• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jam Qyprilli

by Edison Ypi
28/03/2025 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Po vidhet dhe rrehet si n’harradoz.

S’ka mbet gjë pa u vjedh e pa u rrejt.

Do me vjedh diçka që nuk është vjedhur më parë nga dikush tjetër apo disa të tjerë më parë, por nuk mundesh, edhe po të paguash.

Nuk duan t’u falësh. Po tu falësh ta refuzojnë dhe të kërcënojnë. Duan vetëm të vjedhin dhe të rrejnë.

Ku ndodhet vallë një vend ku ndoshta ka mbetur diçka pa u vjedhur dhe pa u rrejtur, me vajt me verifiku nëse vjedhja përmes rrenës është fenomen lokal, ndodh vetëm në kryeqytet, apo edhe dikund tjetër në Shqipërinë tonë të dashur e të lodhur nga rrenat dhe vjedhjet ?

A mund të jetë ky vend, ta zemë, fshati Roshnik që i ka dhënë perandorisë osmane 4 vezirë dhe qindra ministra ?

Të shkojmë ta shohim në vend, diku në Berat.

Naftën dhe makinën për në Roshnik ai që s’ta jep ta vjedh. S’ka problem. Për kënaqësi estetike, intelektuale, patriotike, ja vlen.

Kodrat, vreshtat, ullishtat e Ndroqit, përmes rrenave të duhura, edhe ato me siguri do i kishin vjedh. Por meqënse s’kanë vinç me i shkul dhe karrocë me i zvarrit, i vjedhin ngadalë duke i lëpirë si akullore. Po ashtu dhe kodrat dhe fushat e Kavajës, Rrogozhinës, Dumresë, Darsisë, Myzeqesë.

Berati më i gjallë se kurrë, me kuç me maç, është zbrazur i tëri nëpër rrugë. Nuk është festë në kalendar. Kudo njerëz, kamiona, furgona karroca, me vegla pune, kazma, lopata, sharra, gëlqere, llaç e tulla. Troktjet e tyre pas pak do zëvendësohen nga piskamat e papërmbajtura habitore: What a magic town, Che bella citta, Чудесный город, dalë nga gurrmazët e lodhur të mizërisë së turistave që pas pak do kullufisin të babëzitur tavat e dhesë dhe specat e mush. Pushtuesit modernë të mirseardhur, duhet të priten sa më mirë. Tashmë që qyteti nuk mjafton, edhe në hotele e bujtina nëpër fshatra.

Rruga për Roshnik kthen më të majtë në të dalë të Beratit.

Çka të sheh syri sapo hyn në këtë rrugë është vorreza e Beratit. Sa duket, ku vdes një qytet, lind një fshat.

Më tutje s’ka vorreza. Ka kodra mahnitëse si copa hallve të përmbysura, fusha të mbjella, plantacione me pemë frutore, vreshta, ullishta, banorë lokalë që kalojnë me shata e lopata në sup, fuoristrada të ngarkuara me turlilloj produkte bujqësore ose materiale dhe vegla ndërtimi.

Mos bjer në mëkat rrugën për në Roshnik që të çon vetëm në Roshnik, ta përfytyrosh si rrugën për në Ndroq që të çon kahmos.

E pamundur t’i qëndrosh tundimit për të folur me kalimtarët anës udhës që të përgjigjen në dialekt mahnitës dhe gjestikulacion tmerrësisht interesant.

Rruga për Roshnik shkon nëpër ca kthesa të buta e të bukura nëpër kodrinat me përrocka në mes.

Bukuria si kjo këtu, bukuria që lodh, bukuria që sëmur dhe vdes, nuk është badihava, ka kosto. Këto aroma janë secila kuruese. Këto ngjyra janë ilaç për sytë. Këto cicërrima shërojnë veshët. Ky vend është i gjithi një farmaci gratis. Tek secila prej këtyre kthesave duhet ngritur nga një postbllok për me kalu me pagesë. Pesë Euro për çdo kalim është pak.

Baba Tomorrin e ka mbuluar mjegulla. Vetëm mjekra e bardhë shkëmbore i varet teposhtë deri në Roshnik e Vojnik.

Baba i shenjtë aty ka qënë e aty do jetë. Nuk mundet me e vjedh as me e rrejt kush. Veç po e shkallmojnë ngapak. Po ja rrjepin lëkurën me dinamit për me ja marrë mermerin.

Do ishte mirë këto kodra e këto kthesa të mos mbarojnë kurrë. Por Roshniku ndodhet afër. Për me e mësu ku saktësisht, nuk më lypsen navigatorë dhe GPS-ra të ftohta. Më mjaftojnë kalimtarët anës udhës. Halli se po të llafosesh me të gjithë ata, në Roshnik nuk arrin kurrë.

Fare pranë Roshnikut, ku nën qiellin vjeshtak, shiu i imët, mjegullat, ngjyrat, aromat, tingujt, nakatosen aq mahnitshëm sa mund të çmendesh, aty ndodh çudia e çudirave.

Si te Makbethi, pas një kthese në një yrt të shketë më fanepset përballë një Opel i vogël gri. Brenda në Opel një xhind. E përshëndes Xhindin me dorë.

