• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Jam shefi i Policisë, ta fal që ke thyer karantinën nëse…”/ Detaje si u zbulua mashtruesi që hiqej si polic

by Java News
10/04/2020 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prezantohej si shef policie dhe u bënte presion qytetarëve për t’i marrë para dhe sende, duke shfrytëzuar edhe situatën e krijuar nga virusi COVID-19, por identifikohet dhe arrestohet nga Policia.

Mësohet se 43-vjeçari, ka shfrytëzuar këtë situatë të krijuar nga koronavirusi dhe “preja” e tij ishin personat që kishin thyër karantinën. Ai ka arritur t’u marrë dy qytetarëve para dhe një celular, me argumentin se po i falte që kishin shkelur rregullat. Më konkretisht qytetarit me inicialet R. K., banues në Lapardha i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash me pretendimin se po e falte që kishte thyer karantinën.

Me të njëjtin pretendim i ka marrë një celular një tjetër qytetari i identifikuar si P.B. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale për veprat penale” Vjedhja ne anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit dhe detyrës shtetërore”.

NJOFTIMI 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit, pas informacioneve që dispononin se një shtetas prezantohej si shef policie dhe me atë të presionit iu merrte qytetarëve lekë e sende të tjera, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. H., 43 vjeç, banues në fshatin Mbrakull, Poliçan.

Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas, në zonën e Lapardhasë, duke u prezantuar si punonjës policie dhe me anë të presionit i ka marre një shumë parash shtetasit R. K., banues në Lapardha, me pretendimin se po e falte që kishte thyer karantinën.

Gjithashtu, po me anë të mashtrimit dhe presionit, i ka marrë shtetasit P. B., një aparat telefon, për ta falur që kishte thyer karantinën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale” Vjedhja ne anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit dhe detyrës shtetërore”.

g.kosovari

Next Post
Vaksina e koronavirusit/ Mjeku shqiptar në SHBA: Duhet një vit, për 2-3 muaj do testohet tek majmun

Vaksina e koronavirusit/ Mjeku shqiptar në SHBA: Duhet një vit, për 2-3 muaj do testohet tek majmun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

February 19, 2026
INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

February 19, 2026
Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

February 19, 2026
Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

February 19, 2026
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

February 19, 2026
Ngjela paralajmëron zgjedhje të reja pas 2 muajsh: Nëse fryma amerikane e Bashës…

Ish-krerët e UÇK janë sot në burgim kriminal në Hagë me kërkesë nga Serbia

February 19, 2026

Zogaj: Devijim i akuzës dhe arsyes për të cilën është ngritur Specialja, UÇK në shënjestër

February 19, 2026
Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

February 19, 2026
Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

February 19, 2026
Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In