• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jam të ha tritol”. Flet babai i Marvi Mihalit që u vra për një karikues celulari

by Java News
05/08/2017 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavllo Mihali, babai i Marvinit që u vra pabesisht me thikë nuk gjen më qetësi. Kampion atletike në kohën e tij, por sot shpirti i është vrarë, lotët i janë tharë, zëri i është terur dhe…nuk do të jetojë mes vorbullës e thashethemnajës që po ngrihet mbi djalin e tij të vetëm që nuk e ka më.

“Humba dritën e vetme të syve. Unë dhe bashkëshortja nuk kemi çfarë të bëjmë më. Por një tjetër hall më mundon”, thotë Pavllo me zërin që i dridhet në telefonin e newsbomb.al.

Eshtë i shqetësuar që të birin nuk po e lënë të qetë edhe aty ku ka shkuar tani. “Janë mediat, janë persona e njerëz dashakeqës, por që gjejnë vend në portale të ndryshme që nuk më lenë të qetë në hallin e madh që më ra…

Duan që Marvin ta fusin te grupi që shiti celularin apo karikuesin, që kishte e s’kishte lidhje me këta njerëz. Unë di ta them me gojën plotë, Marvi im nuk kishte lidhje me ata persona, as me personat që na bënë gjëmën…Nuk kishte lidhje as me celularin apo karikuesin, as nuk kishte shitur, dhe as nuk kishte blerë gjë…

Nuk dinte asgjë se ç’do të ndodhte. Një shok i tij, Armendi, e mori me vete se do të shkonin diku sa të mbaronin një punë dhe do vazhdonin bashkë…dhe aty ndodhi tragjedia” thotë në linjë telefonike për newsbomb.al, babai i Marvit, me zë të dridhur nga lotët.

“Unë nuk di ç’të them e çfarë të bëj. Jam të ha tritol tani…Çfarë kuptimi ka. Ai ishte djali ynë i vetëm. Një student i përkushtuar. Do fillonte masterin tani. Edhe Arben Malaj që na erdhi për vizitë në shtëpi na tha sesi kishte mundësi të kishte ndodhur një gjë e tillë: pse Marvin, ishte një student i jashtëzakonshëm” thotë mes lotësh Pavllo Mihali, babai i Marvinit.

Dhe ndërkaq, kërkon ndihmën e newsbomb.al, për të dhënë dëshminë e një dëshmitari okular që ishte aty, për të rrëfyer publikisht të vërtetën dhe vetëm të vërtetën e asaj që ka ndodhur, duke kërkuar nga të gjithë, ta lënë të qetë këtë familje në dhimbjen që I ka pllakosur, ta lënë të qetë edhe Marvin, aty ku po prehet, me dhimbjen që la pas te familja e tij. Pavllo kërkon më minimalen, mos të përbaltin emrin e djalit të tij. Asgjë nuk mund të ç’bëhet nga tragjedia që ka ndodhur, por edhe komentet e lajmet, të mos i shtojnë dhimbjen kësaj familje, që tashmë, veç qetësi nuk do të mund të ketë më, pasi u largua pabesisht nga kjo jetë, fëmija i tyre i vetëm. 22 vjeçari Marvi Mihali, humbi jetën afër mesnatës së 31 korrikut në një lokal pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Vrasja me thikë e të riut për një karikues telefoni, sipas versionit të Policisë, tronditi mbarë opinionin publik. Policia ka vënë në pranga agresorët që vranë të riun dhe dyshimet kryesore janë te 24 vjecari Eugen Bitraj, që ka qëlluar 22 vjeçarin. Ndërkohë bashkë me autorin e dyshuar, policia ka vënë në pranga edhe tre bashkëpunëtorët e tij, Dejvi Bitraj 19 vjeç, Marsel Alla 23 vjeç dhe Kridens Alla 19 vjeç.

Next Post
Shqipëria nis procesin e legalizimit të xhamive

Djali i vetëm u mbyt në lumë, myslimanët solidarizohen dhe i shlyejnë borxhin familjes së varfër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik

March 16, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

March 16, 2026
PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

March 16, 2026
Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

March 16, 2026
Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 16, 2026
Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

March 16, 2026
“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In