• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jamarbër Malltezi vazhdon të gënjejë pa u përgjigjur ‘Ku i gjeti paratë për të ndërtuar 17 kullat te Kompleksi Partizani’?

by Carlo Bollino
20/06/2021 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

E pranoj se nuk jam mes 248 shqiptarëve që lexojnë postimet e Jamarbër Malltezi Berishës, kështu që vetëm sot u informova se dhëndrri i doktorit këmbëngul në të vetmin zanat që vazhdon të praktikojë: shpifjen. Disa ditë më parë, ky person që mbetet i vetmi ambjentalist në botë i bërë miliarder duke ndërtuar kulla betoni, ka shkruar përsëri kundër meje. Familja Berisha prej vitesh nuk di më çfarë do të thotë e vërtetë, dhe kështu J.M.B. kopjon Saliun edhe në këtë zanat e vazhdon të gënjejë.

Ja çfarë shkruan bashkëshorti i Argitës në faqen e tij në facebook, e ripublikuar menjëherë nga media e familjes: ‘Ka 3 muaj qe kam paditur per shpifje Bolinon qe lepin Ramen dhe shpif ndaj kundershtareve te Rames per te justifikuar dhoron 5000m2 toke e 1600m2. Bolino dje ne gjykate shprehej se “kaq dinte”, se “nuk dinte me tej” se “nuk kishte pare dokumente” dhe “nese ka shpifje dhe mashtrime ato jane padashje”. Beri 3 emisione me shpifje e mashtrime dhe tani kur duhet te paraqese provat ne gjykate perdridhet me padijeni. Ejani o pisanjose te ballafaqojme provat ne gjykate”.

Përtej elegancës dhe kulturës që shpalos në tekst, ajo që shkruan jo vetëm që është totalish e gënjeshtërt, por edhe ofenduese kundrejt gjykatës që i është drejtuar. Me një nga avokatët tanë, Aranit Roshi, që ndjek televizionin në këtë proces të bukur, vendosëm të bëjmë publike deklaratën e mbrojtjes që dorëzuam në gjykatë, ku kushdo mund të lexojë rrjedhshëm se ndryshe nga çfarë  fantazon J.M.B, ne kemi rikonfirmuar të gjitha akuzat ndaj tij dhe kemi dorëzuar edhe të gjitha provat e duhura, domethënë shtatë faqe mbi më  shumë se 2000 dokumente që disponojmë. (Kliko këtu për të lexuar Deklaratën e Mbrojtjes)

Po pse vetëm shtatë faqe prova? Sepse anëtari i guximshëm i familjes Berisha, në padinë e tij, nuk ka gjetur kurajon të kundërshtojë asnjë nga akuzat kryesore të  transmetuara nga Report TV në tre emisione me nga 30 minuta secili. Nëntëdhjetë minuta investigim të  miredokumentuar që mesa duket e kanë lënë “të përdredhur” Jamarbër Malltezin dhe pa argumente avokatin e tij.

Investigimi ynë përfshinte të gjithë aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, që nga shtatori 2005, sapo erdhi në pushtet, Sali Berisha e vendos mes prioriteteve të qeverisë së tij dhe kjo, për arsyen e thjeshtë se përfituese do të ishte familja e vajzës së tij. Investigimi i Report TV që as J.M.B. nuk kundërshton, fakton se si gjithë strukturat e Shtetit, nga Kryeministria dhe departamenti “antikorrupsion”, deri në tre ministra të Mbrojtjes, nga ministri i Ekonomisë te ministri i Financave deri te Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë u përulën në shërbim të familjes Berisha për të garantuar që procesi i privatizimit në favor të ish-pronarëve të përmbyllej në mënyrën më të mirë, pavarësisht mangësisë së dokumentave. Pa hezituar të pushonin oficerë të ndershëm që guxonin të kundërshtonin procedurën e dyshimtë, si per shembull gjenerali Vladimir Qirjazi.

