• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jamarbër Malltezi refuzon të deklarohet për dhunën ndaj Ballës

by Aalison Pearse Stevens
28/06/2016 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëdhëniet problematike mes deputetit socialist Taulant Balla dhe Jamarbër Malltezi, dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha janë acaruar më shumë pas ngjarjes së ndodhur në aeroportin e Romës “Leonardo Da Vinçi”. Taulant Balla denoncoi dhunën e ushtruar ndaj tij në Policinë Kufitare të Rinasit, sapo është kthyer nga shteti fqinj. Policia e dërgoi denoncimin e deputetit në Prokurorinë e Tiranës. Në kallëzimin e tij deputeti i PS-së pretendon se është goditur nga Jamarbër Malltezi dhe bashkëshortja e tij Argita Malltezi. Prokuroria e Tiranës e ka pranuar kallëzimin penal nga Policia Kufitare e Rinasit lidhur me konfliktin verbal dhe fizik të ndodhur mes Ballës dhe Malltezit. Dijeni për konfliktin e ndodhur ka dhe policia italiane.

Lidhur me motivet e ngjarjes së ndodhur në ambientet e aeroportit të Romës, Balla thotë se janë të paqarta pasi dhuna i ka ardhur pa paralajmërim. Pas kallëzimit penal të bërë nga deputeti, policia ka shoqëruar në polici edhe çiftin Malltezi. Malltezi nuk ka pranuar të japi asnjë deklaratë para uniformave blu, pasi sipas tij, policia po përdoret politikisht kundra tij. Ai ka deklaruar vetëm se ka qenë i provokuar në veprimet e tij. Për detaje të tjera lidhur me ngjarjen ai tha se do të flasë në një moment të dytë në prokurori.

Të njëjtin deklarim ka dhënë dhe bashkëshortja e tij Argita Malltezi, duke pretenduar se kanë qenë të provokuar në veprimet e tyre. Pas deklarimit Malltezi është lënë i lirë. Materialet hetimore ndaj tij i janë kaluar Prokurorisë Tiranës, ku akuzohet për “dëmtime të tjera me dashje” dhe “goditje për shkak të detyrës”, ndonëse ende nuk është klasifikuar si plagosje për shkak se ekspertët pretendojnë se gërvishtjet në fytyrën e Ballës nuk kanë elementë të plagosjes. Ishte deputeti socialist i cili bëri publike ngjarjen me anë të një postimi në profilin e tij, në Facebook.

Balla pretendon se është goditur me grusht nga Jamarbër Malltezi, dhe bashkëshortja e tij, duke i hedhur një hamburger dhe duke iu drejtuar me fjalë ofenduese. Reagimi i Pezës Lidhur me denoncimin e Taulant Ballës, për sulmin e kryer ndaj tij nga Jamarbër dhe Argita Malltezi, ka reaguar në emër të PS-së, deputeti Alfred Peza. Ai e cilësoi ngjarjen e ndodhur si një sulm politik për shkak të qëndrimeve të deputetit kundër korrupsionit dhe krimit. Ai i bëri thirrje Kuvendit të dënojë këtë akt.

“Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, dënon me ashpërsinë maksimale aktin e rëndë kriminal të Jamarbër Malltezit, anëtar i Kryesisë së PD dhe bashkëshortes së tij, Argita Berisha, ndaj deputetit Taulant Balla në Aeroportin e Romës”, tha Peza. Goditjen ndaj deputetit Balla, Peza e konsideron si një goditje ndaj të gjithë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Ndër të tjera lidhur me ngjarjen Peza deklaron, “Goditjen ndaj Taulant Ballës, ne e konsiderojmë një goditje edhe ndaj të gjithë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të ulur ritmin e reformave të thella ku jemi përfshirë, si dhe për të frenuar luftën tonë politike kundër krimit dhe kriminelëve, korrupsionit dhe të korruptuarve”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, që të angazhohen në një proces hetimor të paanshëm, për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në aeroportin e Romës. Demokratët sulmojnë Ramën Pas deklaratave të deputetit socialist Alfred, ka reaguar menjëherë edhe deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani. Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Ristani e cilësoi deklaratën e Pezës “një gjetje tipike për temperaturat 40 gradëshe për të mbrojtur veglën më të bindur të Edi Ramës, veglën më të paturp, më të neveriturën në publik, shpifësin profesionist, Taulant Ballën”. Ristani përfitoi nga ngjarja për të akuzuar dhe kryeministrin Edi Rama. Ndër të tjera ai tha “Ky kryeministër që nuk u distancua asnjëherë, as një ditë të vetme, nga Rroshi, nga Shullazi, nga Balili, nga qindra banditë të tjerë, që jo vetëm janë të tillë, por dhe e treguan me vepra, si Prenga me shokë”. Pas deklaratës së Alfred Pezës erdhi dhe reagimi i Arbër Malltezit.

Edhe pse më herët ai deklaroi se lidhur me ngjarjen do të flasë vetëm në prokurori, ai u shpreh kundër Kryemistrit Rama duke thënë “Me gojën e ushtarit të mirë Peza, Rama pranoi sot autorësinë e shpifjeve dhe gënjeshtrave që fakir-tellallët e tij shpërndajnë ne opinion”, shkruan Malltezi, duke akuzuar Ramën për këtë situatë. “Mbrojtja politike ndaj një provokatori pa shtyllë kurrizore, tregon se Rama vetë ka qenë frymëzuesi dhe porositësi i provokimit të Romës dhe i shpifjeve të Tiranës. Ai është sponsorizuesi kryesor i krimit dhe dhunës, provokimit, gënjeshtrës dhe urrejtjes. Është i fundit që mund të akuzojë dhe i pari që duhet të përgjigjet”, përfundon Malltezi. (shekulli)

ma.me

Next Post

Fier, 17-vjeçarja ikën me të dashurin, familjarët: Ndihmonani ta gjejmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com