• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Jam nusja e djalit të ministrit…” Si i mashtronte 30-vjeçarja personat me probleme me drejtësinë

by A R
26/03/2017 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Duke mashtruar se ishte nusja e djalit të një ish-ministri, kishte lidhje me Gjyqtarë të Krimeve të Rënda ata të lartë dhe ishte juriste e zonja 30-vjeçarja, Amarilda Leka, ka mundur të marrë 42 500 euro nga të afërmit e të arrestuarve për krime të ndryshme.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht pretencën ndaj Lekës e cila me premtimin se do t’i lironte nga burgu familjarët e të mashtruarve u kërkonte atyre shuma të ndryshme parash, të cilat ua ka marrë përgjatë vitit 2015.

Për Amarilda Lekën, të hetuar me masën e sigurisë arrest me burg Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 2.5 vite burg me akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që kryejnë funksione publike dhe akuzën e kallëzimit të rremë”.

Por si u zbulua Juristja e rremë që pretendonte se kishte ndikim tek gjyqtarët e Krimeve të Rënda dhe tek gjykatësit e Gjykatës së Lartë?

Sipas hetimeve dhe dosjes së siguruar nga Report Tv rezulton se vetë Leka ka bërë kallëzim se shtetasi Zef Gjoka e kërcënonte me jete.

Nga përgjimet e prokurorisë ka rezultuar se Gjoka nuk e kërcënonte atë por i kërkonte llogari për 24.500 eurot që ai i kish dhënë me premtimin se do ti lironte djalin nga burgu.

Ndër mesazhet e sekuestruara nga telefonin e lekës janë dhe ato me përmbajtje “S’kam taksirat të më bësh gol ti me 8 mijë euro”, mesazh ky i dërguar nga një person i mashtruar nga e reja.

Ndërsa ajo i përgjigjet “Po i marr tek një i afërmi i im, e ta mbyllim këtë punë”.

E teksa ka kuptuar që skema e saj është zbuluar ka qenë vetë Amarilda Leka e cila ka zbuluar para hetuesve dhe një tjetër mashtrim këtë herë të një taksisti shtetasit Liman Koci.

Ajo ka rrëfyer se i ka marrë atij 18 mijë euro me premtimin se do të ndërhynte në gjykatën e lartë për t’i liruar djalin.

“Jam nusja e djalit të ish ministrit dhe me gjyqtarin kam njohje pasi kemi punuar vite më parë në një tjetër gjykatë së bashku”.

Kaq ka mjaftuar që Leka t’i marrë Koçit 18 mijë euro të ndara në 6 këste dhe pse për më shumë se 4 muaj e ka gënjyer për zbardhjen e vendimit të pafajësisë dhe lirimin e të birit.

Më 15 shtator 2015 shënohet dhe episodi i fundit ku Leka merr 2000 euro duke i shpjeguar Liman Lekës se “Lart janë të pakënaqur”.

Prokuroria kërkon 2.5 vite burg
Me akuzën e ndikimit të ushtrimit të paligjshëm prokuroria ka kërkuar dënimin e Amarilda Lekës me 2.5 vite burg.

Mbi të rëndon akuza e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që kryejnë funksione publike dhe akuzën e kallëzimit të rremë”.

Ndërsa ndaj Zef Gjokës dhe Liman Koçit Prokuroria ka kërkuar me nga 18 muaj detyrim paraqitje në shërbimin e provës.

Next Post
Chelesea nuk tërhiqet, rrit ofertën në 35 mln euro për mbrojtësin e Milanit Romagnoli

Milan siguron transferimin e dy lojtarëve për sezonin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

September 17, 2026
Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

September 17, 2026
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

“Proces i pandershëm”, Ahmeti thirrje Kosovës: Organizohuni, UÇK-ja mbrojti vendin, duhen shpëtuar

September 17, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

September 17, 2026
Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

September 17, 2026
Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit!

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit!

September 17, 2026
Eksportet ngrenë kokë, nafta e nxjerrë nga fushat e Patos-Marinzës “shpëtoi” tregtinë e jashtme në mars

Shqipëria blen, por shet pak! Importet rriten në 75.6 miliardë lekë, deficiti tregtar thellohet me 17.4%

September 17, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Aktgjykimi i Hagës përballë historisë së luftës së Kosovës

September 17, 2026
Mbyllet dita e 110-të e protestës në bulevard, marshohet drejt Komisariatit nr. 1 dhe kërkohet lirimi i të shoqëruarve para Parlamentit!

Mbyllet dita e 110-të e protestës në bulevard, marshohet drejt Komisariatit nr. 1 dhe kërkohet lirimi i të shoqëruarve para Parlamentit!

September 17, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Policia e mendimit

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com