Mes ish-pronarëve përfitues shfaqet me një përqindje mikroskopike edhe Jamarbër Malltezi Berisha, i cili, paravërisht se është i fundit mes trashëgimtarëve të asaj pasurie të madhe, udhëheq personalisht të gjithë procedurat e privatizimit duke arritur në fund të bëhet pronar i 35% të 17 kullave të ndërtuara në ato toka. Investigimi ynë ngre pyetjet se si ka mundur J.M.B. i cili me bashkëshorten e tij Argita Berisha deklaronte në tetor 2006 se kishin vetëm 39.500 dollarë në bankë, të investojë pak muaj më vonë shumë miliona euro për realizimin e 17 kullave? Dhe si arriti nga pronar i rreth 0.5% të tokave të bëhet pronar i 35% i kompleksit të tërë? E si mundi që vetëm pak muaj më parë të garantojë me “kursimet” e tij mbi 20 milionë euro të tjera si investitor i 50% të një ndërtimi të dytë në të njëjtin kompleks, në qendër të Tiranës?

Jamarbëri jo vetëm që nuk kundërshton këtë, që është pjesa më e rëndësishme dhe më e rëndë e investigimit tonë, por nuk jep asnjë shpjegim as për origjinën e parave që e kanë lejuar të bëhet aksioner i investimit gjigand. Ndonjë mund të besojë me të vërtetë që i ka financuar me rrogën e tij si konsuletn ambjentalist? Atë që J.M.B. nuk e kupton është se ai e ka për detyrë të japë këto shpjegime si anëtar i familjes se kryeministrit që ishte në detyrë pikërisht në vitet e pasurimit të tij misterioz.

Pyetja është thelbësore: Përse, në vend që të largojë dyshimin e rëndë se ka bërë pastrim parash me kullat e ndërtuara mbi ish-Kompleksin Partizani, duke treguar publikisht origjinën e parave të tij, Jamarbër Malltezi i bën padi Report TV vëtëm mbi 5 pika krejt periferike të të gjithë skandalit, të cilat avokati ynë e ka pasur të lehtë për t’i faktuar në gjykatë me prova dhe dokumenta?.

Post Scriptum: Për të qartësuar më mirë publikun se për çfarë po flasim, edhe pse zhgënjejmë Jamarbër Malltezi Berishën që në ndryshim me atë që ai shkruan, nga investigimi ynë nuk heqim asnjë presje, në orët e ardhshme Report Tv do të ritransmetojë ciklin e plotë dedikuar aferave të familjes Berisha, tashmë “non grata” për fakte korrupsioni edhe sipas Departamentit Amerikan të Shtetit. Shikim të mbarë. 

Lexo këtu edhe investigimet për privatizimin e ‘Kompleksit Partizani’ nga ‘klani Berisha’
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

(Shqiptarja.com)

Next Post
Rëndohen faktet për tmerrin që përjetoi emigrantja shqiptare në Athinë: Ishin 2 përdhunues

Rëndohen faktet për tmerrin që përjetoi emigrantja shqiptare në Athinë: Ishin 2 përdhunues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet e ushqimeve / Po na vjedhin spekulantët, jo Vladimir Putin!

Një krizë e re? Çmimet e ushqimeve në Europë po shtrenjtohen, ja vendet ku po rriten më shumë

November 5, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

Dialogu Kosovë-Serbi në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

November 5, 2026
RENDITJA/ “Shi” golash dhe spektakël në natën e katërt të Champions! Parisi dhe Reali kryesojnë me pikë të plota, surpriza e ka emrin Como

RENDITJA/ “Shi” golash dhe spektakël në natën e katërt të Champions! Parisi dhe Reali kryesojnë me pikë të plota, surpriza e ka emrin Como

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria zgjat gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike deri në 30 qershor 2023

Raporti: Shqipëria me taksë karboni zero në BE, çmimi i energjisë arrin 142 euro/MWh

November 5, 2026
Mungoi një telefonatë “lamtumire” me Presidentin, Elon Musk largohet nga administrata Trump

Elon Musk del “piramidë”, hodhi 474 milionë dollarë për Republikanët në Teksas dhe humbi! Demokratët paralajmërojnë hetime

November 5, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Kushte atmosferike të qëndrueshme, por me temperatura të ulëta e vranësira kalimtare! Parashikimi i motit për sot

November 5, 2026
Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

November 5, 2026
JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor

Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye

November 5, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)

November 5, 2026
Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In