• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jam zezak

by Edison Ypi
08/11/2023 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Ju trimat që e keni çarë historinë me shpatë në dorë, ju që i keni rezistuar turkut me qindra vjet, e keni kapur topin për grike, keni flakur në det Italinë, keni hedhur gunat përmbi tela, i keni hipur tankut zbathur dhe me granatë në dorë, ju qingjat e butë që i keni derdh plumb në gojë armiqve të egër, ju që keni bërë dhe plot e plot trimërira të tjera, po tuteni tani nga 3 mijë afrikanë jabanxhinj në hall që do rrinë nja dy muaj brenda një kampi në Lezhë.

Ju famëzinjtë që keni hedhur në erë kisha e xhamia, keni spiunuar njëritjetrin, keni folur brroçkulla komuniste nëpër mbledhje, keni aprovuar me duartrokitje të stuhishme dënime kriminale, në vend që të pendoheni e t’i luteni Zotit tu falë gjynahet, tani pini kafe, hani mish, shetisni në Internet, shkoni në plazh, bëni selfie, vrisni e prisni tjetrin për mustaqet e Çelos, ikni në Gjermani, Angli, Amerikë, as këtë herë të vetme që u erdhi rasti të bëni diçka humane nuk po e luani bythën venit.

Ju që ç’u sheh syri u vjedh dora, ju që rrogat ua fal Europa, rrugët e reja i bëni me pare nga bota, çdo të mirë materiale e importoni se vetë nuk prodhoni dot asgjë, refuzoni një kontribut minimal për ca të mjerë që vinë nga tmerri, nga lufta, nga Afrika.

Justifikimet tuaja se ikanakët e fukarallëkut me ngjyrën e lëkurës dhe tendencën për kriminalitet, do falimentojnë turizmin e veriut, do pushtojnë Kalanë e Lezhës, do ja përdhosin varrin Skënderbeut, do ndryshojnë demografinë e zonës, do ndotin Rracën, e të tjera e të tjera turpe e tmerre e çmendurira që s’i rrok rradakja e s’i nxë goja, për një mendje minimalisht normale, përveçse të pavërteta, janë të padenja, janë të neveritshme, janë të shëmtuara.

Me i pranu të gjithë ardhacakët e urisë dhe të luftrave nga Afrika në Europën e supermarketave me ushqime të ambalazhuara për qen e mace, është punë që s’bëhet. Europianët, nga Lampedusa në Oslo dhe nga Lisbona në Ankara, do bëheshin gardh, s’do lejonin asnjë.

Mos me pranu asnjë afrikan në Europë. Edhe kjo për një mijë arsye s’bëhet.

Zgjidhja, si çdo zgjidhje e negociuar, ndodhet diku mes këtyre dy skajeve.

Ku pikërisht ?

Këtë s’mund dijë çdo hajn që vjedh dhe bërtetve uluret të mbulojë vjedhjet me rrena, as çdo delirant që pjerdh në gazetë, çdo i shitur që 10 në television, çdo halabak që ngefoset në Fejsbuk, apo çdo militant që çirret në mitingje në pritje të kockës.

Këtë e dinë ata që kanë bërë shkollën, ata që kanë vizionin, guximin, vetsakrifikimin: Politikanët vizionarë, qeveritarët e ndershëm, gjeostrategët, ligjbërësit, ligjzbatuesit, për të cilët i vetmi kallauz është Ligji.

Duke dashur vetëm të merrni dhe kurrë të mos jepni, duke preferuar të mbeteni gjithmonë “shatë” e duke mos u bërë kurrë “lopatë”, me refuzimin për të pritur të arratisurit nga xhunglat që duan të shpëtojnë kokën, po gaboni.

Po ashtu si lëkurbardhët nuk janë të gjithë Njutona, Ajnshtajna, Çurçilla, edhe bohemët e Fatit më të zi se lëkura, nuk janë të gjithë Louis Armstrong-a, Martin Luther King-a, apo Michael Jackson-a, por nuk janë as skafista nga Labëria, e as trafikantë nga Tropoja.

Pse shqiptarët nuk mirpresin afrikanë ?

