• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jam Sali Berisha or ti… nuk zbres nga kali… dmth nga Bulevardi!

by Alba Malltezi
01/12/2022 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Sali Berisha dëshiron ta bëjë protestën e tij aty ku do ai. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk ka shtet, polici, që ja mbush mendjen, sepse ai është Sali Berisha dhe në Shqipëri, çuditërisht, ai mund të bëjë çdo gjë, përtej njerëzve, ligjit, vendit dhe kohës.

Eshtë absurde, se ka institucione, individë që kërkojnë edhe ta kënaqin, edhe t’i shkojnë pas fijes: “Po si thua? A të pëlqen Sheshi Skëndërbej? Eshtë i bukur. Është i gjerë. Është i rehatshëm”. Por ai jo, nuk “ha logjikë”, edhe pse është dita e Samitit që mbledh për herë të parë në historinë tonë të trazuar (edhe për shkak të tij) liderët më të rëndësishëm të Europës. Pra, atë ditë në Shqipëri ka miq, mysafirë dhe siç është mikpritja e shqiptarit: bën më të mirën e tij.  Të gjithë, por jo Sali Berisha dhe të tijët.

Në shqip kemi një shprehje për ata “që nuk duan të zbresin nga kali”: “Lëre se kush merret me të…” ose “Hapi rrugë…”. Në të vërtetë shumë shqiptarë, shumica, kanë kohë që nuk merren me të. Përveç ligjit dhe shtetit. Të dy e kanë për detyrë të merren me të: me kapriçot e tij dhjetëra vjeçare, me shkeljet e ligjit, me përvetësimet, me gjuhën e dhunës, me gjuhën e shpifjes, me manipulimet, me kërcënimet. Nëse ligji dhe Shteti do të merrej me të, nuk ja vlente të merreshim më as ne, që i dimë dhe i kemi ndjerë pasojat e hakmarrjes së tij dhe të njerëzve pranë tij.

Dhe tolero e tolero, hap rrugë e hap rrugë, lerë të godasë, lëre të shajë, lëre të marrë me forcë, lëre të djegë, tani kërkon të sfidojë këdo dhe kurdo: Nuk dimë nëse është për të qeshur apo për të qarë një situatë e tillë. Por në vend që të shijojmë një event të rrallë, në vend që kushdo të përqendrohet që mikpritja shqiptare të jetë në lartësinë dhe shkëlqimin më të mirë, sërish duhet të merren media e të tërë nëse Saliu do të marshojë apo jo në Bulevard, aty dhe ashtu siç dëshiron ai. Sigurisht, i pajisur, sipas zakonit edhe me shtizë.

Next Post
Motori përplas gruan në Kombinat, dërgohet me urgjencë në spital

Rrëzohet nga motori, humb jetën 45-vjeçari në Lushnje. Dyshohet se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In