• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jam mes kryeministrave më të gjatë në botë”/ Rama flet për strehimin e afganëve: S’mund t’i kthenim shpinën, dikur ne dukeshim si alienë në brigjet e Italisë

by Java News
01/10/2021 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur për strehimin e afganëve gjatë konferencës “World Policy Conference” në Abu Dhabi. Sipas tij, Shqipëria ishte ndër vendet që ka pranuar të strehojë më shumë afganë, në krahasim me shtete të tjera më të mëdha dhe më të pasura.

Ai thotë se është për shkak të historisë dhe traditës sonë, duke kujtuar këtu dhe vitet kur shqiptarët iknin në rrugët e Europës.

Kreu i qeverisë thotë se ne dukeshim si alienë vite më parë në brigjet e Italisë apo vendeve të tjera europiane.

“Ne Shqipëria kemi përjetuar solidaritetin e REmirateve pas tërmetit të 2019. Mes një numri të lartë udhëheqësish ndërkomëbtarë, që treguan solidaritetin me vepra, një lagje krejt e re po ndërtohet për familjet. Shqipëria ka qëndruar fort në mbrojtje të afganëve në rrezik në vijim të ngjarjeve që ndodhën në Afganistan. Kam folur pak më parë, se qeveria Shqiptare mori angazhimin për të pritur deri në 4 mijë afganë. Është një numër shumë i madh në krahasim me vende më të mëdha dhe të pasura. Shumë njerëz më kanë pyetur pse.

Përgjigja ime është shumë e thjeshtë. Së pari duke bërë një gjë të tillë ne nderojmë historinë dhe traditën tonë. Një nga faqet më të mrekullueshme të historisë sonë është shpëtimi i hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. Askush, asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Ne mund të mos jemi të pasur, por kujtesa jonë nuk mund të jetë e shkurtër. Disa vite më parë ishim ne afganë. U larguam nga ferri ynë. Na u desh të kalonim detin dhe të shfaqeshim si alienë në brigjet e Italisë dhe Europës. Nëse nuk do gjenim ndihmë dhe shpresë 30 vite më parë, nuk do ishim këtu një vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE me aspiratën për t’i bashkuar unionit. Së treti e bëmë se i detyrohemi fëmijëve tanë. Nuk duhet të rriten në një mjedis që tu kthejnë kurrizin atyre që janë në nevojë” – tha Rama.

Ndërsa fjalën e tij, Rama preferoi ta nisë me një batutë duke u shprehur se është mes kryeministrave më të gjatë në botë.

Më tej, ai renditi disa prej prioriteteve globale të cilat do të mbështesë Shqipëria në vitet në vijim, duke qenë anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB.

“Të nderuar miq, siç mund ta përfytyroni jam mes kryeministrave më të gjatë në botë. Tundimi për të folur për botën është i madh, por vendi im është prej më të voglave në botë. Do përpiqem t’i rezistojë tundimit. Interesi ynë i mirëfilltë në bashkëpunimin tej kufijve po bëhet më i madh pavarësisht hezitimeve. Problemet me të cilat përballemi sot bëhen gjithmonë e më shumë. Ngrohja globale është një çështje sigurie që ndikon në paqen në tërësi. Pandemia ka marrë shumë jetë. A jemi në gjendje të merremi të vetëm në këtë murtajë, përgjijga është jo. E kemi parë edhe në raste të tjera. Në këtë kohë sfidash globale që janë kohë të sfidave të mëdha, kërkon një qasje globale.

Shqipëria beson se përtëritja e një angazhimi të thellë për të ndikuar veprimin shumëpalshe është e nevojshme. Mbështesim angazhimin e OKB-së. në krye të OSBE-së Shqiopëria dha një kontribut të madh. Këshilli Ministerial i Tiranës ra dakord për një sërë angazhimesh për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar. Shqipëria do të jetë për herë të parë në anëtarësinë e Kombeve të Bashkuara. Të vetëdijshëm për përgjegjësitë, ne do i sjellim këndvështrimin e një vendi të vogël me një politikë të jashtme konstruktive. Me një grup njerëzish të njëjtë në mendim, jemi përpjekur të prezantojmë një traktat kundër pandemisë.

Na duhet një integrim më i madh për axhendën e zhvillimit të zhvilluar. Shqipëria konsideron se arritja e këtyre objektivave është një përgjegjësi e përbashkët. Jemi në të njëjtën linjë me politikat e BE-së dhe dokumentet ndërkombëtare me vendimet për të zhvilluar sektorin energjitik. Qeveria do të miratojë planin e ri në përputhje me axhendën e komunitetit të energjisë për çkarbonizimin e sektorit të ekonomisë. Ky plan të parashikojë prodhimin e energjisë në kapacitetet e instaluara. Shqipëria pret që brenda kësaj decade të bëhet një eksportuese neto e energjisë. Nuk shmang dot pa folur për rolin si model për Emiratet e Bashkuara në paqen. Marrëveshja mes Emirateve dhe Izraelit ishte vazhdimësi pas kohërave të bllokimit duke ndërmarrë një hap të jashtëzakonshëm për t’i shtrirë dorën një armiku historik” – tha Rama./m.j

Next Post
Ngjarje e rëndë në Berat/ Vetëhelmohet një grua, humb jetën rrugës për në spital

Ngjarje e rëndë në Berat/ Vetëhelmohet një grua, humb jetën rrugës për në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Berisha: Rama drejt greminës politike, vjeshta vjen me protesta të shumta

August 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 13 Gusht 2026

August 12, 2026
Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

August 12, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

August 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Skënder Aliu, njeriu që na mëson të shohim historinë nën këmbët tona

August 12, 2026
Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

August 12, 2026
Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

August 12, 2026
Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

August 12, 2026
Eklipsi diellor mbi Tiranën/ Hëna do të mbulojë Diellin për 13 minuta, ja ora kur duhet të shikoni qiellin

Eklipsi diellor mbi Tiranën/ Hëna do të mbulojë Diellin për 13 minuta, ja ora kur duhet të shikoni qiellin

August 12, 2026
Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Përleshja në qelitë e Fierit, pezullohen nga detyra 8 punonjësit e burgut

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com