Sepse shqiptarët kanë një difekt të madh: Dinë të rrinë ngjeshur e njeshur, bythë më bythë me familjen, fisin, njëritjetrin, pra kanë vetëdijë komunitare primitive. Por nuk kanë vetdijë komunitare integrale, as lokale, as europiane. Prandaj ngushtohen çdo ditë në hapësirë, dhe janë çdo ditë e më pak në numur.

Para tablosë së turpshme të mungesës së mikpritjes, monitorët europjanë bëjnë prognoza dhe marrin masa për shqiptarët që kërkojnë të hyjnë në Europë duke u kërkuar europianëve hiç më pak se atë që atyre vetë u mungon, atë me të cilën janë mburrur në shekuj – Mikpritjen.

Ju që i keni çuar italisë mijëra e mijra arabë, turq, egjiptianë, kinezë, shumë prej të cilëve duke u premtuar ti çoni nga Vlora në Brindizi i çuat nga Vlora në Shëngjin dhe i mbytët në det sa e mbuluat Adriatikun me rënkime që dëgjohen ende sot, tani trembeni nga 3 mijë zeshkanë që edhe nëse janë kanibalë nuk hanë brenda fisit, ndërsa ju nuk kurseni as nënë as babë.

Kundërshton shumica ? Cila shumicë ? Ata që po të të shihnin duke ecur anës lumit në Librazhd 60 kilometra nga kufiri, të spiunonin se doje të arratiseshe në Jugosllavi ? Verdikti i kësaj shumice nuk vlen. Përpara se të dëgjoj çfarë thotë kjo shumicë e egër, preferoj të dëgjoj dhe të pranoj çfarë më këshillon zemëra e butë, të jem zezak.

Next Post
Ish presidenti në SPAK/ Dëshmia e ish-shefit të CEZ: Ismailaj u rekomandua si i besuari i Metës

Ish presidenti në SPAK/ Dëshmia e ish-shefit të CEZ: Ismailaj u rekomandua si i besuari i Metës

Comments 2

  1. Luli says:
    2 years ago

    Shkrim brilant

    Reply
  2. Vojo says:
    2 years ago

    Je i madh, miku im Edison!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIFA i jep Presidentit Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Presidentit Donald Trump Çmimin e Paqes

December 5, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Shtyrja e padisë së Ramës / Avokati Petraj: Pezullimi i Ballukut është antikushtetues

December 5, 2025
Vrasja pranë “Fan Nolit”, merret në pyetje i ati i Martin Canit: Shkolla nuk më kishte vënë në dijeni për konfliktin

Pas vrasjes së 15‑vjeçarit në Durrës, babai i Martin Canit: Rasti i tim biri nuk duhej të përsëritej

December 5, 2025
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

20 qendra për emigrantët tranzit, PD: Si projekti ‘Meloni’

December 5, 2025
Ushtria kundërshton akuzat ndaj Presidentit: Ka qenë vetëm kërkues shkencor deri në 2018

Presidenti Begaj dekreton ligjin për barazinë gjinore

December 5, 2025
Fluks i lartë automjetesh në rrugën Tiranë–Elbasan, hyrja e qytetit “paralizohet” nga trafiku i rënduar

Fluks i lartë automjetesh në rrugën Tiranë–Elbasan, hyrja e qytetit “paralizohet” nga trafiku i rënduar

December 5, 2025
Lëvizja e Salianjit / Ilirjana Kuçana: S’i kam vajtur në takime! PD s’duhet të ndahet

Lëvizja e Salianjit / Ilirjana Kuçana: S’i kam vajtur në takime! PD s’duhet të ndahet

December 5, 2025
Ultimatumi i SHBA-së për BE-në: Merrni shumicën e shpenzimeve të NATO-s deri në 2027

Ultimatumi i SHBA-së për BE-në: Merrni shumicën e shpenzimeve të NATO-s deri në 2027

December 5, 2025
Eleminimi i Edmir Bregut fut në hall vrasësit, Aldo Avdylaj lutet në zot: Ishalla kemi fat o Allah se çdo gjë është gati (DOSJA)

Lufta kundër krimit të organizuar/ SPAK nënshkruan pesë memorandume me vendet e Amerikës Latine

December 5, 2025
Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve/ Kishin vdekur që prej të Hënës, dyshimet e autoriteteve..

Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve/ Kishin vdekur që prej të Hënës, dyshimet e autoriteteve..

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In