“Jam shtatzënë, e njeh ndonjëri babanë e fëmijës tim?”
Një vajzë franceze ka kërkuar ndihmën e përdoruesve të internetit, për të gjetur djalin me të cilin ngeli shtatzënë natën e fundit të pushimeve në Australi. Natalie Amyot është rikthyer në Mooloolaba, Australi, atje ku ajo thotë se ka kaluar një natë të bukur gjatë pushimeve dhe kërkon pikërisht djalin e kësaj aventure.
Në një video të postuar në “Youtube”, ajo thotë se pasi u kthye në shtëpi, zbuloi se ishte shtatzënë me djalin e panjohur. Vajza mesa duket nuk i di as emrin babait të fëmijës që mban në bark, pasi nuk u është përgjigjur atyre që janë ofruar ta ndihmojnë nëse u thoshte si quhej.
Ajo u kërkon përdoruesve të “Facebook”-ut ta shpërndajnë videon e saj, në mënyrë që mesazhi të ketë mundësinë të shkojë tek partneri i natës së fundit të pushimeve.