• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jam shumë e lidhur me fëmijët, por jam pishman/ Letra e djalit dhe vajzës përlot Elena Kocaqin në Se Luan Topi

by Java News
03/10/2026 19:31
Jam shumë e lidhur me fëmijët, por jam pishman”/ Letra e djalit dhe vajzës përlot Elena Kocaqin në “S’e Luan Topi
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiania dhe pedagogia Elena Kocaqi ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku zhvilloi një bisedë me moderatoren Erjona Rusin për jetën profesionale, familjen dhe dy fëmijët e saj.

Duke folur për raportin me djalin dhe vajzën, Kocaqi tregoi se ka pasur gjithmonë një lidhje të fortë me ta. Ajo tha se kujdesej për ta që kur ishin ende në bark, u fliste, u vendoste muzikë dhe i përkëdhelte.

Elena Kocaqi u shpreh se, pavarësisht afërsisë së madhe me fëmijët, ndihet e penduar që nuk ka kaluar edhe më shumë kohë me ta, pasi vitet e rritjes kalojnë shpejt.

“Jam shumë e lidhur me fëmijët, por jam pishman. Ata rriten shumë shpejt dhe shpesh mendoj se duhej t’i kisha shijuar më tepër. Kam qëndruar me ta, por do të doja të kisha pasur edhe më shumë kohë. Kur isha shtatzënë me vajzën, isha në doktoraturë dhe punoja në arkiv. Në të njëjtën kohë jepja mësim në 2-3 universitete, shkruaja libra dhe merresha me shumë angazhime të tjera”, tha ajo.

Pyetjes së Erjona Rusit se si e kishin ndryshuar fëmijët jetën e saj dhe nëse e kishin bërë më të ndjeshme, Kocaqi iu përgjigj se përgjegjësia ishte ndryshimi më i madh.

Ajo tregoi se i kishte dashur fëmijët edhe para se të bëhej nënë dhe se ishte kujdesur për fëmijët e të tjerëve. Sipas saj, djali lindi me peshë gati 5 kilogramë, ndërsa të dy fëmijët erdhën në jetë me operacion cezarian.

“Që kur ishin në bark, u flisja, bisedoja me ta, u vendosja muzikë dhe i ledhatoja. Dardani ishte shumë i fuqishëm që në lindje, si për të folur, ashtu edhe për të ecur. Ai është pika ime e dobët, sepse sot, në njëfarë mënyre, rolin që kishte babai im në shtëpi e ka Dardani. Me të diskutoj për politikën, fizikën, problemet e mia dhe Shqipërinë. Edhe vajza përfshihet në biseda, por ai është më i pjekur”, rrëfeu historiania.

E pyetur nëse kishte qenë e vështirë t’i rritte e vetme fëmijët, Elena u përgjigj se kjo kishte qenë një përvojë shumë e vështirë. Ajo theksoi se rritja e fëmijëve lidhet me formimin e së ardhmes dhe se shoqëria duhet të tregojë më shumë ndjeshmëri ndaj nënave që i rrisin ata.

“Jam një nënë që bëj karrierë dhe duhet të merrem me shumë gjëra. Kur nuk ke ndihmë, gjithçka bëhet më e vështirë. Shteti nuk më ka ndihmuar për asgjë”, tha Kocaqi.

Për të, vështirësia kryesore nuk ka qenë ajo ekonomike, por mungesa e kohës. Ajo shpjegoi se për të botuar një libër që mund t’i kushtojë 5 mijë euro, i duhet të angazhohet edhe në punë shtesë.

Ndërsa lidhur me përgjegjësinë për të përmbushur njëkohësisht rolin e nënës dhe të babait, Kocaqi tha se nuk është ndier keq dhe se në familje nuk ka vendosur një autoritet diktatorial.

“U them edhe prindërve të tjerë se ka gjëra që fëmijët do t’i bëjnë patjetër dhe këtë e dimë të gjithë. Prandaj, pse duhet të nervozohemi? Nëse do të vizatojë në mur, lëreni. Do të kalojë edhe adoleshencën. Të gjithë e kemi kaluar dhe do ta kalojnë edhe ata”, u shpreh ajo.

Pas rrëfimit të saj, Erjona Rusi i lexoi Elena Kocaqit një letër të përgatitur nga dy fëmijët e saj, Dardani dhe Helena.

“E dashur mama, duam të të themi se sa shumë të duam. Na ke rritur me shumë mund dhe nuk na ke bërë kurrë të ndiejmë se na ka munguar diçka. Ke qenë një grua burrneshë dhe nuk do të të zëvendësonim me askënd. Kujtojmë netët kur qëndroje deri vonë duke punuar me librat, ndërsa ne diskutonim për etimologjinë dhe prejardhjen e fjalëve e të emrave. Të dëgjoja me shumë vëmendje”, thuhej në letër.

“Të falënderojmë që na ke mësuar disiplinën dhe që vazhdon çdo ditë të jesh një shembull për ne dhe për të gjithë të tjerët. Na ke treguar se çfarë do të thotë të jesh një nënë vërtet e përkushtuar. Me shumë dashuri, djali dhe vajza jote”, përfundonte mesazhi, që e përloti historianen.

Lajme të ngjashme:

Next Post
Nga skandali në SHISH, protesta, te kriza e opozitës, Ben Andoni: Jemi në një periudhë dekadence cinike dhe përbuzëse

Nga skandali në SHISH, protesta, te kriza e opozitës, Ben Andoni: Jemi në një periudhë dekadence cinike dhe përbuzëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In