Kam ardhur këtu për një arësye të vogël, të ulët, pothuajse të turpshme, të shoh nëse a ka mbetur gjë pa u vjedhur dhe pa u rrejtur.

Xhindi ndalon. Ul xhamin. Mua që do isha çmendur nga qefi po të gjeja këtu edhe gjurmën më të vogël historike të lavdisë së dikurshmemtë qyprillinjve, edhe vetëm një gërmë nga një mbishkrim mbi ndonjë gur varri, ky Xhind më derdh në tru, shekujt, Historinë. Pa pikë mëshire se mund të më ndali zemra ose bjerë damllaja, thotë dy fjalë:

-Jam Qyprilli.

Nga një gur varri që prisja të më dali para, ja një Qyprilli i gjallë. Pamja si nëpër ëndërra është e papërballueshme për sytë, e pa durueshme për zemrën që po përpëlitet, e papërshtatëshme për trurin që po më marramendet.

Xhindi Fitimtar Qyprilliu, kështu quhet, ballëlartë dhe sy të ndritshëm, më shoqëron në një udhëtim dantesk.

Thonë për qytetet antikë, Roma, Athina etj, janë vende ku Historia është tangible, është e prekëshme. Në Roshnik Historia është më tepër se e prekëshme, është e papërballueshme. Këtu nuk e prek ti Historinë, por të prek, të merr, të rrëmben, të degdis Historia ty. Xhindi vazhdon të rrëfejë për Vezirë, ministra, stërgjyshër. Kemi liqen. Ja atje tej Roshniku i Vogël. Kultivojmë prej shekujsh frutat më të shijshme, fikun sidomos. Këtu ku vigjëlon Babai i shenjtë me mjekërr shkëmbore, nuk vjedh as nuk rren dot. Këtu po vodhe dhe po rrejte të merr dreqi. Të zënë sëmundje të pashërueshme. Të bie mishi çik-çika. Ikim në kurbet. Por edhe vimë. Nuk kemi asnjë shtëpi dhe asnjë tokë të braktisur. Shtëpitë i kemi të gjitha të reja. Adhurues i të kaluarës së lavdishme historike të Roshnikut për të cilën edhe kishte shkruar, i bukurisë së natyrës, begatisë së tokës, më 2008 këtu erdhi Ismalil dhe Helena Kadare. Mbollën këtë ulli. Në Roshnik kanë ardhur shkencëtarë nga an’ e anës që kanë bërë matje dhe studime. Roshniku është nga vendet me klimën, cilësitë metereologjike, gjeologjike, gjeofizike, relievin, lagështinë, temperaturat, erërat, lartësinë nga deti, më të përshtatëshme për të kultivuar rrushin dhe bërë verëra nga më të mirat në botë…

Faleminderit Qyprilli. Mjaft për sot. Truri nuk më nxë më. Do vi përsëri.

Në kthim, Berati ndajnat’herë. Ethet e turizmit, Good evening, Buona sera, Привет девочка, makina karroca, vegla, llaç e tulla, të gjithë nguten te shtpia te hoteli te bujtina, te leku, dollari, euro, rubla. Secili do me ndërtu hotelin e vet. Nuk e dua Shqipërinë të përpiktë si sahati i hoxhës që punon me dekika. As si Zvicra ku trenat vijnë me sekonda. E dua pa hajnira, pa rrena, pa dallavera. Si Beratin dhe Roshnikun. Kantier, kaotik, turistik.

Next Post
Një “tirons” që komandon një luftanije amerikane! Ambasada Amerikane poston videon: Njihuni me shqiptaro-amerikanin do drejtojë USS Pearl Harbor

Një “tirons” që komandon një luftanije amerikane! Ambasada Amerikane poston videon: Njihuni me shqiptaro-amerikanin do drejtojë USS Pearl Harbor

Comments 1

  1. Lym Oto says:
    2 years ago

    Sipas një legjende të vjeter e mbetur nga dyndjet sllave të shek. VII – VIII , thuhet se një ushtar donte të shkonte tek kopështi me trenfafila, por rrugës, i zunë pritë dhe e vranë.
    Prandaj, aty ku u vra ushtari, toponimi i mbeti Vojnik. (Vojnik sllavisht ushtar)
    Ndersa kopështi me trendafila, ishte fshati Roshnik. ( Roshnik sllavisht trëndafil )

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i dyfishtë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagosen drejtuesit e mjeteve! Njëra nga makinat…

Aksident i dyfishtë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagosen drejtuesit e mjeteve! Njëra nga makinat…

November 3, 2026
Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

November 3, 2026
“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

“Trump do të ketë shumë probleme”, Shala: Amerikanët janë shumë të ndjeshëm për çështjet e sigurisë

November 3, 2026
Protestat për Arlinda Zekajn: Qytetarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrave dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës

Protestat për Arlinda Zekajn: Qytetarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrave dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës

November 3, 2026
Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

November 3, 2026
Pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin

Pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

November 3, 2026
“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

November 3, 2026
Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

November 3, 2026
Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In