është politikë, asgjë nuk bie jashtë perimetrit të instrumentalizimit dhe partitizmit, as edhe një prokuror shumë i bredhur që ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur paanshmërinë e tij.

Ish drejtori i FBI-së ka redaktuar një dëshmi që mund të shërbejë si manual i literaturës juritike, ku çdo detaj është i justifikuar dhe të shpie në një bazë ligjore, pastaj përpara senatorëve ka studiuar tonin e duhur për të qëndruar gjithmonë një hap jashtë skenës politike, por realiteti është që në Amerikën e Trumpit, nuk ka figurë më politike se ai.

Që nga fillimi i fushatës elektorale ai ka qenë shumë gjëra: shkatërruesi i Partisë Demokratike, qeni roje i serverave dhe rrjedhjeve të informacionit, zrtari i korruptuar që fundosi Hillary Clintonin, drejtori me manira protagonizmi që thërriste konferenca shtypi, për çështje me rëndësi maksimale, pa ia thënë askujt, kundërshtari me vese i Trumpit që u shkarkua “ex abrupto” dhe në fnd u klasifikua nga presidenti si “leaker”, pas një dëshmie që sipas tij, i ka ofruar një “revansh tërësor dhe të plotë”.

Logjikë e ndërlikuar: Comey është një dëshmitar i besueshëm dhe një informator ligjshkelës i gazetarëve liberalë, të gjitha këto në të njëjtin postim në Tuiter.

Pikërisht për të shmangur këto lloje reagimesh, këshilltari i tij ligjor i kërkoi stafit të Shtëpisë së Bardhë që të mbanin Trumpin sa më larg Tuiterit, në ditën e dëshmisë së OCmeyt.

Qarkullojnë anektoda që ë shkrijnë së qeshuri, me këshilltarë që mbushin agjendën e pazakontë dhe punojnë pa pushim për të eleminuar momentet “e vdekura”.

Por momenti i postimit në Tuiter, maksimumi mund të shtyhej. Comey u bë kështu një “leaker” që në fjalorin e Trumpit është edhe më keq se një “i çmendur”, e cila është mënyra se si e karakterizoi ai ish Drejtorin e FBI kur bisedonte me Sergei Lavrovin dhe delegacionin rus në Shtëpinë e Bardhë.

Ishte vetë akti i fundit i trajektores së gjatë të politizimit të James Comeyt.

Ishte ai që dekretoi fitoren e Trumpit në zgjedhje, ka thënë Hillary pa shumë dorashka. Statistikanët e Princetonit kanë pikasur “efektin Comey”, një rënie në mbështetjen për demokratët pas letrës që ai i dërgoi Kongresit në 28 tetor, ku drejtori i FBI komunikonte ekzistencën e disa e-maileve të reja të lidhura me çështjen Clinton; Nate Silver ka vërtetuar se efekti negativ mbi zgjedhësit ishte i mjaftueshëm sa për të bërë ndryshimin, mes fitores dhe humbjes.

Kur ishte ende një idhull i republikanëve, për shkak të zellit inkuizitor kundrejt Clintonit, edhe ish kolegu i tij Eric Holder, prokuror i përgjithshëm dhe njeriu hije i Obamës, përmes një editoriali në Uashington Post, e ka quajtur njeriu i mirë që njolloset me një gabim të pafalshëm.

Artikulli ishte shkruajtur me një shkëputje juridike nga njeriu që quhej “krahu i Obamës”, por edhe nga thonjëzat kullonte politikë.

Në artikullin e shkruajtur për të frenuar dëmet nëntë ditë pas zgjedhjeve, Holder pranonte se takimi i disa muajve më herët, mes Bill Clintonit dhe prokurores së përgjithshme Loreta Lynch, mund të ngjallte ndonjë dyshim (për çfarë duhej të kishin folur në pistën e aeroportit, vendi ku paguhen shpërblime rrëmbimesh dhe arrestohen keqbërës në arrati?) dhe një ditë më vonë, u zbulua që kish qenë pikërisht ajo natë, e cila kish mbetur larg faqeve të kronikës, që e kishte shtyrë Comeyn të hidhej në veprim.

Ironia më e madhe: nëse merret i mirëqenë shpjegimi i HIllary Clintonit (humba për faj të COmeyt) duhet të konkludohet se faji bie në fakt mbi Billin, protagonist i takimit që vuri në lëvizje makinën e ngjarjeve fatkeqe. Por kishte edhe më.

Tani e dimë se pasojë e atij takimi, ishte që Lynch i kish kërkuar Comeyt që t’i referohej hetimit për emailet, si një “çështje” më neutrale.

Pas Comeyt republikan erdhi Comey binjak antitrumpian, që refuzon t’i betohet për besnikëri presidentit. Konfuzioni i shkaktuar nga ndërrimi i kampit paraqitet përsosmërisht në reagimin e publikut të Stephen Colbert, komedian me prirje të qarta liberale, pas dhënies së lajmit të shkarkimit të Comeyt.

Studio shpërtheu në thirrje festimi, ndërkohë që i zoti i shtëpisë, i sikletosur, e kaloi me të qeshur:“Duhet të ketë shumë fansa të Trumpit këtë mbrëmje”.

Nuk kishte shumë fansa të Trumpit: kishte demokratë që kishin humbur fillin. Të bëhesh njeriu më politik i Uashingtonit duhet të jetë eksperienca më kurioze, për një njeri që ka bërë të pamundurën që të mos japë pika referimi.

Në vitin 1980 votoi Carterin, në vitin 1984 Reaganin, shenjë e transformimi nga “komunist, në çfarëdolloj gjëje që mund të quhet sot”.

“Nuk di as se si të përcaktohem politikisht”, thoshte disa vjet më parë, ndërsa edhe vetë Holderi thoshte se ishte e vështirë të kuptohej, në ishte republikan apo demokrat.

Zgjedhja e Bushit për ta emëruar si numrin dy të Departamentit të Drejtësisë ofronte një tregues elokuent, por ai këmbëngulte: “Nuk jam i interesuar për politikën, jam i interesuar për atë që është e drejtë”, thoshte.

Pat Fitzgerald, prokuror i një mijë betejave të politizuara, thoshte se në vend të gazetave, lexonte karikaturat. Comey lexonte Reinhold NIebuhr, jo një autor tamam për republikanët e thekur. New York Magazine e kishte përshkruar në kohën e Departamentit të Drejtësisë të të fortit John Aschroft: “Në krah të tij, Comey duket si Noam Chomsky”. / IlFoglio – Bota.al

ma.me

Next Post
Serbia i dërgoi përgjigjet e kërkuar Gjykatës për Haradinajn

Haradinaj i bindur: Formojmë qeverinë, nuk mund të mbetemi peng të askujt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

February 12, 2026
Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In